“Të gjithë zyrtarët që kanë qenë të paktën një herë në burg, të ndaluar apo arrestuar, e të cilëve iu ka dalë emri nga procesi i vetdeklarimit, se kanë patur një precedent penal, duhet të lënë mandatin apo funksionin publik”.
Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë një interviste dhënë për gazetarin Aleksandër Furxhi, në emisionin Kapital në Vizion Plus. Manjani ka pranuar se është surprizuar nga numri i lartë i personave që kanë patur probleme me drejtësinë.
“Sigurisht që kjo i jep një kredo parlamentit të Shqipërisë, po të doni edhe opozitës shqiptare, pas insistimit që bëri, nuk është ndonjë gjë këtu për tu fshehur. Ne me sa duket e paskemi pasur të nevojshme dicka të tillë. Ta bëjnë që t’i japim mundësi ligjit të dekriminalizimit, që të funksiononte një herë të vetme, pas kësaj, ashtu sic duhet”– është shprehur Manjani.
Ministri i Drejtësisë i ka mëshuar gjatë gjithë kohës respektimit të të gjitha institucioneve të drejtësisë, pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet këto institucione. I pyetur mbi të ashtuquajturin skandal të përgjimeve, Ylli Manjani theksoi se gjithçka duhet lënë në dorë të Prokurorisë.
“Cdo deklarim, pavarësisht se mund të ketë edhe elementë të së vërtetës brenda, që mund të vijë nga policia, deputetë, qoftë edhe deklarimet e mia po të doni, duhen marrë me rezervë. Ajo që pritet dhe që ka rëndësi, është cfarë konkluzioni do japë prokuroria e shtetit”- ka qenë komenti i ministrit të Drejtësisë.
Për Manjanin, sado problematike të jenë prokuroria apo gjykatat, janë ato që do të japin vendim edhe për këtë cështje.
“Sado e dobët të jetë prokuroria shqiptare, sado e dobët të jetë gjykata shqiptare, janë ata që do thonë fjalën e fundit. Dhe ajo fjalë ka shumë rëndësi. Ka shumë më shumë rëndësi se të gjitha deklaratat politike të marra së bashku për të gjitha cështjet që ngrihen”– theksoi Ministri.
Gjatë opinionit që ka dhënë për konfliktin në distancë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani, kreu i dikasterit të drejtësisë, bëri thirrje për ulje të tendencës për protagonizëm.
“Antagonizmi vjen nga dëshira për protagonizëm, e shoqëruar edhe me elementë populizmi. Pra po shtohet në vokabularin politik elementi i populizmit, me fjalë që njerëzit kanë qejf të dëgjojnë. Në fakt, pas këtyre fjalëve, mbulohet e vërteta”- ka qenë komenti i ministrit të Drejtësisë. Nënkryetari i LSI-së u shpreh optimist për reformën në drejtësi, pavarësisht shtesave të deklaruara nga opozita. Sipas tij, reforma e votuar në parim, do të mitratohet shpejt edhe nen për nen.
He de ,kur?
Po Berisha qe eshte hetuar per trazirat e vitit 1997, i ka shkruar keto. Zoti Ngjela e ka hetuar.
O yllo
Ri o bure rehat cte kruhet se ta solli rama bushin ta beri minister deejtesie.
Z.majani
Nqs do dalesh ne mbrotje te badges se dredjtesis, apo per me keq tu japesh kurajo dhe te vlersosh vendimet e tyre , sidomos tani we kan pales frike , eshte njesoi ti varieshe ujkut mulcit ne qafe.
Ne po lengoim nga vendimet misterjoze, ti thus se duhet te respektuar Banda e gjyqetarve. Je be vete app shock over minister per Tu beer pale me banded
Po Saliu qe eshte arrestuar ne Kukes kur ishte kryeminister Ilir Meta, eshte e shkruar ne deklaracion, zoti minister?! Ka rendesi ajo qe do jap prokuroria apo gjykata apo ajo qe eshte e verteta zoti minister. Psh : cila eshte e verteta e 14 shtatorit, Gerdecit, Trebickes, 21 Janarit ajo qe kane dhene prokuroria dhe gjykatat?! KJo nje çudi per ju, zoti minister.
ore ca eshte ky budallik, kush ka qene i ndaluar. mua kane shoqeruar nja 5 here per verifikim dhe nje here me ndaluan per kundershtim te forcave te rendit, asnje here i denuar.
ca do te thote kjo qe sme lejohet te votohem nga populli im sipas teje manjan sepse disa polica tropojane a tepelenas qe sdine te bejne 2+2 me kane ndaluar mua???
Z. Manjani! Boss-i juaj Meta duhet ta lere mandatin! I pari! Ish ministrat dhe ministrat e tanishem te LSI! Mjaft me mediokritetin tuaj dhe servilizmin!
Beri hatane ky njeri!Dridhen politikanet kur e degjojne sidomos Meta shefi i tij.
O ylli i LSisi -se, si do ti behet puna e kryetarit kur te deglaroje bllokun me 700 mije Euro? Apo seshte problem, se e zevendeson ti?