Berisha: Rama pagoi Spartak Ngjelën 5 mijë euro, për të më regjistruar mua

19 Maj 2016, 15:33Politika TEMA

Sali Berisha ka akuzuar Ramën sot në Kuvend se ka paguar 5 mijë euro Spartak Ngjelën për ta regjistruar.

“Rama e shndërroi Ngjelën në çimkë. i futi në gojë 5 mijë euro, që sa herë e kapin borxhlinjtë, i del jargë nga goja. Mua më nderoi me regjistrimin e tij. Burri që merret me regjistrimin e kundërshtarëve është një kalec ordiner”, tha Berisha.

Duke u pergjigjur per kete akuze Rama tha “harrojeni se ka shqiptarë me mend në kokë që të lidhë trafiqet e drogës dhe heronjtë e zinj të botës të narkotrafikut me mua, harrojeni. Ju vazhdoni, e nisët me kumbullat e kuqe, ecni përpara, çdo person që kapet e arrestohet konsiderojeni direkt të lidhur me mua. Kështu provoni vetëm një gjë: kur dikush të akuzon për diçka që se ke bërë e ka bërë vetë. Se mua nuk më shkonte fantazia se si mund ti futej dikujt 5 mijë euro në gojë. Ti që e thua kushedi në sa gojë e ke bërë këtë punë”.

1 komente në “Berisha: Rama pagoi Spartak Ngjelën 5 mijë euro, për të më regjistruar mua”

  1. Kujtim says:

    O bobo ky legen nuk u loth

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje