Mesazhi i SHBA: Investitorët e huaj janë larguar sepse në Shqipëri nuk ka drejtësi. Dy kompani amerikane do investonin 250 mln $, por u larguan

23 Maj 2016, 16:10Ekonomia TEMA

Zëvendësambasadori amerikan tregoi raste konkrete, sesi dy kompani amerikane vendosën të largoheshin nga Shqipëria, kur u përballën me vendime gjyqësore të padrejta.

Bashkë me shembujt konkretë ishte edhe llogaria konkrete.

“Vitin e kaluar ne kemi biseduar me disa kompani që do të investonin 250 milionë dollarë, por këto kompani vendosën të investojnë tjetërkund, për shkak të frikës se nuk do të kishin një gjykim të drejtë në gjykatat shqiptare”, tha David Muniz.

Që situata të marrë fund, investitorët e huaj bashkë me përfaqësitë diplomatike mbështetën pa rezerva Refomën në Drejtësi.

Por, kur reforma është në kapitullin e fundit të saj, kur deri tani nuk është bërë asnjë votim i neneve dhe kur Partia Demokratike ka draftin e saj, që kërkon thjeshtësimin e arkitekturës së sistemit, amerikanët kanë një mesazh për të dhënë.

“Parlamenti është në kohën e duhur për ta miratuar refomën.

Nëse ka negociata që duhen zhvilluar në mënyrë që drafti përfundimtar të votohet, është shumë vonë që të bëhen ndryshime thelbësore për pjesë të rëndësishme të reformës.

Le të ecim përpara dhe t’i japim fund. Nuk ka më kohë për vonesa dhe argumente të pafundme”, tha David Muniz.

Ambasadorët kanë nisur të përdorin edhe skenarin, se ata e dinë kush është kundër reformës.

“Ka grupe dhe individë që nuk e duan këtë reformë. Dhe ne e dimë këtë. Ne dimë arsyet dhe frikën e tyre. Ata përpiqen dhe do të përpiqen deri në fund ta shtyjnë reformën, ta ndryshojnë dhe ta pamundësojnë atë. Por nuk ka më kohë për të luajtur kukafshehtas”, tha Romana Vlahutin.

Deri tani, askush nuk thotë asnjë emër, por mesa duket, po u jepet ende kohë negociatave për një draft konsensual.

Deklaratat:

Silvio Pedrazzi, president i Shoqatës së Investitorëve të huaj: Për mjedisin e biznesit jemi të paqartë se çfarë po ndodh. Në rast se reforma miratohet para verës, për Shqipërinë çelen negociatat për në Bashkimin Europian. Ne do të shikojme se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë.  Çdo ditë anëtarët e shoqatës së investitorëve të huaj përballen me vendime të sistemit të drejtësisë që janë befasuese për ne dhe kështu nuk mund të vazhdohet. Eshtë thelbësore për ne. Zbatimi korrekt i ligjit është shumë i rëndësishëm për investimet e huaja të reja që mund të vijnë dhe për të mbajtur ato që janë aktualisht.

David Muniz, zv.ambasador i SHBA: Investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur. Ka shumë kërkesa për të investuar në Shqiperi, por nuk mund te zhbllokohen pa sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, problem jane detyrimet e borxheve. Kompanitë amerikane kane bllokuar planet për investime, për shkak të zvarritjeve gjyqësore. Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime sepse nuk kanë siguri, ka edhe investitorë me përvoja të këqija. Edhe pronat janë probleme, me mbivendosjen e titujve të pronësisë

Romana Vlahutin: Qeveria ka marrë reforma per energjine dhe informalitetin, por reforma në drejtësi është kyçe. Kjo do të thotë se është një reformë e thellë dhe e plotë si kristali. Drafti është parë me kujdes dhe është miratuar nga Komisioni i Venecias.

Bashkimi Europian dhe  SHBA janë me ju. Natyrisht ka grupe dhe individë që nuk duan të bëhet kjo reformë, ne i dimë dhe arsyet. Ata  po dëmtojne vendin e tyre, teksa përpiqen ta shtyjnë dhe ta deformojnë reformën. Shqipëria ka vuajtur shumë dhe mjaft, tashmë ne dëshirojme që ju të dilni me sukses. Nuk ka më kohë të luani kukamfshehti. E ardhmja e vendit është më e rëndësishme se ata individë të zhytur në korrupsion. Presim Kuvendin para qershorit.

10 komente në “Mesazhi i SHBA: Investitorët e huaj janë larguar sepse në Shqipëri nuk ka drejtësi. Dy kompani amerikane do investonin 250 mln $, por u larguan”

  1. enter"" says:

    Ueeeeeeeeeeeeee mos. Po si ka mundesi? Po a nuk ishte Shqiperia vendi I burrit te shtetit qe ju e dashuroni kaq shume? Si u larguat ju nga vendi I nje burri shteti????? HE???????????????????????

    YYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYY palace….yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy hipokrita

    1. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

      Ja ka fut kot plaku….Ne jemi krenar si Shqiptkare.Te gjithe mesojne nga ne….a I kini pa pallatet me ngjyrat e ylberit! Apo si ka rilindur Shqipnija e Edscobarames.

  2. spata says:

    Te kene kaq frike amerikanet nga Saliu kete nuk e kishja degjuar ndonje here .

  3. Zigur Qarri says:

    Pas nenit 25 Berisha merr nën kontroll komisionin e reformës në drejtësi, dyshime se mund të shitej nga Basha dhe Halimi,
    5 anëtarët të besuarit e tij .
    Sali Berisha merr në dorë reformën në drejtësi. Tentativat e Lulzim Bashës për të amnistuar veten dhe shitur ish-kryeministrin, kanë bërë që ky i fundit të humbasë besimin te kreu demokrat. Për këtë arsye ditët e fundit është treguar qartë se reforma në drejtësi është tashmë në duart e Berishës. Lëvizja e parë ishte largimi i Eduard Halimit. Edhe pse u tha se ai u largua për arsye shëndetësore, dyshimet e Berishës kanë qenë se Halimi ishte pjesë e grupit të Bashës dhe mund të votonte reformën në drejtësi, ku ai mund të bëhej kurban. Pas zbulimit të planit të Bashës me nenin 25 për të shpëtuar veten dhe shitur Berishën, ky i fundit u vu në lëvizje. Kurrsesi Berisha nuk mund të lejonte një gjë të tillë dhe dyshimet e tij për futjen e këtij neni kanë qenë te Basha dhe te Halimi. Për këtë arsye Berisha vendosi që të fusë në komision një njeri të besuar të tijin, siç është Keltis Kruja. Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi, i cili në PD u soll nga Berisha u bë nënkryetar i komisionit. Fillimisht u tha se do jetë Jorida Tabaku anëtarja më e re e komisionit, por duket se Berisha ka pasur frikë se ajo mund të ishte pranë Bashës dhe për këtë arsye vendosi Keltis Krujën, që është pas tij, duke e lënë Tabakun si anëtare zëvendësuese. Ky ishte vetëm hapi i parë i tij. Sapo ndodhi kjo erdhën dhe ndryshimet. PD doli me një kush tjetër sa i takon këtij proces. Ai ishte reforma zgjedhore. Si për ironi kjo gjë u kërkua nga njerëzit pranë Berishës në mbledhje grupi dhe nuk vonoi shumë dhe u vendos si kusht. Një tjetër tregues se Berisha ka marrë në dorë reformën në drejtësi është drafti paralel i demokratëve. Basha ra dakord që gjithçka të bëhej sipas udhëzimeve të ndërkombëtarëve, por ditët e fundit PD doli me një draft të sajin, duke kërkuar rishikim të të gjitha pikave. Edhe kjo gjë u kërkua në mbledhjen e grupit të PD pak ditë më parë nga njerëzit pranë Berishës. Ish-kryeministri pati frikë se mund të shitej nga Lulzim Bash e për këtë arsye tani ka nisur të veprojë, duke e spostuar kreun demokrat. Të pestë anëtarët e komisionit janë njerëzit e tij: Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Kletis Kruja dhe Fatmir Mediu. Fakti që Berisha ka marrë në dorë procesin tregon dhe arsyen e ngecjes së tij.
    Largimi i Bashës
    Neni 25 i draftit përçau Bashën dhe Berishën. Në këtë nen amnistoheshin të gjithë ish-ministrat e qeverisë demokrate, por nuk ndodhte kështu me Berishën. Në këtë mënyrë pati dyshime se Basha kishte rënë dakord me ndërkombëtarët për të amnistuar veten nga hetimet për korrupsion dhe shiste Berishën. Ky ishte veprimi i gabuar i Bashës gjë që solli dhe vënien në lëvizje të Sali Berishës. Ish-kryeministri e kuptoi se Basha mund ta tradhtonte për të shpëtuar veten e për këtë arsye tani ka nisur të gjitha tratativat për bllokimin e reformës. Faktin që komisionin e ka në dorë Berisha e tregojnë fare qartë dhe takimet e tij të ditëve të fundit. Ambasadorët kanë shkuar shpesh në zyrën e tij për ta bindur që reforma të kalojë. Por duket e ky proces do të jetë shumë i largët, kjo për faktin se PD nuk lëshon pe nëse nuk rishikohet drafti nga e para. Nga ana tjetër PS nuk e pranon një gjë të tillë, duke deklaruar se u ra dakord që të dëgjohej zëri i EURALIUS dhe OPDATA dhe nuk mund të ketë tani ndryshime. Duket se pas gjithçkaje fshihet dora e Sali Berishës. Nga ana tjetër Berisha e ka larguar tërësisht Bashën nga ky proces. Kreu demokrat ditët e fundit është parë vetëm në takime qytetarët në rrethe, duke treguar qartë distancimin. Kliti Topalli

  4. adi says:

    a do ngelet njeri me ne bote pa tallur trapin me kete vend????????
    rilindja thote se nuk ka profesioniste
    ketyre qe ju hapet barku per ne e per reformen ne drejtesi.
    po ca eshte reforma ne drejtesi ?????
    kush do ta beje???
    kush do ta votoje???
    a kane lexuar shqiptaret qofte edhe nje nen te vetem ???? kryeministri nuk e kishte lexuar se e tha me goje te vete dhe nuk ka nevoje ta interpretoje njeri.
    ca nenkupton reforma ne drejtesi qe do ndrohen ligjet se nuk i kemi te mira????
    a nuk i kemi bere te gjitha ligjet sic na i kane lene ne tavoline “partneret”euro amerikane????
    apo do ndrohen njerezit qe japin drejtesi????
    ku do i gjejne nga do i sjellin????
    apo do jene te njejtit thjesht do ndrojne kariget?????
    ca do behet me vendimet e pa drejta te gjyqesorit deri me sot??????
    ca eshte reforma ne drejtesi ufo qe do zgjidhi gjithe problemet?????
    ne shqiperi ka vetem 1 problem gjigant dhe te vetem!!!!!
    njerezia eshte dele dhe kaq e trashe sa jo 1 po 1000 reforma ne drejtesi te behen
    njerezia do e haje me shije reforme ne drejtesi sapunin per djathe
    bile kur do e kuptoje qe ja kane futur perfundimisht po edhe me te kthyer do i dhembi aq shume sa do preferoje me mire ta mbaje mren !!!!!!
    nese do njeri te ndroje ndonje gje ne kete vend duhet te ndroje ligjin zgjedhor qe te iki gjithe klasa mashtruse politike.
    po tek e fundit pse ta ndrojne kujt i plasi per shqiptaret kur ata nuk duan veten!!!!

  5. ermal says:

    NUK DUAN KTO RILINDASIT HAJDUTET QE PO SHKERDHEJNE KET VEND ATO SE DUAN REFORMEN

  6. Manjak says:

    Korrigjim : thuhet $250 bla bla. Vihet perpara shenja e $

  7. hikmet says:

    nuk do shum mend me gjet kush jan te interesuarit e zvarritjes se liggjit. 2 te paret ja rama e berisha me pas meta e mepas , pra gjithe politica

  8. Edvin Balili says:

    Te vetemet investime te amerikaneve ne shqiperi ishin Rruga e kombit ku e futen shqiperine ne nje borxh gjigand dhe vete fituan 3 miliard dollar ,si dhe rrjepja e asaj pak nafte qe kemi me ane te firmave gjasme kanadeze apo te ishujve Cajman ,kjo eshte amerika qe shikoj une.

  9. anonim says:

    Amani,mos harroni ti jepni demshperblimin 40 milion lek te reja Fullanit se i ka ikur oreksi….e ka thene edhe psikoqirja….!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje