Strukturat e Drejtorise Vendore te Policisë Tiranë dhe Drejtorise se Policise Shtetit, kane sekuestruar gjatë një operacioni të koduar “Moglica” një arsenal të vërtetë armësh të rënda dhe municionesh si dhe kane arrestuar në flagrancë 2 autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Shtetasit e arrestuar janë:
– Adil Ismet Mersinllari, 42 vjeç, lindur e banues ne Korce
– Bledar Bardhyl Muçollari, vjec 32 lindur dhe banues në Korce
Aksioni i Policisë së Tiranes dhe konkretisht i Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve, është kryer në bashkëpunim te ngushte me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe në përfundim të një hetimi disamujor, është arritur të dokumentohet permes teknikave speciale veprimtaria kriminale e shtetasve Adil Mersinllari dhe Bledar Muçollari, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë të rënda, lëndë plasëse dhe municione luftarake.
Gjate ketij operacioni eshte ushtruar kontroll ne 24 banesa te dyshuarish dhe jane shoqeruar ne drejtorite respektive Tirane dhe Korce mbi 16 persona.
Vazhdojne hetimet per persona te tjere te dyshuar ,lidhje te subjekteve te arrestuar qe mund te jene te implikuar ne kete veprimtari kriminale.
Gjithashtu se bashku me prokurorine e Tiranes po hetohet menyra e gjetjes dhe destinacioni final per kete sasi armatimi te sekuestruar.
Provat materiale të sekuestruara gjatë operacionit janë:
– 1 automjet tip Opel Omega me targa KO 6690 B.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe i municioneve“, “Trafikim i armëve dhe i municioneve” të parashikuar nga neni 278 dhe 278/a i Kodit Penal.
mizat e ndjejne eren e mutit qysh se largu, keta adil ismet mersinet, duket parandjejne destabilitet ne shqiperi ose edhe nese nuk nuhasin gje po punojne ne kete drejtim, perndryshe per cfare mutin iu duhen armet e renda….
Jane armet qe Saliu armatosi maskarajte demokrat kunder populit.
Nuk eshte e vertete, trafiqet ndodhin vetem ne veri.
Maksi origjinal thote dhe per islamiket,dhe per dreq
Maksi origjinal thote dhe per islamiket,dhe per dreq
Nje lajm tipik per injorant informator dhe super injorant gazetare.
Pervec inventarit te armatimit dhe dy emrave te arrestuar asgje tjeter nuk kuptohet ne te.
Ku u gjeten armet?
Ne pergjegjesin e kujt ishin?
Ku eshte lidhja me narkotrafikun?
etj. Etj.
Hajde biri nenes cte te qaj me pare !!!!!