Statuja e Pjeter Bogdanit
Monumentet e shumëpritura të shqiptarëve të shquar u ngritën krejt papritur në fundjavë në kryeqytetin maqedonas të Shkupit, menjëherë pasi ra nata, duke shkaktuar debate midis komunave.
Statujat e dy shkrimtarëve shqiptarë, të cilat ishin premtuar për vite me radhë si pjesë e Shkup 2014 të financuar nga qeveria, u ngritën pa ndonjë lajmërim paraprak në komunën Centar të qytetit të shtunën pas mesnate, duke shkaktuar një zënkë komunale.
Komuna e Centarit pohoi se nuk kishte të bënte me ngritjen e statujave dhe tha se komuna e Çairit aty pranë, e cila përbëhet nga një shumicë shqiptare, mund ta ketë bërë punën në fshehtësi dhe pa një leje të duhur.
“Nëse përcaktojmë se Çairi ngriti në mënyrë të paligjshme monumentet, ne do të kërkojmë që ajo të shpallet penalisht përgjegjëse për këtë,” tha komuna e Centarit në një deklaratë për shtyp.
Statuja e shkrimtarit shqiptar Pjetër Bogdani u vendos në një park përballë ndërtesës së parlamentit, ndërsa tjetra, ajo e shkrimtarit dhe priftit Josif Bageri, u vendos pranë Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.
Ka filluar gjithashtu puna për ngritjen e një statuje të tretë, në nder të Nexhat Agollit, një ministër në qeverinë e parë të Maqedonisë në vitin 1945. Statuja e Agollit do të vendoset pranë sheshit kryesor të Shkupit në Maqedoni.
Ndërsa Çairi, i cili drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia BDI, partia e vogël në koalicionin qeverisës, heshti për akuzat ditën e hënën, komuna e Centarit, e cila drejtohet nga opozita, tha se ajo dyshonte se qeveria ishte e përfshirë në ngritjen në mënyrë të fshehtë të statujave.
“Qeveria e drejtuar nga partitë kryesore në pushtet, VMRO DPMNE dhe BDI, në stilin e tyre shumë të njohur, ngritën tre monumente brenda natës, gjatë fundjavës para një feste publike, larg syve të publikut,” akuzoi komuna.
Tre statujat e personazheve shqiptare duhet të ishin ngritur në komunën e Centarit në vitin 2010 si pjesë e planit luksoz të qeverisë për të riorganizuar imazhin e kryeqytetit, i njohur si Shkupi 2014.
Në atë kohë, Centari drejtohej nga një kryetar nga partia qeverisëse VMRO DPOMNE, por ai e humbi postin përballë Andrej Zernovski, i cili vjen nga opozita, dhe është kundër planit Shkupi 2014.
Qeveria e udhëhequr nga partia VMRO DPMNE e nisi projektin Shkupi 2014 në vitin 2009. Ai parashikon vendosjen e një sërë statujash përreth qytetit, si edhe ndërtimin dhe rikonstruktimin e dhjetëra ndërtesave në qendër.
Projekti ka tërhequr gjithmonë kritika nga komuniteti etnik shqiptar se në të shfaqen kryesisht heronjtë etnikë maqedonas.
E ndodhur nën presionin e partnerit të saj BDI shqiptare, qeveria në vitin 2010 ra dakord të përfshijë tre statuja që përfaqësojnë shqiptarë etnikë.
Vendosja e statujave ndodhi një ditë pasi BDI mbështeti ligjvënësit e VMRO DPMNE në parlament që votuan për të shtyrë zgjedhjet e qershorit 5 dhe për të hequr të dy ministra të opozitës nga qeveria e përkohshme, e cila fillimisht u ngarkua për të organizuar votimet.
Ata u zëvendësuan me ministra nga VMRO DPMNE.
Ditën e hënë BDI nuk qe në gjendje të komentonte apo të përgjigjej nëse këto dy ngjarje kishin lidhje me njëra-tjetrën./ BIRN
nje keshille
vetem se te busti i pjeter bogdanit lini non stop dhe police se do shkojne leshqente turq dhe do e prishin.
Fatkeqesisht, kjo qe e thua ti eshte e vertete!
Pjeter Bogdani ka qene prift para se me qene shkrimtare e poet .Bogdani ishte nga familje ortodokse Serbe e Hasit por ne kohen qe vendi ishte nen pushtimin Turk shume ortodoks te Ballkanit studjuan ne nje dhkolle ne milano per meshtare kjo ishte nje shkolle e veqante per kete kategori seminaristesh te cilet u kthyen e sherbyen me vendosmeri e perkushtim ne trevat e ballkanit nen juridiksjonin e Vatikanit e Papes pas nje marreveshje qe ishte bere me Turqit sepse kjo treve kishte nevoje per klerike se efhe te Krishteret ne disa vende i varroste Hoxha .Keshtu qe Bogdani ka qene Prift katolik pastaj shkrimtare se nuk ka pase si me krijuar nje qe ska qene prift se nuk do kishin mbijetuar shkrimet e tije ashtu si nuk mbijetojne shkrimet e poeteve sot zgjasin nje jave pastaj duhet me i maganizuar e me i zene pluhuri se nuk mbijetojne se jane shkrime te shkruara me mendje dhe jo me Shpirte.
Urejtja e islamikeve
Ndaj kultures dhe historise shqiptare nuk ka kufi.
Plehre islamik nuk ka asnje serb ne histori qe te shkruante veprat e tij ne shqip .
Ai ishte shqiptar qe xhajen ja quanin ndre dhe nipin gjon une nuk di qe te kete ndonje emer te tille serb. Pse duhet te bente nje serb gramatiken shqipo -latine. Pse duhej nje serb te udhehiqte 6000 shqiptare krah austriakeve ne lufte kunder turkut apo dhe ata ishin serbe si mbas gjykimit tend prej turku?
Turqit si puna jote atehere I nxoren kockat nga vari pjeter bogdanit sic ben dhe ti turk I ndyre sot.
Patjeter qe pjeter bogdani do kishte aleate ne lufte serbet austriaket dhe venetikasit se nuk mund te kishte çekrezet si puna jote.
Ju islamiket jeni armiqte me te medhenj ne historine e shqiperise dhe ti plehre nuk ben gje tjeter po vetem e verteton kete.
Ti do jesh nga ata xhihadistet e kthyer nga siria qe ju veshi tangat roze mbrapsht rusi.
Ik bei ndonje tegel goces se xhajes se nuk e ka aftesine as intelektuale e as morale ti turk te besh historine e shqiptareve!
tani qe lexoj kete pleren turke me siper e kuptoj qe nuk e paskam pasur gabim!!!!
Ti Lpi nuk e ke lexuar ndonjehere Bogdanin qe shprehesh keshtu me ligesi serbi
Bogdani nuk ishte serb aspak, sepse ai e quante veten shqiptar , dhe nga ana tjeter po te ishte serb nuk mund te ishte katolik
Dhe qe te dish edhe dicka tjeter pushtimi turk ndaj Serbise ishte shum i bute sepse shume familje sulltanore kishin sulltanet me nena serbe
Nga d ana tjeter , ne pergjithesi Sulltanet ishin jashtezakonisht tolerante ndaj popullsive ortodokse sepse Kishat ortodokse u bene bashkepuntore dhe krahu i djathte i Sulltaneve ne cdo aspekt te sundimit otoman
Ndaj edhe Kryeprifti i Patrikanes u lejua te lulezonte ne qender te Perandorise Osmane per 5 shekuj
Ortodoksia ne teresi u zhvillua dhe u forcua ne kohen e Sulltaneve , sepse peroara se te vinte Turqia ne Balljan , Ortodoksia goditej vazhdimisht nga kryqezatat e katolikeve , saqe ata e kushin shkateruar fare ortodoksizmi
Ky esht realiteti historik i asaj kohe kur punonte Bogdani
Dhe Bogdani po te ishte serb nuk kishte pse te torturohej fshatrave malore te Shqiperise per tu mesuar Ungjillin ne gjuhen Shqipe , por shkonte dhe merej me serbet qe ishin te favorizuarit e Sulltanit
Mirpo Bogdani ishte patriot i betuar shqiptar , sepse kishte genin shqiptar , pavaresisht nga mbiemri . Pothuaj , Te gjithe shqiptaret kane mbiemra te huaj
Ai ne shkrimet e tij ankohej per gjendjen e keqe te shqiptareve ne aspektin e ruajtjes dhe forcimit te identitetit shqiptar dhe kerkonte qe duke perhapur kishat neper fshatra te forconte udentitetin shqiptar
Per mua Ky Bogdani nuk qenka asgje.