Fatos Klosi ishte i ftuari i radhës i Mustafa Nanos në emisionin Zululand. Ndoshta për herë të parë Klosi foli hapur se si ka marrë frenat e dorës për të drejtuar Shërbimin Informativ Kombëtar nga një propozim që iu bë nga qeveria Nano për të drejtuar institucionin e ‘spiunëve’. Ai tregoi se si e gjeti shërbimin pasi ai u la nga Gazidede dhe si e ndryshoi pothuajse komplet edhe opinion në publik.
Klosi tha se jo rastësisht u ndodh përpara propozimit, pasi ai njihej me politikanët e asaj kohe për shkak të pozicionit si nënkryetar që ka mbajtur në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve.
Duke folur edhe nga eksperienca personale, Klosi tha se për çdo informacion ka vënë në dijeni kryeministrin e asokohe Fatos Nano, dhe më pas ishin veprimet e qeverisë për marrjen e vendimeve.
Kur u pyet nga Mustafa Nano se a veproi mirë apo jo Visho Ajazi Lika që nuk bëri me dije kryeministrin për ‘skandalin’ e përgjimeve, Klosi tha se ka gabuar. “Nëse do të qëndronte në bazë të thashethemit nuk duhet të informohej as Prokurori dhe as Presidenti”, tha Klosi në studion e Zululand.
Për marrëdhënien SHISH – kryeministri, Fatos Klosin e habit fakti se si kur kryeministri Edi Rama pyetet për SHISH ai ka si përgjigje shprehjen “No comment”.
Ish kryeministri Berisha është ndër të parët që artikulon skandale, vjedhje, korrupsion ndaj qeverisë Rama-Meta. Por a ka të vërteta në ato që thotë? Fatos Klosi i rikthehet kohës së tij kur Berisha sulmonte SHIK-un e asaj kohe dhe qeverinë Nano. “Berisha, që të tregohem më tolerant, gënjente 99.9 përqind në ato që thoshte për mos thënë 100%. I dija shumë mirë gjërat, ndaj e shihja që ai gënjente”, tha Klosi ndërsa e vlerësoi për disa gjëra, sidomos për marrjen e informacioneve.
Ndërsa duke qëndruar tek puna e SHISH dhe rekrutimi i bashkëpuntorëve, Klosi tha se është e vështirë të gjesh bashkëpuntorë, duke rrëzuar poshtë edhe shprehjen e të ndjerit Azem Hajdari: “1/3 e shqiptarëve ishin hajdutë, 1/3 komunistë dhe 1/3 spiunë”.
Nuk e kuptoj perse nje i cvleresuar si ky Klosi merret vazhdimisht neper intervista dhe pyetet per lloj-lloj ceshtjesh sikur ka monopolin e te vertetave ne lidhur me SHIK apo SHISH. E perse i di ky me mire punet e spiunllikut se sa Visho Ajazi psh? Ky Klosi ka mbetur si nje lloj zorraxhiu qe vjen verdalle andej kendej dhe jep ment per gjera qe ose tani nuk jane me sic kane qene ne kohen kur ky ishte kryespiuni, ose asnjehere nuk kane qene sic i ka ditur ky.
Bravo “Shahisti”! Koment shume i sakte ky i yti! Ky Klosi eshte prototip komunisti i dhjamosur qe ti shume bukur e ke perifrazuar ” zorraxhi qe vjen verdalle”.
Monument i paaftesise dhe inferioritetit. I gjithe i kompleksuar dhe tmerresisht komunist qe i fsheh gjasme me babaxhanllik. Asgje nuk eshte rastesi ne shqiperi fale te paafteve dhe mungeses se qytetarit te vertete.
Klosi eshte I vetmi njeri me integritet qe ka ngelur be Shqiperi. Partia e tij eshte shqiperia, prandaj nano, berisha dhe tashti Rama kane probleme me te verteten.
Ti Emigrant mos punon gje per Portokalline? Se dukesh qe ke nje humor shume te holle.
Opinionet e Fatos Klosit jane vertet per tu vleresuar. Per mua ka qene drejtuesi me i mire qe ka pasur SHIK-u qe pas renies se diktatures.
E cfare rendesi ka se do te votojme per maxhorancen apo opoziten. Kushdo qe ta marri pushtetin nuk ka gje ne dore. Ne kete vend vendos Sali Berisha dhe banda e tij. Rama te prononcohet dhe te mos hiqet sikur nuk po ndosh gje. Mendoj se Rama nuk perfaqeson PS por nje klan te caktuar. Popullin e ka kapur per fyti mafia Berishiane dhe ajo e Rames. Kush do ta shpetoje?!!!
Zoti Klosi ,eshte nji nder intelektualet e rralle qe kane mbetur ne Shqiperi.
Kurse perse Rama thote [no coment], …….te gjithe duhet te besojne shprehjen e italianeve ;
-piano ,piani,va lontano – !
Ky eshte medioker,
Merr pamjen e dikujt qe i di te gjitha.
Eshte komunist, pa teser por komunist,
Percares, kosove Shqiperi.
Oo cu kemi bere o ju befshim n…qe nva nxirrni keta …keta qe kane lindur obeze..te na japin mend …
Klosi eshte bufon!
Thote gjera shume fhe i verteton me shprehjen: “ska rendesi se nga e di…eshre e vertete” ..ise me keq akoma me shprehjen: “kam mendimin tim une…”.
Komunist qe fshihet nen shprehjen: skam teser…
Fut necsherf Shqiptaret e te gjithe trojeve me sajesa, zhvlereson kontributet e shtetareve si Majko, Berisha per ceshtjen e kombit…lind pyetja PSE?!
Po cmund te thone 150 kg dhjame?!