Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për katërmujorin e parë të vitit 2016. Ministria thotë se të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT) për 4 mujorin e vitit 2016 u realizuan në vlerën 113.8 miliardë lekë, që do të thotë 14.4 miliardë lekë më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar ose 14.53% dhe 3.1 miliardë lekë ose 2.81% më shumë se plani.
Të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 1.7 miliardë lekë ose 5.16% më shumë se 4 mujori i vitit 2015 dhe me një performancë 1.66% mbi planin e periudhës.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 11.9 miliardë lekë ose 12.92% më shumë se një vit më parë dhe 9.66% më shumë se plani. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së cigares së importuar me 189 ton ose +31.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, periudhë në të cilën ndikoi edhe krijimi i stokut në avancë nga kompanitë importuese për shkak të rritjes së akcizës.
Të ardhurat nga renta minerare janë realizuar në vlerën 749 milionë lekë, në reflektim të drejtpëdrejtë të efekteve të rënies drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar. Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, rezultoi se megjithëse sasia e eksportit të naftës bruto u rrit me 131 mijë ton ose +62%, të ardhurat nga renta u ulën me 108 milionë lekë. Në 4 mujorin e vitit 2015 arkëtohej 3.31 lekë/kg, ndërsa në 4 mujorin e vitit 2016 arkëtohet 1.72 lekë/kg.
Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 28.9 miliardë lekë, me një kontribut në të ardhura prej 5.24% më shumë se 4 mujori i vitit 2015 dhe një realizim i planit në masën 99.22%. Ky rezultat është arritur megjithë uljen e çmimit të karburanteve dhe rënien kursit të këmbimit të USD.
Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 11.5 miliardë lekë, 22.27% më shumë se 4 mujori i vitit 2015, dhe një realizim i planit të periudhës në masën 98.22%. Ky rezultat i TVSH-së neto vjen pas zbritjes së rimbursimit të kryer në këtë periudhë me rreth 2,6 miliardë lekë (niveli më i lartë në 6 vitet e fundit).
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 12.8 miliard lekë ose 24.67% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 28.41% më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve. Faktorë të tjerë përmendim fazen e dyte të planit të veprimit kundër informalitetit të orientuar drejt kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe në vazhdimesine e proceseve. Thjeshtëzimi i procedurave të deklarimit dhe instalimi i një komunikimi permanent me operatoret e biznesit po gjeneron permformance më të lartë.
Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar 10.5 miliard lekë, çka do të thotë se kontributi i këtij zëri në të ardhura është 22.63% më shumë se 4 mujori i vitit 2015 dhe 0.62% më shumë se plani i periudhës. Edhe zëri “Taksat Kombëtare” paraqitet me një performancë pozitive duke realizuar 9.9 miliardë lekë, 22.75% më shumë se 4 mujori i vitit 2015, dhe një realizim i planit në masën 99.23%.
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga DPT janë realizuar në vlerën 25.5 miliardë lekë, 14.88% më shumë se 4 mujori i vitit 2015 dhe 2.94% më shumë se plani i periudhës.
Praaa, shoke te partise plani eshte tejkaluar por nuk duhet te ulim kokat. Duhet te vendosim taksa te tjera, ta rrjepim popullin sepse partia dhe xhepi jane mbi Shqiperine. Tani vini taksa per cdo rruge, qe tjua q… nenen deri ne fund shqiptareve!!!
Bravo!!
Nje po, nje jo, nje ndoshta vazhdojne ta japin faturen tatimore. …… keshtu qe mos u mburrni shume me planin se asgje skeni bere ……informaliteti vazhdon te jete mullar