Ekonomi në Gjermani: Konektiviteti, përmes një zone të lirë tregtie në rajon

18 Maj 2016, 16:40Ekonomia TEMA

Në kuadër të Presidencës Gjermane të OSBE-së për vitin 2016, nën kujdesin e ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, u zhvillua sot në Berlin Konferenca ndërkombëtare me temë “Konektiviteti për Tregtinë dhe Investimet”.

Përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe shoqërisë civile nga rajone të ndryshme dhe sistemeve ekonomike të zonës së OSBE-së u mblodhën për të shqyrtuar mundësitë e tregtisë dhe investimeve në zonën e OSBE-së dhe për të promovuar lidhjet ekonomike mes vendeve të rajonit.

Me ftesë të organizatorëve, Ekonomi mbajti një fjalë, gjatë së cilës u shpreh se:

“Liderët e vendeve tona janë dakordësuar në prioritetet për zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës së rajonit dhe atë të bashkëpunimit ekonomik. Bazuar në këto angazhime, është koha për t’i kthyer këto premtime në iniciativa konkrete për të mirën e qytetarëve tanë, për më shumë mundësi e njëkohësisht shkëmbime tregtare, të cilat si pasojë do të sjellin shtimin e bizneseve dhe investimeve. Ne jemi të vendosur për një zbatim të plotë të të gjitha masave të vendosura në Samitin e Vjenës, ku përfshihen projekte në energji dhe infrastrukturë, me qëllim finalizimin e këtyre masave deri në 2016-tën. Shprehim mirënjohje për ndihmën e dhënë Shqipërisë në Samitin e Vjenës për “Rrjetin e Interkonjeksionit me Maqedoninë”.

Ekonomi e vuri theksin se si duhet të jetë e ardhmja e rajonit.

“Ne e shikojmë të ardhmen e bashkëpunimit të ri rajonal duke investuar gradualisht për qasjen e të pasurit nga një zonjë e lirë tregtare në atë të një rajoni të lirë”, tha ajo.

Sipas ministres Ekonomi është e nevojshme zgjerimi i iniciativave të përbashkëta edhe në fusha të tjera.

1 komente në “Ekonomi në Gjermani: Konektiviteti, përmes një zone të lirë tregtie në rajon”

  1. Une.. says:

    O gazetar…. O gazetar… ore …

    Jo ‘KONEKTIVITETI” por NDERLIDHJA..

    Keni bere gjuhe shqipe ne shkolla ju apo jo..
    Po e bastardoni gjuhen shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje