Në mbledhjen e radhës, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE ka miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me ofrimin e katër skemave të reja për shlyerjen e deb bizneset debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Në një konferencë për mediat, drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE, Albana Ferraj, u shpreh se bazuar në propozimet e OSHEE, ky këshill vendosi të shtyjë afatin e ripagesës së detyrimeve duke filluar nga një minimum 24-muajsh në maksimum prej 144 muajsh me synimin krijimin e kushteve të përballueshmërisë së ripagimit të kësteve dhe faturës së furnizimit mujor.
Më poshtë 4 skemat e miratuara për bizneset debitore me totalin e pagesave të pashlyera:
i. Deri 100 mije – 24 muaj
ii. 100,001- 500,000 – 84 muaj
iii. 500,001-1,000,000- 120 muaj
iv. Mbi 1 milion Lek – 144 muaj – (objekt i punes se ekipit pilot produkti 6 )
b. Aplikimin e skemave motivuese per klientin kundrejt reduktimit të kamatës përgjate performimit të mirë të AKM duke propozuar nje reduktim të AKM prej maksimalisht 30% përgjatë jetës së AKM.
OSHEE ka nje zgjidhje: te zeroje detyrimet. Te zeroje detyrimet sepse eshte vete fajtore qe nuk ka vjele te ardhurat ne kohen e duhur, por nepermjet korrupsionit nuk ka bere vjeljen e detyrimit, dhe korrupsioni ka qene qe nga drejtori e deri te faturistat e korruptuar qe e sollen kete anarshi.Pra ne thelb kete situate e kane sjelle vete punonjesit e shtetit dhe kete nuk ka pse ta paguajne qytetaret.Vendos ligjin qe detyrimet e faturave elektrike mund te kerkohen psh deri ne dy muaj dhe mbas kesaj date po nuk u be pagesa te prishet kontrata dhe jo ti lesh qytetaret deri ne falimentim e ne pamundesi per te paguar. Nje i njohuri im ka nje lokal -bilardo dhe ka 20 vjete qe elektriku nuk ja vjele leket dhe tani elektriku i kerko n qe te paguaje per 20 vite te shkuara, pra mbi 30 miljon lek,gje qe eshte totalisht e pamundur per ti paguar, qe ne fund te fundit le ti mblidhte detyrimet ne kohen e duhur. Nje borxh nuk mund te kerkohet tere jeten,ai duhet te kete nje kohe te limituar. Format e aplikuara per te mos grumbulluar ne kohe te ardhurat nga konsumi energjise elektrike te konsumatoreve te cfardoshem eshte nje forme qe i ka shkaterruar e falimentuar bisneset, dhe une fajtor per kete beje ne radhe te pare shtetin qe nuk ka vene rregulle ne kohe dhe e ka mbushur sektorin elektrik me gjithfare llojesh hajduter,prandaj zerimi detyrimeve eshte forma me e drejte