DEKRIMINALIZIMI/ Verifikimi mund të nxjerrë të "palarat" e pushtetarëve

21 Maj 2016, 13:52Politika TEMA

Pas publikimit të emrave të përfshirë në hetime apo procese gjyqësore, Top Channel kontaktoi me të dy bashkëdrejtuesit e komisionit që hartuan ligjin për dekriminalizimin.

Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, duke iu referuar publikimit të listës nga TCH tha: “Nuk më zuri syri gjë. Por nuk përjashtohet mundësia e fshehjes”.

Me këtë përgjigje të zotit Bylykbashi, duket se në këtë fazë të parë, atë të vetëdeklarimit, ligji nuk prek asnjë zyrtar apo politikan. Ndërsa Taulant Balla i Partisë Socialiste, duke iu referuar po të njëjtës listë të publikuar nga TCH, u shpreh se ky është vetëm fillimi.

“Kjo është vetëm faza e parë e procesit, e cila ka të bëjë me vetëdeklarimin. Tani fillon pjesa më e rëndësishme që është faza e verifikimit, e cila në çdo rast që është e mundur duhet të synojë realizimin në një kohë të mjaftueshme verifikimin e plotë e të gjithanshëm të të dhënave dhe nxjerrjen në kohë të përfundimeve të verifikimit, në funksion të largimit nga funksioni publik i personave që hyjnë nën juridiksionin e ligjit”, deklaroi Balla.

Publikimi i formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve subjekt të ligjit për dekriminalizmin nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duket se sapo ka nisur fazën e re të akuzave mes palëve. Të parët ishin kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Basha me komentet në rrjetet sociale.

3 komente në “DEKRIMINALIZIMI/ Verifikimi mund të nxjerrë të “palarat” e pushtetarëve”

  1. Prudentino says:

    Verifikoni Qazim Sejdinin qe ka disa hetime per kotrabande me agjensine e tij doganore Ujori. Eshte hetuar ai personalisht.

  2. gjykatesi says:

    Pse nuk i kane dekleruar krimet Sali Berisha e Lulzim Basha?Ku mbeten te vraret dhe te karbonizuaret e Gerdecit?Ku mbeten 4 te vraret te pafajshem me 21 Janar ne Bulevard?Ku mbeten qinra e mijera te tjere qe u vrane per pushtetin e Salihut?A ka ironi dhe nenqmim me te madh per shqiptaret se sa gallata e kriminelit me te madh shqiptar per gjoja luften per dekriminalizim?Nuk hane bare shqiptaret dhe tani po e kuptojne se tere zhurma e ulurima eshte per te penguar reformen,per te penguar berjen e shtetit dhe drejtesise s cila do gjykoje dhe denoje kriminelet e vertete.Shembja e kalase se korrupcionit dhe krimit ne radhet e drejtesise do te mundesoje dekriminalizimin e vertete.Nuk duhet lejuar ne asnje menyre qe killeri serial i politikes shqiptare te dale para drejtesise se Perendise pa e kryer njehere borgjin para drejtesise se Shqiperise.

  3. Elbasanlliu says:

    Po eshte e shume e skate Qazim Sejdini Hajdut
    Me chizme dhe spiun me kohen e Enverit
    Duket qe eshte SKUTH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje