Pse refugjatët sirianë kanë frikë të hyjnë në Shqipëri?

23 Maj 2016, 09:54Sociale TEMA

Ata që kanë guxuar janë sulmuar, rrahur dhe vjedhur. Disa janë zhdukur, tregojnë refugjatët

Një reportazh nga televizioni Al Xhazira iu kushtua perspektivës së mbylljes së kampit të Idomenit dhe fatit të 10,000 refugjatëve sirianë.

Megjithë pasigurinë e të ardhmes së tyre duket se ata ngurrojnë të shkojnë drejt Shqipërisë për shkak të krimeve që thuhet se u paskan ndodhur të rinjve sirianë që kanë guxuar të kalojnë kufirin.

Idomeni është shumë afër Shqipërisë dhe Maqedonisë. Aty kanë mbetur refugjatët që nuk kaluan dot kufijtë për të shkuar drejt vendeve të BE-së, kryesisht Gjermanisë.

Tani që Maqedonia ka mbyllur kufirin (ashtu si Hungaria, Kroacia e Sllovenia) refugjatët nuk kanë se ku të shkojnë. Një pjesë e madhe po i kthejnë në Turqi.

Lajmi që Greqia do ta mbyllë kampin e Idomenit i vë ata përpara dilemës nëse duhet të provojnë fatin duke shkuar në Shqipëri, me premtimin se që aty mund të kalojnë detin për në Itali. Dikur Otranto ishte një burim i madh trafiku njerëzor, por sot koha e skafeve ka ikur. Deti patrullohet me kujdes nga njësi shqiptare e italiane. Disa mendojnë gjithësesi që trafiku mund të rifillojë.

Por refugjatët e intervistuar nga Al Xhazira kanë thënë se kanë frikë të shkojnë në Shqipëri. Qarkullojnë shumë historira se të rinjtë sirianë që kanë kaluar kufirin janë sulmuar, rrahur dhe vjedhur. Madje disa prej tyre nuk janë parë më.

Nuk dihet nëse këto histori janë të vërteta por ato kanë rritur ngurrimin e refugjatëve për të kaluar kufirin shqiptar.

Në të kaluarën, varfëria në Shqipëri dhe mungesa e një kalimi tokësor drejt Gjermanisë kanë qenë arsyet që dallga e madhe e refugjatëve nga Siria dhe Iraku ka shmangur vendin tonë.

11 komente në “Pse refugjatët sirianë kanë frikë të hyjnë në Shqipëri?”

  1. WEB says:

    Me ne fund nje lajm i “mire “!!!Me sa duket jehona e dhunes shqiptare neper europe ka arritur deri tek veshet e emigranteve ,duket sikur kane me shume frike nga shqiptaret se sa nga ISIS .Pavaresisht ketyre thashethemeve kalimi ne territorin shqiptar nuk do tu sillte as edhe demin me te vogel ,ne te kundert ,cdo dere shqiptari do hapej tu jepte buke dhe uje ,dhe asistence mjeksore ne rast se do te kishin nevoje .Por jam i bindur qe emigrantet ,ose me mire ata qe i kene ndihmuar deri tani te kalojne detin ,te pajisur edhe me jasteke per te mos u mbytur ,i kane ofruar edhe harta te qarta ,rruget ,qytetet ,dhe shtetet per te kaluar te quajtura si me te sigurta .Kjo shpjegon ngurrimin e emigranteve qe ti drejtohen shqiperise ,dhe e dyta ,,,nje kalim tjeter mbi det ?nje gje eshte te kalosh egjeun ,dhe nje tjeter te kalosh kanalin e otrantos kur ne vitet 97-98 skafet plot me shqiptare mbyteshin edhe me mesin e veres

    1. tfgs1 says:

      kisha thexuar ne nje koment ketu e dy muaj me pare nje interviste te marre nga nje doktor sirian[intervistuar nga nje gazete greke] se perse refugjatet nuk donin te kalonin kufirin e shtetit islamoshqipfoles….!!!??
      Doktori vullnetar sirian sqaronte se ; ne Turkye ushtaret iu marrin cte gjejne,madje edhe oren apo edhe unazen,celularet por me e keqja eshte [thexonte ai] se pas nje pazari te paguar ndaj nje ushtari apo polici turk per te kaluar drejt kufirit bullgar,mund edhe te te mos mbajne ‘besen’ por edhe mund te te rrahin pa u plotesuar symfonia e te te kthejne pas.
      Ndersa per kufirin shqiptar ai shprehet: Ne Albanistan nuk sigurohet jeta e nje refugjati pasi flitet per nje shtet mafioz dhe popull kriminel………….
      Pra,suniti e njef mire sunitin……….allah uakbar!

  2. valer says:

    Genjejne arabet. Nuk eshte e vertete.

    1. e verteta says:

      Dmth, refugjatet kane frike mgs ISIS dhe Pellazget Shqipfoles Sunite. Pse mund ti besh me faj thua emigrantet e traumatizuar me pare?

  3. Antropologu kuqezi says:

    “Çdo gje e keqe e ka nje te mire”

  4. $€£ says:

    shqiptaret mund te jetojn ne siri,ndersa sirjanet nuk jetojne dot shqiperi ,ky eshte realiteti i vendit tone ne zemer te Europes

  5. Ben says:

    Po kush po rrun karin me kto pisa kemi hallin si ti largojm edhe disa Arab shqipfoles pastaj shqiperia (pulitta ) paster si ka qen pa mjekrrosha treqereksha

  6. firma says:

    Sikur te mos mjaftonte anadolleku qe na rrethon , edhe keto na duhen

  7. antikapitalisti says:

    Dihet qe opinioni per shqiptaret eshte jo i mire ,,por duhet te keni parasysh qe asnji sirian ose race tjeter arabesh skane pune te futen ne territorin tone,,do ishte e udhes qe ti jeptin ndihme vendet e tyre ,si arabia saudite si vend i pasur ,etj,,pra nje emigrant qe vjen nga lufta ,,po lufte sjell ne nje vend qe eshte ne paqe,,nuk sjell paqe dhe progres,,shqiperia eshte ne kaos per vete ,ska pune ,,ska siguri ,,ska qetesi ,,rinia ka hikur ,,dhe po hiken ,,cfar do bejne emigrantet aty,, tju lajne bythen pleqve shqiptare qe rrojne me 100 mije leke ne muaj,,e gjithe kjo propagande mikpritjeje behet nga ujqerit e politikes per te zhvatur miliona nga brukseli per bythen e tyre ,jo per popullin qe po vuan per capen e bukes,,emigrantet te shkojne aty ku vendet jane te pasura dhe qe kane me cfar ti mbajne ,,jo tek neve ,,neve skemi per veten tone ,,torotopac do shkoje kjo puna e emigranteve,,

  8. Sharmuta says:

    hahahahaa ,kane frike se ringjallet Gjergj Kastrioti.

  9. Kuq e zi says:

    Une doja tu beja nje pyetje ketyre sirianeve ,irakeneve e gjithe afrikaneve
    Pse europa dhe jo arabia saudite kuvajti katari emiratet e bashkuara keta vellezerit jane shume me te pasur se europa
    Mire qe greqine na e nxite qe ne kohen e sersit gjer ne 1923 kur erdhen anadollaket e fundit po me tere europen ckeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje