Ministria e Energjisë është duke punuar mbi disa ndryshime ligjore që synojnë kufizimin apo heqjen e të drejtës së transferimit të licencave konçesionare ku, apo aksioneve, te të tretë, nisur nga arsyetimi për çështje të sigurisë kombëtare.
“TemA TV” raporton sot se ndryshimet rregullojnë të drejtën e shtetit shqiptar për të ndërhyrë kur “për shkaqe të sigurisë kombëtare mund të mos e miratojë një kalim licence koncesionare”. Kjo nismë pason aktin e kalimit të liçencës së “Bankers Petroleum” drejt një kompanie kineze nëpërmjet blerjes në bursë, apo blerjes së drejtpërdrejtë.
Deri më sot shteti shqiptar ka dhënë licenca që janë kritikuar për privilegjet që u japin kompanive, por ky ndryshim mund të sjellë pasoja pasi kufizon të drejtat e kontraktorit për të vepruar i lirë në bursë apo në tregun ndërkombëtar. Nisma po ashtu pasqyron faktin se ndryshimi i kontraktorit në shfrytëzimin e fushës së Marinzës, ka krijuar shqetësime.
Shume e drejte. Kina nuk duhet te jete prezente ne shqiperi. Kanadezet amerikanet dhe europianet duhet te jene fokusi yne dhe jo kinezet komuniste. Eshte e pamundur per ne te negocijojme me kinezet ne te ardhmen ndersa kanadezet jane me liberale dhe shqiperia mund te perfitoje me teper. Bravo rilindja.
Bravo. China out!!! Usa in!!!
Te ndalohet ardhja e kinezeve ne shqiperi.
Dmth kompanite me te medha ne bote te cilat jane te listuara neper burast boterore i bie qe te mos investojne dot ne Shqiperi… O gazetar debil dhe injorant…