Turjan Hyska në Sunset BLV: “Projekti Oktapod” me 8 këngë, të ardhurat për bamirësi

23 Maj 2016, 21:07Sociale TEMA
Turjan Hyska në Sunset BLV: “Projekti Oktapod” me 8

Moderatori dhe këngëtari, Turjan Hyska ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Sunset Blv, në Mcn Radio dhe TemA TV, për të folur rreth projektit të tij më të fundit muzikor. Turi ka pothuajse gati “Projektin Oktapod”, i cili përmban 8 këngë, ku secila këngë përmban nga një ide. “Provokacija”, ishte kënga e para që e hapi këtë projekt. Ndërkohë Turi u shpreh që me të ardhurat e mbledhura nga ky projekt do t’i çojë për bamirësi, edhe pse akoma nuk e ka zgjedhur kauzën në të cilën do t’i dhurojë.

Gjithashtu ai ka përgënjështuar fjalët që kanë dalë mbi këngën “Provokacija”, që e kanë cilësuar si një këngë pro serbe, por Turi tha që kjo është një këngë kundra Serbisë. Një këngë tjetër që pritet nga ky projekt është mbi artistët shqiptarë që tashmë kanë ndërruar jetë, ku vetë Turi e kishte shumë përzemër dhe u shpreh që nuk do t’i lejojë njerëzit që tja shajnë.

“Dr. Florin dua ta imitoj në muzikë, dua që njerëzit të më thonë që Turi këtë tekst e ka bërë si të Dr. Florit”, është shprehur më tej gjatë intervistës, Hyska. Ndërkohë që nuk ka lënë pa përmendur grupin e tij “Produkt 28”, ku u shpreh se nga ky grup identifikohet dhe me të cilin së shpejti pritet që të rikthehet me një album.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje