Përgjigjja ime e fundit për Fugën e të tjerët, që i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqitë, miqësitë, bindjet e deri edhe psiche-ja ime

20 Maj 2016, 12:03Kulturë TEMA

Letër gazetarit Xhevdet Shehu, në mbyllje të debatit për Akademinë e Shkencave

Nga Pëllumb Xhufi

I dashur Xhevdet,

Po të drejtohem ty me këtë letër, që mund ta konsiderosh pjesë të polemikës në të cilën jam përfshirë këto ditë me Artan Fugën, së cilës iu shtua papritur dhe Besnik Gjongecaj. Është një përgjigje e fundit, vërtet e fundit, që në mënyrë indirekte ia dërgoj, nëpërmjet teje, Fugës, aspak për ta injoruar, por thjesht për të ruajtur qetësinë e mendimit e të fjalës, në mënyrë që të respektoj në radhë të parë lexuesin, që nuk meriton shfaqjet tona herë-herë të dhunshme. Paradoksalisht, shtytjen kësaj radhe nuk e mora nga Fuga e nga aberracionet e tij fejsbukale, as nga Gjongecaj, që vazhdon betejën e tij me mullinjtë e erës edhe pse e di se nuk ia ka kush ngenë. E mora këtë shtytje nga shkrimi i Prof. Rami Memushaj i botuar po dje në gazetën “Dita”. Nëse Fuga e Gjongecaj nuk arrijnë të futen në thelbin e problemeve që unë kam shtruar për problemet e Akademisë e të kërkimit shkencor, pasi i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqitë, miqësitë, bindjet e deri edhe psiche-ja ime, dhe prandaj merren me to, le të lexojnë argumentat e qeta, të paqme e të mençura të Prof. Memushaj. I cili, veç të tjerash, nuk ka arsye të ketë ndonjë nostalgji për Akademinë e vjetër të Shkencave, pasi nuk ka qenë pjesë e sistemit të saj, nuk ka marrë pjesë as në ngritjen e as në rrënimin e saj.  Prof. Memushaj është profesor universitar, studiues i njohur i gjuhës, nga ata që kanë shkruar shumë libra, fare pak artikuj gazetash dhe asfare shigjetime tinzare fejsbuku.

Ka të drejtë Prof. Memushaj, që fare butë më bën edhe mua një kritikë miqësore për të ruajtur qetësinë e klasin. Do ta bëj këtë, por jo përpara se t’i drejtoj një frazë të vetme Besnik Gjongecajt. Kundrejt lumit të etiketimeve të tij, direkte e indirekte, që i vjell edhe në shkrimin e djeshëm, unë për të e prish gojën vetëm një herë. Për të kam vetëm një përfytyrim e vetëm një emër. Atë të një kaposhi të fryrë e të patru, sepse vetëm një specie e tillë do të guxonte të hipte e të këndonte “ecce homo” (unë jam autori!) mbi rrënojat e Akademisë së Shkencave dhe të vetë Universitetit të tij Bujqësor, të shkrumbuar nga urrejtja e barbaria e rekrutuar dhe e cytur prej, e përsëris, “sojit e sorollopit” të tij. Ky, pra, pasi e mbaroi arsenalin e sharjeve, e mbyll tiradën e djeshme, duke më kënduar një “de profundis” sikur të ishte prift i mafies siçiliane. Dhe pastaj lutet për mua (për shpirtin tim?). Është ky një mesazh? Nëse po, do t’i lutesha ndokujt që e njeh mirë të ma deshifronte.

Problemi që unë kam me Fugën, i dashur Xhevdet, nuk është personal. Kam reaguar ndaj tij vetëm dy herë. Dikur përpara 3-4 vjetëve, kur ai hodhi i pari idenë e futjes së mësimit të fesë në shkolla. Alarmi im atëhere nuk paska qenë i kotë, sepse sot shoh se kjo ide e tij, antikushtetuese dhe e rrezikshme për kohezionin social dhe sigurinë kombëtare, është bërë sot një projekt në zbatim i qeverisë Rama, ku Fuga ka degëzimet e veta.

Për herë të dytë kam reaguar ndaj tij në gushtin e vitit 2015, kur pa qenë mirë e qartë se cili ishte projekti i qeverisë për kryerjen e një reforme të re në arsimin e lartë, Fuga u hodh i pari dhe pa ndonjë argument (s’mund të kishte përderisa nuk kishte ndonjë projekt të shkruar për reformën në fjalë) duke e paragjykuar atë si një reformë “komuniste”, që do risillte praktikat “komuniste” dhe profesorët “komunistë” në universitetet tona. Shpreha mendimin tim, mbi të gjitha shpresën time, që një reformë e re ia vlente barra qeranë edhe sikur të mund të realizonte një detyrë të vetme: të gjente një mekanizëm ligjor, siç ekziston në të gjitha universitetet e botës së përparuar, për të shkulur nga kolltuqet e mbingrohura drejtuesit e universiteteve publike, përfaqësues (mendoj unë) të një klase të paditur, të politizuar e të korruptuar, të cilët prej 25 vjetësh kanë marrë peng universitetin, dijen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Përsa i përket “tiradave” me komunistë dhe me “rrezikun komunist” që rrezikoka universitetin, vetëm sa i kujtova Fugës se nuk ka arsye të trembet për një mundësi të tillë, pasi komunistët janë dejà në Universitet, është ai vetë, anëtar i dikurshëm i Partisë së Punës, bashkë me shokët e tij të salloneve universitare. E ndjeva me vend t’i kujtoj këtë pjesë të historisë së tij e të marr rolin e ekzorcistit (të atij që çliron nga xhindet), pasi e shoh që kompleksi i të qenit dikur anëtar i PPSH e shtyn të shajë e të sulmojë egërsisht si “komunist” çdonjerin që mendon ndryshe nga ai. E bëra edhe nisur nga një episod shumë domethënës, që ndodhi aty nga viti 1995 me një tjetër të kompleksuar nga e shkuara e vet, me z. Berisha. Kur në një nga takimet e tij me shtypin në Presidencë, pas shfryrjes së zakonshme kundër “komunistëve”, një gazetar i njohur, më duket z. Hamdi Jupe, e pyeti nëse ishte e vërtetë se ai kishte qenë për 25 vjet anëtar i PPSH, ish-Presidenti u hutua aq keq, sa edhe mua mu dhimbs. I shkreti, kishte harruar vërtet që kishte qenë komunist! Dhe a të kujtohet, i dashur Xhevdet, që pas këtij “incidenti” z. Berisha e moderoi për pak kohë gjuhën. E pra, me shpresën e kotë se do ndodhte e njëjta mrekulli ia kujtova edhe unë Fugës këtë segment të historisë së tij.

Përmendja e fundit nga ana e Fugës ishte në intervistën që më more ti para një jave. Për dreq (apo për shejtanllëk profesional) më pyete se si i gjykoja vërejtjet e Akademikut Fuga për Akademinë e Shkencave. T’u përgjigja se bashkohem me to, por meqë si historian jam i lidhur profesionalisht me të shkuarën, kujtova edhe faktin që Fuga ka qenë një nga arkitektët e reformës së vitit 2007, që prodhoi këtë lloj Akademie me shumë gjeneralë (një pjesë e mirë të graduar nga z. Berisha), por pa ushtarë, pra pa institutet e pa studiuesit që  realisht kryejnë punë shkencore, të cilët reforma i degdisi në periferitë e universiteteve vaj-medet të reformës berishiane. E cila, për hir të së vërtetës, nuk është vetëm e Berishës, por është edhe e PS së Ramës, që heshti si peshku kur ajo kaloi në Parlament, ashtu siç është padyshimshmërisht edhe reformë e Fugës dhe e të tjerëve. Mirëpo, Fuga është nga ata intelektualë të tipit “noli me tangere” (mos më prek), të cilët në Romën e lashtë i gjeje rëndom jo në kohën e sundimit republikan, por në epokën e “perandorëve-diell”. Dhe m’u turr, ashtu si ti e di (dhe në fakt, siç ti pak a shumë e urove, sigurisht për arsye profesionale).

Duke përfituar nga qetësia që më frymëzon pamja jote olimpike, i dashur Xhevdet, më lejo të sqaroj edhe dy çështje të tjera, duke shpresuar se nuk do e mërzis tej mase lexuesin.

Kur unë flas për Akademinë e dikurshme të Shkencave, për profesorët shqiptarë e të huaj që mblidheshin nën çatinë e saj, kur unë flas për nivelet e admirueshme të Institutit të Historisë, atij të Gjuhësisë, Arkeologjisë e Antropologjisë, të Institutit të Sizmologjisë, të Institutit të Energjisë Bërthamore, makar edhe për projeksionin ndërkombëtar të Institutit të dikurshëm Bujqësor, unë nuk dua t’i bëj elozhe regjimit të E. Hoxhës. Unë, sa më shumë njerëzisht, mundohem t’i tregoj respektin e duhur atyre shkencëtarëve, atyre profesorëve, shumica e të cilëve nuk ishin anëtarë të PPSH, të cilët na gatuan ne, mua dhe Fugën, madje Fugën pastaj mua. Sepse unë i kam kryer studimet universitare në Itali. Dhe në Itali, unë dhe shoku im Shpëtim Çuçka, madje Shpëtimi dhe unë, megjithëse vinim nga një shkollë “spartane”, rezultuam të ishim ndër studentët më të mirë. Shpëtimi i pari, pastaj edhe unë. Dhe aty, në vendin e duhur, ne patëm rastin të vlerësojmë siç e meritonte profesorin tonë të latinishtes, Pashko Gjeçin, profesorin tonë të greqishtes së vjetër, Seit Mansaku e plot e plot të tjerë, mes të cilëve kishte ndonjë komunist, por kishte edhe të burgosur politikë, siç ishte pikërisht Pashko Gjeçi. Të cilin ai regjim, që të paktën e pati një projekt edhe për albanologjinë, e nxori nga burgu për të na mësuar ne, që ishim projektuar si albanologë të ardhshëm, gjuhën latine e greke.

Mua nuk më kujtohet nëse, kur ndonjë profesor na bënte komplimente për nivelin e mirë të njohjes së gjuhëve klasike, të kem përmendur emrin e profesorëve tanë e “t’i kem ndarë meritat” me shkollën shqiptare, nga vija. Nëse këtë nuk e kam bërë, nuk do të lodhem së korrektuari këtë gabim timin, edhe në vitet e pleqërisë së thellë (nëse Gjongecaj nuk do ma ketë kënduar “de profundis” në vitet e pleqërisë së hershme). Aq më shumë, që ndërkohë kam patur përvoja e ngjarje që më kanë bërë të reflektoj. Kam marrë një mësim tronditës nga sopranoja jonë Inva Mula, në vitin 2003, kur shërbeja si Ambasador i Shqipërisë në Romë. Pas një shfaqjeje plot sukses e bujë që ajo dha në “La Scala” të Milanos (“Traviata”, në mos gaboj), e rrethuar nga gazetarët dhe e trajtuar prej tyre si një “princeshë franceze”, Inva i shtangu ata duke u thënë, jo pa nerv, se ishte shqiptare doc, dhe se suksesin e saj ia dedikonte shkollës së kantos shqiptare ku ishte formuar. Një vit më vonë një tjetër soprano e re, Ermonela Jaho, në Bienalen e Spoletos do të vetëprezantohej si produkt i shkollës shqiptare dhe po ashtu Kledi Kadiu nuk la rast pa shfrytëzuar për t’u identifikuar, me krenari, me shkollën e baletit shqiptar. Këto që them, atë kohë mund t’i kenë parë nga ekranet e televizionit italian edhe shumë shqiptarë të tjerë, në Shqipëri e në Itali.

E pra, në vështrim të këtyre shembujve domethënës, ne burrave që jemi tek të 60-tat (unë, po) nuk na ka hije, mendoj, të bëjmë “buzëhollin” e “të virgjërin”. Nuk kemi lindur me demokracinë, dhe të paktën përsa i përket arsimimit, më mirë kështu. Për të tjerat: aferim.

Së fundi, mes të tjerash, këto ditë Fuga më shigjetoi disa herë si ziliqar, si i kurdisur nga dikush, si ambicioz. Përse të jem ziliqar? Shëndetin e kam, marshalla, jo më keq se ai, flokët më rezistojnë e po ashtu dhëmbët, dhe vetullat ende i kam të zeza edhe pa i bojatisur.  Ambicioz, përse? Për t’u bërë Akademik, për t’u bërë Drejtor i Qendrës Albanologjike? Jo mor zotni, nuk janë të miat këto ndjenja. Ndaj, i dashur Xhevdet, nëse e ruan miqësinë me Fugën e nëse të ecën fjala tek ai, të lutem thuaja: unë e deklaroj se nuk dua të bëhem anëtar i Akademisë së Shkencave, edhe pse një shtesë prej 40 mijë lekësh mbi pension nuk do të më binte keq. Do bëj si do bëj, do pi një kafe më pak. Por nuk dua të bëhem anëtar i asaj Akademie, për arsye parimore, sepse ajo Akademi ku unë kam edhe ndonjë shok e mik të rrallë, nuk është akademia ime, është akademia anti-shkencë e Fugës dhe e të emëruarve të tjerë si ai. Nuk dua të bëhem, dhe nuk do të bëhem as Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, siç ka dalë ndonjë fjalë, që i ka prishur qetësinë Fugës.

Më kanë mbetur vetëm pak vite punë, dhe për ta thënë me gjuhën e “lëshuar” që përdor ndonjëherë Fuga, unë nuk jam Herkuli që në 3-4 vjet të mund të laj bajgat që ka lënë këta 25 vjet në studimet albanologjike regjimi i antishkencës, i antidijes, i antiligjit, i antishtetit. Do përfundoj punët që kam në dorë, për ta pasur ndërgjegjen e qetë përpara vetes, familjes, njerëzve që më respektojnë, institucionit ku punoj dhe përpara shtetit, që mirë a keq, më ka paguar dhe ende nuk më ka hedhur në rrugë të madhe, si shumë e shumë të tjerë.

 Miqësisht,

Tiranë, 19 maj 2016

49 komente në “Përgjigjja ime e fundit për Fugën e të tjerët, që i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqitë, miqësitë, bindjet e deri edhe psiche-ja ime”

  1. katarakti says:

    Une nuk mund te gjej fjale per te krahasuar nivelin e arsimit dhe shkences te regjimit te meparshem me kete te sotmin. Per mua te gjitha diplomat qe jane dhene pas vitit 1990 duhet te konsiderohen te pavlefshme. Siç u kthye shteti shqiptar ne nje gje pa vlere keto vite, keshtu ka ngjare ne te gjitha fushat e jetes. Shqiperia e sotme eshte Shqiperia e droges, korrupsionit, hajdutllikut, grabitjes, zvetenimit, shkaterrimit, rrenimit dhe plot te keqijave te tjera. Nje Shqiperi te cilin e marrin perpara dhe e pushtojne me nje “skuader gjuetaresh”!. Dikur kishim diktature te eger, por kishim shtet per te qene, sot kemi shkardhatokracine qe e ka bere çdo gje si veten e saj. Xhufi kot qe merret me plehrat. Aq me shume me komuniste, ish – komuniste dhe bij komunistesh qe na jane konvertuar ne demonkrate te qametit. Figurat me te medha te kultures, artit, shkences, arsimit dhe mjeksise u projektuan dhe u formuan gjate asaj epoke. Sot u formuan biznesmenet bandite te tipit te Taçit, Balilit dhe kompani qe i kerkon e gjithe Europa… per t’i arrestuar. Prandaj o Pellumb leri Sorrat te krakarisin. Mos e ul veten duke u marre me to.

    1. mirel says:

      Mire e ke ti, po Ramiut i eshte mbushur mendja se Fuga eshte akademik i shquar dhe ka vendosur tja zbatoje propozimin per futjen e fese ne shkolla. E shikoni sa mire rezonon Akademia e sotme me qeverine? Kam parasush me qeverite e sotme. Propozimi i bere ne kohen e Berishes gjen vend dhe perkrahje ne qeverine e Rames. Si te gjitha planet dhe projektet e Berishes: qe nga koncesionet, hidrocentralet, paktet antishqiptare mbi detin dhe lumenjte, te cilat Ramuti po i kalon ne heshtje dhe po i zbaton pa shume zhurme e buje. Mishi te piqet dhe helli te mos digjet . xhepat plot qeveria dhe drurin popullit. Pellumbi te kete kujdes mos i troket ndonje tatimor per intervisten e fundit, se te permendesh Ramiun perkrah Fuges eshte ceshtje parimore per qeverine. Duket qe eshte direkt zgjatuese e qeveruse se Berishes sesa qeveria e zgjedhur nga populli per te ndryshuar rrugen kriminale te Berishes. Edi Rama me shkencetare si Fuga e Ahmetaj jane plotesisht ne rrugen dhe traditen e Berishes.

    2. Zoti XHUFI ,kot lodhesh me injorantet.
      Leri te bejne….qef…sepse ata nuk kane as baze as themel jane thjeshte majmuna !
      Ti ke qene ,je dhe do te mbetesh nji artitekt i historise shqiptare.

    3. Tarifuqi says:

      Pedhumbo, per nga emri je Laraske; per nga fytyra je kurd a taxhikas, per nga krushqite je mysybet, pyet tet tet; per nga miqesite, je mes spiunesh, per nga psichet, je…e di vete ti. Nga Saliu, shkove te Meta, nga Meta shkove te Rama, nga Rama shkove te Kreshua I Aleances Kuq e Zi, je bere me keq se Taku I Kicos. Hahahaha.

  2. Udhiri mbi gerrnete says:

    E imagjinoj nje ze te brendshem te Z.Fuga qe thote: “Pellumbi nuk ma drejtuar letren mua direkt sepse me ka frike”

    1. s says:

      me dy fjale; perderisa nuk ka shtet , nuk ka si te kete akademi. me thoni nje fushe ku behet shkence ne kete vend te dale durash. nuk jam ketu per te bere tifozin e njerit apo tjetrit. te sistemit qe lam pas e te ketij qe as sistem nuk eshte. po nuk ka te krahasuar more njerez plejada e profesoreve dhe akademikeve te para 90es, me kete ushtri sahanlepiresish qe te shohin sikur duan te te hane te gjalle. ketu debati eshte shterp. eshte i tille per arsyen e thjeshte se garojne dy gjera, njera reale, dhe tjetra abstrakte. per derisa nuk ka shkence , per çfare debaton fuga apo ky tjetri gjongecaj. xhufi eshte prezantuar shume racional dhe bindes ne argumentet qe ngre. keta te tjeret bejne duel me mullinjte e eres.

  3. labi 2 says:

    A doni me äkademik’ Fuga,ju jane verbuar syte mor te shkrete apo jeni lodhur nga “kerkimet shkencore”-pjella te regjimit te saliserbit

    1. sali serbi says:

      Bukur, por mbaje shenjestren gjithmon ne objektivin- “Saliserbi”.
      Ky duhet te ngelet perjete emri i vertete i ketij shejtanbudallai qe na ka uzurpuar politiken neve, femijeve te perkedhelur te baballareve heronj.Qofsh mire!

  4. hamdi says:

    Je boss profesor.

    1. abc. says:

      Jo ore, njerzit e Rekrutuar te nje politike Neo Otomaniste, si Xhufka nuk e meritojne kur titullin PROFESOR. Me thoni nje koment te vetem te Xhufkes per nderhirjet Neo Otomaniste ne deformimin e Historise dhe ne Investimet e Turqis ne Islamizimin e Shqiperise…. Jo as edhe nje here. Por vetem sa degjohet nje Pordhe Greke, direkt hidhet perpjete. Historiani ose Doktor …. Patriot nuk ka, ka vetem Historian, Doktor, Shkencetar ….. dhe vetem kaq pa prapashtesa.

  5. Zefi says:

    Mos, o Xhuf, humb kohen me ata, qe vlerat i moren o nga eterit, o nga shpineuljet. Njerezit kane vlersuar me kohe se kush eshte kush!

  6. petrit sula says:

    Jeni patriot dhe akedemik Shqiptar. Jo si akedimiket qe vuri ne rresht Saliu duke ju marr firmat(legenat). Mos e ndot veten me keta pseudo akademik pa dinjitet te cilet i sherbejne kujdo.

    1. abc. says:

      Jo ore Sulejman…., njerzit e Rekrutuar te nje politike Neo Otomaniste, si Xhufka nuk e meritojne kur titullin PROFESOR. Me thoni nje koment te vetem te Xhufkes per nderhirjet Neo Otomaniste ne deformimin e Historise dhe ne Investimet e Turqis ne Islamizimin e Shqiperise…. Jo as edhe nje here. Por vetem sa degjohet nje Pordhe Greke, direkt hidhet perpjete. Historiani ose Doktor …. Patriot nuk ka, ka vetem Historian, Doktor, Shkencetar ….. dhe vetem kaq pa prapashtesa.

  7. dy parallelet says:

    ligji per arsimin e larte, mesa kam ndjekur fuga e kritikoji per mbeshtetje te universiteteve jopublike, dhe lenie ne harrese te U.shteterrore.
    dhe te behet llogaria e ngarkeses akademike, te shtohen pedagoget, dhe te mos japin mesim sa andej kendej, ne jopublike,
    duke lene mesimin pa bere ne publikun qe u be 26 vjet, pa u akredituar………

  8. Omega says:

    Tamam nje pergjigje AKADEMIKE!
    Por kujt ia thua se:Ca SHARLATANEVE qe Shqiperine e konsiderojnhe LOPE per ta MJELE dhe A RSIMIN DHE SHKENCEN si nocione dikur ne enderr te degjuara prej tyre!
    Fuga qe ne fytyre duket si karrocier,ndersa GjonGecaj gjithcka e lidh me KOKEN e tij te madhe,sa te Berishes duke kujtuuar se te gjithe KOKE MEDHENJTE jane BURRA SHTETI!
    Haaaaaaa!!
    Edhe gomari im, koken e ka me te madhe se une,por….!!

  9. Lira says:

    Vade retro satana !
    Rrofsh prof Pellumbi

  10. ela says:

    I dashur zoti Pellumb,ndaj te njejtin opinin me ju dhe vertet mendoj se shqiperia paska akoma intelektual dhe njerez te shkelqyer si ju
    respekte

  11. Ali Pasha says:

    Ti mund te jesh c’do gje, edhe shit po deshe por nje historia kurr jo. Ti je nje qelbesire qe nuk po ben gje tjeter veçse po çorjenton gjeneraten e e re per historine e kombit shqiptar. Nje gje eshte e sigurt; qe Enver Hoxhen se ngjall do me. Zoti ta shofte faren tende te keqe.

    1. Loni says:

      “Ali Pasha”, mos e ke fjalen per doktoraturen e Fuges, te cilen do ta kishte zili edhe “Mjaft”-i?
      Partite shkojne e vijne, o njeri, por Shqiperia mbetet. dhe qe te rroje Shqiperia duhen gur themeli si Pellumb Xhufi e jo lodra plasitike kineze si gjysma e akademise se tanishme te shkencave.

    2. VANDALET E PD-se says:

      A E SHIKONI SE DERI KU ARRIN KAFSHLLEKU I DISA SHQIPFOLESVE ? ! KY FARE ” ALI PASHA” , MENDOJ SE DUHET MARRE PER ETALON
      INJORANCE DHE ANTISHQIPTARIZMI ! TE KETA ELEMENTE GJEJNE MBESHTETJE “SHKENCETARET” FUGAJ , GJONGECAJ ETJ .

    3. arbereshi says:

      Ali Pashe Tepelena e dime more mik se kush ishte kurse ali pasha KOQJA sapo ja lexuam nje budallallik prej province ketu pak me lart

  12. beduini shqiptar says:

    sa bukur qe paska shkru.
    paskan mbet akoma njerz me karakter ne shqipni e nder shqiptare.
    ky esht nje lajm i mir.
    paska ala njers t mir,se na kishin hik shpresat qe do gjenim ndonjeher ndonje shqiptar te mir.
    por ky shkrim dhe autori i tij na japin shpres.
    sadoqe esht vetem nje oaz ne shkretetir

  13. TRAPI says:

    TI JE NJE NGA KELYSHET E ENVERIT,,,MER DJALE I BLLOKUT

  14. Klimax says:

    Kur nuk je Herkul qe nuk mund te pastrosh as bajgat e 25 viteve te fundit te studimeve albanolgjike ne Shqiperi, atehere perse kerkon te mohosh zbulimet dhe arsyetimet filozofike te historianeve, arkeologeve, gjuhetareve, etj te tremije viteve te fundit?
    Mos valle je UFO?

    1. Illyrians says:

      Mos u mundo kot o grekqir, historia juaj eshte e vertete aq sa mund te jete reale pizza kineze.. E keni çdo gje te vjedhur dhe te kopjuar..

  15. Illyrians says:

    Deklarata e z.Xhufi eshte edhe nje pergjigje per grekqirat, qe e konsiderojne komunist, por qe realisht dihet ku e kane hallin. Kurse sa per keta Fugrat me shoke, eshte e ktoe te shprehesh, ne Albanistan nuk ka me Akademi, por ka vetem llum..

  16. DDT says:

    Bajgat jane shume me te hershme, regjimi enverist, pjelle e te cilit eshte si Fuga, si Berisha e si Xhufi, e izoloi shkencen shqiptare nga bota. Mjaft te mendosh se per 45 vite u be shkence me parimet e m-l dhe te enverizmit. Ne sot vuajme idiotesite e atij regjimi qe na la pushtëri, injorance e xhambazë si Fuga e Gjongecaj.
    Xhufke, mungon autokritika, bëje e pastaj flasëm prape.

  17. Lefter says:

    Pergjigje dinjitoze te nje njeriu me vlera te medha njerezore dhe me formim te thelle dijenish te materializuara e sistemuara ne trurin e tij qe eshte vlere e madhe per kombin shqiptar.Shikoni vleresimin qe japin njerezit me perjashtim nja dy qe nuk i kane ne rregull antenat.Ne kete debat midis kater personave me spaleta profesori por me formim te diferencuar spikat dukshem Pellumb Xhufi dhe Rami Memushaj ndersa ne nivele te ulta njerezore e shkencore qendrojne vendosmerisht dhe nuk e leshojne ate pozicion sa te jene ne kete bote jane Fuga dhe Gjonngecaj. Fuga dhe Gjonngecaj e shkaterruan Akademin e shkencave dhe zhduken te gjithe Insitutete shkencore ne te gjithe anet e shqiperise me porosi e nendrejtimin e Sali Berishes.Prandaj historia i ka rregjistruar keta arkitekt antishkence ne shqiperi. Fuga dhe Gjongecaj bertasin me te madhe per antikomunizem me shume se te vuajturit e vertete dhe kjo ndodh pasi ata kane qene komuniste ose jane prej familjeve komuniste dhe per kete thenia e Havelit eshte lapidare. Shqiptaret ane e mban e me tej e njohin Pellumb Xhufin si shkencetare e atdhetar me studimet e tij prej dekadash per njohjen e shqiperise dhe mbrojtjen e saj. Edhe ne keto debate dy kunder dyve spikasin dukshem mendimet e shprehura nga Xhufi dhe Memushaj ndersa dyshja tjeter e verbuar nga partia, Fuga dhe Gjonngecaj stonojne me mendimet e tyre te varfera, inatcore e shpifse. Pellumb Xhufi vleresohet e do vleresohet edhe kur te mos jete sepse jeton ne shekuj vepra e tij shkencore.Fuga dhe Gjongecaj vetem ne kete debat i njohem dhe do harrohen.Keta dy te fundit duhet te shohin e reflektojne se te gjithe opinionet e dhena ne te gjitha gazetat mbi 90% jane ne favor te Pellumb Xhufit.

  18. Akilis says:

    Zoti Pellumb (Peristeri)do flasish gjuhen (gllosen)e bukur (buatiful)”shqipe” apo jo?
    Cfare jane keto fjale te huaja si:
    Emri im -my nombre spanjisht
    fytyra ime -my face italisht
    Origjina ime -my origine anglisht
    Krushqite e mia -turqisht
    Mendja ime -my mind Anglisht
    Miqesite e mia -mea amici italisht
    Psiqia ime -shpirti im ose my spirit?
    Ky este identity tuaj more pellumbi djali I Muhametit per 500 vjet (vita) dhe nipi I Vasilit per 1000 vjet Bizant Greke?

    1. mirel says:

      Ja dhe akademia e Aqilit. Te thenat e Athenes nuk kuptohen dot nga greqiret e Janulles.

  19. Kola says:

    E kam ndjekur kete debat te neveritur te ketyre hale shkencetareve te familjes dhe te Vicidolit, por kurrsesi te Shqiperise. Profesor Xhufi vazhdo perkushtimin tend ne sherbim te kombit dhe leri mjeranet qe kane vendosur ti nxjerrin themelin ketij kombi. Urdheri i tyre financohet nga njerez te fuqishem, kurse yti, nga zemra te fuqishme, ndaj mos e ul veten ne kallepin e funderrinave qe flene e zgjohen mbi diplomat qe u ka dhene Nishani.

  20. Na bashkoj kenga popullore says:

    Mund te them per zotin XHUFI se eshte nder te paktet Intelektual,historian te vertet qe na kan mbetur,gjithsesi eshte gabim tu pergjigjesh batakçive dhe per kete shprehet vet zoti xhufi

  21. Ai says:

    Mbi te vetequajturit Akademike Shqiptare
    Kame lexuar shume (ne anglisht) c’thone te huajt per prejardhjen tone.
    Ne asnje artikull, liber apo ndonje material tjeter nuk thuhet se shqiptaret e kane prejardhjen nga pellazeget e me vone nga iliret sic pretendohet nga gjoja akademiket tane. Vetem nje studjues austriak reth 1840 premend se shqiptaret kane prejardhje ilire, por me tej thuhet se ai eshte kundershtuar nga studjues te me vonshem.
    Pyetja lind: Ku jane materialet, artikujt apo librat te botuara ne bote nga akademiket tane (qe zihen me neri tjetrin) ku te argumentojne se ne kemi prejardhje pellazge apo ilire. Apo mburren duke shkruar ne shqip shgarravina per ti quajtur akademike. Nejese sja vlen te merresh me gjoja akademike si Xhufi, Fuga etj qe meren me njeri tjetrin duke u cilsuar vete akademike dhe jo me prejardhjen e shqiptareve.

    1. ————————————-==============—————————-
      AI ————- !
      PO PATE LEXUAR AQ SHUME TI DHE NUK KE GJETUR SHKRIME TE AKADEMIVE TE HUAJA NE ANGLISHT ,ku thuhet se [NE] shqiptaret E KEMI origjinen nga PELLAZGO-ILIRET ,PO TE JAP UNE NJI link NGA NJI STUDIUES I.T,A.L.I.A.N , dhe vere mire ne cervel !
      uroj te kuptohemi dhe te kuptosh ate qe shkruhet !

      https://www.youtube.com/watch?v=0kQTbRqaMJY

    2. Arber says:

      Kete te vertete po e shikoj fare qarte tani qe jetoj ne SHBA: Shqiperia 2.5 milione banore qe jetojne faktikisht ne vend dhe ka 5000 Akademike, Prof. e Dok. Shkencash, por nuk ka asnje botim ne boten e jashtme qe te vertetoje me dokumente prejardhjen Pellazgo-Ilire-Shqiptare te banoreve te sotem te Shqiperise, te cilet trashegojne gjak grek, roman, tuton, gale, sllave, turq selxhuke, iraniane, italiane, gjermane, ruse, bullgare etj. I vetmi botim ne frengjisht i Mateo Aref (alias Arif Mati) nuk ka asnje dokument, por vetem fantazi dhe orkester. Shqiptaret e sotem po hane njeri-tjetrin, sepse ju vlon gjaku i perzjere bashke me huqet e genjeshtrave, hajnive, krimeve ne familje, perdhunimeve te shemtuara dhe gjithe veset e botes qe i ka derdhur se plehra ne Shqiperi. Akademike e Prof. me libra pa asnje tipat shkencor po kacafyten si mizat ne qyp. Doktoraturat ne Shqiperi jane bere si diploma te Shkollave te Mesme qe nuk i njeh askush ne bote, pervec Ministrise se Financave te Shqiperise qe paguan aforfe njerez injorante qe s’e kane iden e shkences. Hiqini more titujt dhe shperblimet per gradat dhe jepni para per veprat ne gjuhet e medha te botes!

  22. titi says:

    NJE “TE LUMTE” TE MADHE PROF. XHUFIT, ME DINJITET, INTEGRITET, PROFESIONALIZEM TE THELLE. EDHE NJE HERE “TE LUMTE”

  23. Muzhaka says:

    Shqiperia ka nevoje per intelektual te tille.Por nuk do ju mbeshtesja kurre, qe ju te dorhiqeni perpara ketyre intelektualve laramaneve .

  24. Treviso says:

    Zoti Xhufi, te pershendes per punen dhe ndihmen qe i ke dhene atdheut. Kur arrijme ne ti kuptojme problemet madhore qe kane mberthyer akademine e shkencave, universitetet, shkollat, Ju qe keni punuar dhe vazhdoni te punoni, e imagjinoj veshtirsite qe po kalon. Mafja shqiptare i kangulur rrenjet ne çdo sektor te jetes. Shqiperia ka 25 vjet qe eshte mberthyer prej fyti, nga mafja. E kuptoj sa e veshtire eshte te punosh mes mafjes dhe te komandohesh prej tyre, dhe pse nuk je pjese e saje, ne radhe te pare je i detyruar se do mbashe familjen dhe e dyta ke menduar dhe vazhdon te mendosh per shtetin dhe per shqiptaret e ndershem. Ke rezistuar 25 vjet duke luftuar me mafjen dhe tani po te afrohet ndima e SHBA-se dhe e Europes, prandaj te keshilloj te mos mposhtesh nga komunistat mafjoze. Problemet e vendit nuk do zhduken per shume vite. Pse?
    Shqiperia ka 25 vjet qe nuk ka nxjerrur kuadro, per ta çuar vendin perpara. Shqiptaret e studjuar jashte shtetit nuk pranojne te kthehen per te punuar ne atdhe, jo qenuk duan, por e kane shume te veshtire te punojne me nenpunsit injorante, qe kane studjuar pas 90 ne universitetet e vendit. Niveli i universitetet te sotme ne Shqiperi nuk krahasohen as me nivelin e shkollat te mesme te regjimit.

  25. shaqo says:

    Profesor te pergezoj, shpesh me rrenqethej mishte duke ju lexuar ju dhe duke meduar qe me durim gjete kohe perseri per t’u marre me bastardet e shkences. Diference dhe klas i larte intelektual e shkencor, por mbi te gjitha kulturor ne kete pergjigje perfundimtare.
    Nuk e di cfare kane shkruar ata, fugat e gjonkecat, duhet te kesh durimin e g… qe te lexosh ndonje rresht te tyre, se e di cfare mund te thone te paditurit, por u shtanga nga klasi i gjuhes suaj te perdorur, nga kultura e mbi te gjitha, durimi qe keni treguar per t’iu pergjigjur ketyre bastardeve, qe s’i lidh gje me shkencen, por kane lidhje me injorancen, por sidoqofte, le te mesojne dhe ata dicka nga ju.

  26. Petrit says:

    Respekte per profesor Xhufin,akademik me vlera te medha….

  27. lemi says:

    …kto “akademiket” zihen me njoni tretrin per shkence mendoni ju…ju rren menja, kto zihen me njoni tjetrin se bojn hile kur lujn tavell…jam i sigurte qe nuk e besoni se lujn tavell gjith diten, nonjihere i kap koha ene jashte orarit te punes…akademia me “akademiket” jane mos per gjynof!!!

  28. Emigranti says:

    Zoti Pellumb, kini qene dhe mbeteni nje nder korifejt e studimeve istorografike, jo me fjale, pore me vepra. Mose u mer me Fuget, Gecet e kecet. Mire bere qe ju pergjigje nje llapaqeni si Fuga e GJongecaj, apo GJonmarkaj, se jane bere si teneqe e prishur, qe sua vare askush. Ethoni edhe vete Ju, pore miqesisht te porosise , injoroi fare, mose u mere me plera te ketilla. SHendet dhe pune te bare.

  29. Nga Toronto says:

    o shqiptare : po perse perhere duhet qe gjerat te perfundojne me nje humbes e nje fitues..e mjere humbesi po ra ne gojen tuaj….
    po qe te dy jane njerz intelktuale. punet e tyure ata i dine vete, sh respekte per artan fugen dh epellumb xhufin. kemi kenaqesi kur diskutojne. kaq. pak me paqe o ooo milet.

  30. B. Temali says:

    Profesor P. Xhufi, sec mu kujtua nje shprehje e te madhit Faik Konica, ne nje debat me nje person, (emri i te cilit nuk me kujtohet)….kur i thoshte nuk po vazhdoj me debatin me ju se po te bej te famshem nga qe nuk te njeh njeri ne Shqiperi. Une figure me te shquar se Faik Konica ne Shqiperi nuk di, kam mendimin qe ju e meritoni t’ju krahasoj me te, besoj se e ke per nder. Ata qe keni shkruar ne shtyp dhe keni folur ne mediat vizive jane aq te sakta, sa jo sot por asnjehere nuk ka njeri qe t’i levize. Ju jeni tamam intelektual i vertete qe edhe kur u moret me diplomaci apo politike patet kurajon te largoheni vete me ndershmeri, sepse njeriu gjen veten dhe eshte i zoti aty ku jep me shume. Njerez si ju vendi i ka te pakte vendi, prandaj duhet te respektohen gjithmone.

  31. Dibrani says:

    Kush nuk e ka ditur se kush eshte Profesor Pellumb Xhufi , nuk ka faj , pasi ai nuk ri pas bytheve te politikaneve pa identitet dhe pa vlera kombetare si disa te sojit Fuga e Gjongecaj. Profesorit i lumte pena dhe eshte mire te mos e ndyj ate me bojen e ketyre te pa bojeve. I uroj nje pleqeri te mbare dhe te bollshme ne shkrime per historine . E kam zili se si i analizon ngjarjet historike dhe ne frymen kombetare. Por sa do qe eshte munduar demin qe ka shkaktuar ne historiografi Sali Berisha duhen shume pellumba dhe shume vite per ta riparuar per te mos thene qe eshte i pariparueshem. Agjenturen Serbe kam filluar ta kem “zili” se sa mire ka punuar qe shume para viteve 90 per pergatitjen e agjenteve te saj dhe ngritjen e tyre deri ne majat e politikes Shqiptare. Por problemi qendron tek drejtesi jone qe nuk vepron per ti futur brenda keto sharlatane dhe keqedashes te atdheut te tyre. por do te vije koha qe historia ka per ti denuar. Profesor Pellumbit i lutem qe ne nje shkrim te analizoj figurat e 1. Ahmet Zogut, 2 Hasan Prishtines, 3. Bajram Curit, 4. Avni Rustemit, 5.Luigj Gurakuqit nese te gjithe keto figura duhet te kene titujt heroj e ti njohim si figura qe kene dhene per Atdheun apo duhen ndare.

  32. luzi says:

    Zoti Xhufi ,ta theme nje gje ,te zotin e sulmojne nga gjelozia,injorantin e perkedhelin.Mos u deshproni vazhdoni keshtu,vetem perpara

  33. Ajka says:

    P Xhufi meriton te behet PRESIDENT I REPUBLIKES (se kemi 4 vjet pa president ) ka ikur Jari ne drejtim te paditur

  34. arbr says:

    Koken te hane te gjithe funderinat, shajn te dhjeret te permjerret. Te gjitha akademiket e djeshem dhe te sotem, te cilet jane pjese e saj flasin dhe akuzojne per “pengmarrje”…Po cilet jane ata qe mbajne “peng” akademin tone, akademine e nje kombi!!??. Sigurisht, vetevetja e tyre qe plot “dinjitet” mburren sikur i kane dhene te pamunduren Historise sone, qe shekuj me rradhe ndodhet ne erresire te plote nga pseudoshkenca e huaj, dhe vazhdon ende te mbahet peng nga nje grup tradhetaresh pseudoakademiker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje