Avokatja e "Gener 2" i përgjigjet Brozit: Para Gjykatës nuk protestuan qytetarë, por nëpunës

23 Maj 2016, 18:35Sociale TEMA

Mine Proganati, avokatja e “Gener 2”, ka derguar nje reagim ne gazeten TemA, lidhur me shkrimin e ish- kryetarit te Gjykates se Larte te Shqiperise, Zef Brozi.

Per koincidence,  une jam  avokatja e ceshtjes qe eshte ne gjykim dhe me bindje e prova e them qe ky gjykim nuk po mund te zhvillohet per shkak te ndikimit te pushtetareve ne fuqi te cilet i perfaqeson Erion Veliaj si vegla e pushtetit  qendror.

Une i kam ndjekur keto ceshtje dhe me bindjen me te thelle profesionale te garantoj se ne ato ceshtje une kam te drejte. Si ky rast objekt gjykimi ka edhe shume ceshtje te tjera te gjykuara nga Gjykata e Larte, nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Gjykata e Strasburgut.

Nese do te ishte dretesia sic une dhe ti do te deshironim kjo eshte nje ceshtje qe duhet te kishte perfunduar dhe ishte fituar nga pronaret private dhe shoqeria qe ka marre lejen e ndertimit.

Lidhur me pikat  qe ke trajtuar ne shkrim,  po, jam dakord qe mund te protesojne qytetaret, shoqatat etj por jo  pushteti  lokal ndaj pushtetit  gjyqesor per nje ceshtje ku i pari eshte pale. Pushteti lokal nuk mund te beje presion mbi gjykaten duke e rrethuar gjykaten me punonjesit e bashkise. Nuk besoj se ndonje bashki aty ne Amerike rrethon gjykatat per te imponuar vendimarrjen sic ndodhi ketu.

Nuk ishin  qytetaret, por ishte  Bashkia  me Erion Veliaj ne krye qe protestonte tek oborri i gjykates,  ne nje rrethim  qe perseri  ju be gjykates nga pushteti ne fuqi per ta detyruar per te dhene  vendim  pro tij. Nuk pati asnje ndryshim nga ai rrethim qe ke permendur ti ne shkrim.

Per kete  ndertim qe eshte ne prone private  lejet e ndertimit  i kane  dhene  te gjitha pushtetet vendore qe nga viti 2006 kur ne krye ka qene  Edi Rama e deri  tani. Keto leje jane ne perputhje me planin e pergjithshem te qytetit i cili nuk mund te ndryshohet se ndryshohen pushtetet.

Kryetari i  Bashkise  eshte i detyruar me ligj  te jape lejen e ndertimit kur ne planin e pergjithshem vendor jane parashikuar ndertime dhe keshtu  ka ndodhur.  Ndryshe, kryetari i bashkise mban pergjegjesi ligjore.

Perse duhet te anullohet leja e ndertimit kur ndryshoi pushteti kur kjo eshte dhene ne perputhje te plote me ligjin?

Po a mundet qe pushteti ekzekutiv   nepermjet Inspektoratiy  Ndertimor  te pezulloj punimet  qe po zhvillohen me leje  zhvillimore te dhene ne perputhje  me ligjin?

Po a mundet qe pushteti ekzekutiv te ndaloje pushtetin vendor ne vendimarrje? Ku eshte autonomia e pushtetit vendor?

Po si mund ta cenosh pronen private dhe ta trajtosh sic do pushteti qe ka ardhur ne fuqi kur ne plane rregulluese 10 vjecare eshte parashikuar per ndertim? Ku eshte siguria juridike?

Keto jane vetem disa nga   pyetjet qe dalin ne kete gjykim dhe jam e bindur  qe  nese do te kete drejtesi duhet te fitoj. Kjo duhet te kishte perfunduar qe prej 1 viti por mbahej peng nga pushteti ekzekutiv duke mos u lejuar te gjykohej.

Ne lidhje me  sigurine  publike te siguroj qe pretendimet nuk qendrojne  pasi eshte pare nga organet kopetente  dhe jane  dhene dy vendime nga Komiteti  Kombetar i Digave te Medha. Ky komitet eshte urdheruar me vone nga Kryeminstri te mblidhet perseri dhe keto me prova shkresore. Pasi KKDM argumentoi se nuk ka asnje problem per sigurine publike, kryeministri shkarkoi KKDM dhe  vendosi persona te tjere.  Edhe keta te tjere nuk kane thene asnjehere qe ka rrezik per sigurine publike

Kane dhene me shkrim  mendimet e tyre  specialistet me te mire te fushes dhe per fat punimet   jane  kryer per  fazen qe mund te  pretendohet per rrezik pasi kane perfunduar  germimet dhe jo vetem qe nuk ka rrezik  por perkundrazi shoqeria “Gener 2 ” sh.p.k qe eshte  nga me te  mirat ne tregun shqpitar  ka kryer punime ekstra per akoma edhe me shume siguri.

Kjo eshte nje propagande qe ben Erion Veliaj pasi nuk ka te drejte lidhur me ceshtjen dhe perpiqet te shperndaje te  tilla zhurma.

Jam dakord qe duhet te reformohet  drejtesia  dhe ti e di sa e deshiroj une nje drejtesi te pavarur  por me keto qe po shikoj  cdo dite  nuk e dua as drejtesine qe te jete nje Qeveri e dyte (Qeveri paralele )  e qe ka frike  nga pushtetit ekzekutiv, sikurse po ndodh.

Sigurisht e di qe nuk mund te jesh i informuar per detajet e ceshtjes por une e kam ndertuar kete ceshtje dhe qe diten e pare  qe e ngrita  kete proces mu shtrua pyetja nese kemi te drejte atehere vazhdojme. Une me bindje e kam thene dhe  do ta them  qe  kam te drejte dhe   duke  shpresuar   sadopak tek ajo drejtesi qe ka ngelur une  do te fitoj ceshtjen dhe do ta  ndjek deri ne Strasburg  se kam te drejte  pavaresisht nga  presion  i pushteti ne fuqi .

Duke ditur qe ne shume pika ndajme te njejtin mendim per drejtesine nuk mund te rrija pa shkruar. “

14 komente në “Avokatja e “Gener 2” i përgjigjet Brozit: Para Gjykatës nuk protestuan qytetarë, por nëpunës”

  1. tupi says:

    Nuk protestojne.

    Shprehin opininet e tyre ne menyre publike dhe te grupuar.
    Ne nje rast p.sh. mbeshtesin nismen e Presidentit per Emigracionin.

    Artikull shkruesi i di me mire se ne te gjitha keto.
    Por reshtat ne fillim te artikullit jane ”bar”
    Aresyeja e shkrimit eshte ne tre te katertat e artikullit.
    jo vetem per shkrimin me lart :
    Por njohja e internetit dhe njohja e gjuhes Angleze jane mundesi per mijera Shqiptare
    per te mos u shperdoruar (me informacion)nga Kushdo e Cilido ne brendesi te Shqiperise apo tutje tehu ..

    Sot e rendesishme eshte :
    Trembja e Investitoreve —
    Investitoret e huaj kerkojne Reforme ne drejtesi ! !! Per Shqiptaret !!!

    Hej Zot !
    Zef deshnja te thoshnja

  2. normali says:

    Po pse moj zonja Progonati (qenke dhe bareshe e Laberise) nenepunesi nuk jane qytetare, jane bageti? Ti qenke dhe avokate, po per cilin je avokate vetem per ata qe kane pushtet apo s’kane pushtet, per ata qe kane para apo ata qe s’kane para, per ata qe jane ne partine tende apo ata qe jane ne partine e botes…? Turp te te vije si merr kurajon e thua ata qe protestuan nuk ishin qytetare. Shiko se me ke kemi te bejme , me avokat te “specializuar” per te mbrojtur krimin sipas interesave. Turp 100 here ; ke dhe kurajon e flet ti me Zef Brozin! Zonja Progonati! Ajo gjykate qe mbron ti duhet rrethuar jo me qytetare e nenepunesa, por me hekura dhe tela me gjemba, se ne radh te pare eshte ne konflikt interesi qe ben muuu ty ne surrat, ne radhe te dyte atje ku eshte germuar, neser mund te mbytet Tirana dhe ti do besh sehir pastaj, ne radhe te trete ai vend eshte per liqenin dhe jo pallatet qe doni te perfitoni leke ju Edhe nje here turp te te vije qe pronocohesh pa piken e pergjegjesise civile pastaj dhe si avokate e hajduteve.

  3. antikomunist says:

    Parku i liqenit artificial eshte nje ndertim stalinist i regjimit diktatorial . Ashtu si u veprua me shkaterrimin e fabrikave ,uzinave te cdo nderrmarrjeje prodhuese dhe me shkaterrimin e tokes se bukes ,duke ndertuar mbi te vilat e mrekullueshme te shqiptareve ashtu edhe brenda ne liqen duhen ndertuar pallate . Vetem duke ju perafruar turizmit ujor te ngjashem me venecian do ja shohim hajrin zhvillimit urban. Nese regjimi diktatorial thau kenetat ne te cilat sot mund te zhvillohej gjuetia , njerezit e demokracise duhet te thajne liqenin per te mos pranuar kete trashegimi te diktatures.

  4. ALBAN DEGA says:

    NJE AVOKATE KRIMINELE E VETDENONCUAR

    PARA LIGJIT DHE ZOTIT CDO NJERI ESHTE I BARABARTE!
    PARA LIGJIT DHE ZOTIT CDO NEPUNES APO I PAPUNE,GJYKATES APO KRIMINEL,LIPSAR APO MILIARDER, FISNIK APO RRUGAC, KODOSH APO SHEMBULL MORALI, I FUNDIT I KATUNDIT APO KRYETAR SHTETI KANE TE NJEJTAT TE DREJTA DHE PERGJEGJESI NJEREZORE E QYTETARE…
    KJO AVOKATJA DUHET JETE E SHKOLLUAR NE UNIVERSITETET E PLEPAVE OSE AKADEMITE E DOMOSDOVES! !!!
    SI MUND TE JETE AVOKATE DIKUDH QE NUK DIN A -NE JO ABC-NE E LIGJIT DHE SHTETIT LIGJOR TE PERCAKTUAR AQ MADHERISHT NGA SOKRATI ” … AS ZOTI VET NUK MUND TE JETE MBI LIGJIN” LANET!

  5. ALBAN DEGA says:

    ” NUK KA IDIOT ME MADH SE INJORANTI QE PADIJEN E VET E SHET PER DITURI SAFI ”

    Jian Li Hua 1214 para Eres Sone

    Nje laraske Plepash kunder nje Profesori te mirenjohur shqiptar ne shkak ke boterore si Zef Brozi…
    Ha kush mbron ceshtjet e ” Bandes se Gangstereve” ( ” Times” ” Indipendent” e Londres Mars 1997 )para gjykatesve te ” Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit ” ( ” The New York Times – 15 Mars 2008 )
    Ja kush ne vend te beje e jape drejtesi, shesin e blejne drejtesi ne kurriz e dem te populli e shtetit shqiptar qe jo vetem e kane rrenuar por EDHE kalbezuar ne cdo hallke e por, ne cdo qelize te TIJ!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Jo vetem ne Shqoeri por edhe ne Kosove, Maqedoni Malesi!

  6. ALBAN DEGA says:

    ” NUK KA IDIOT ME MADH SE INJORANTI QE PADIJEN E VET E SHET PER DITURI SAFI ”

    Jian Li Hua 1214 para Eres Sone

    Nje laraske Plepash kunder nje Profesori te mirenjohur shqiptar ne shkak ke boterore si Zef Brozi…
    Ja kush mbron ceshtjet e ” Bandes se Gangstereve” ( ” Times” ” Indipendent” e Londres Mars 1997 )para gjykatesve te ” Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit ” ( ” The New York Times – 15 Mars 2008 )
    Ja kush ne vend te beje e jape drejtesi, shesin e blejne drejtesi ne kurriz e dem te populli e shtetit shqiptar qe jo vetem e kane rrenuar por edhe kalbezuar ne cdo hallke e por, ne cdo qelize te TIJ!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Jo vetem ne SHQIPERI por edhe ne Kosove, Maqedoni Malesi!

  7. S.F. says:

    O Avokatja e rrushit: nepunesit nuk jane qytetare???

  8. ilva says:

    shko moj plehre se e keni betonizuar gjithe tiranen. Boll me se na e shpifet.

  9. Mici says:

    Po.. sikur nuk eshte e gjithe toka e rregullt?

  10. jola says:

    Do ishte ne nderin e Zef Brozit te prononcohej ketu per “plepisten” Av. Mine Progonati, bashkestudenten e tij, qe ne jeten e saj shkollore ka qene excellent qe nuk ka njohur kurre 9-ten. Ai dhe gjithe brezi i saj e me gjere, i njohim shume mire meritat e saj si nje juriste e kompletuar dhe nder civilistet me te mira ne Shqiperi.
    Une vetem i perbuz me neveri komentuesit vegla te mesiperm.

  11. Ervini says:

    Moj avokate profesionale, kur e more vesh qe gjykatesit kishin lidhje te drejtperdrejt me klientet e tu, a te shkoje ne mend te kerkoje ndryshim te trupes gjykuese per konflikt interesi qe pala tjeter te mos e perdorte si argument ne nje shkalle tjeter apo sic e the vete ti i “ke ndjekur keto ceshtje dhe me bindjen tende te thelle profesionale ke te drejte”. Meqe ra fjala po ky artikulli jot a po ndikon te trupa gjykuese pak a shume si protesta e atyre jo-qytetareve???

  12. Adrian says:

    o popull sa te lehte jeni zyrtaret jane qytetare por ne orar te punes jane zyrtare dhe duhet te respektojne orarin dhe nuk paguhen nga taksat tona per te dale ne protesta sic i ngjerr Erjoni apo sic i nxirrte dhe Rama te greva urise te bulevardri apo Basha te mitengjet e PD

  13. Jola says:

    Per administratorin e faqes.
    Ju lutem cfare pergjegje duhet te le qe mos e fshini , te shaj, te fyej, te perdor fjalor banal e vulgar, te genjej, te shpif , apo duhet qe pergjegjen ta kem te diktuar , te gateshme e vetem ta attach ketu???????

  14. Askushi says:

    Para se të flisni per investitorin me nje leje konform ligjit eshte mire të gjykoni ate qe ka bere planin rregullues, aq me teper qe eshte po kjo pjese e shoqerise qe I dalka kunder sot. Nuk mund të jepni mendime pa njohur ceshtjen. Nuk u ngopet me keta pseudo politikane qe “punojne dhe mendojne” per popullin dhe nuk respektojne as ligjet dhe as vendimet e tyre? Prandaj dhe ecin e vazhdojne të qendrojne ne pushtet, duke perfituar dhe manipuluar injorancen ku e kane zhytur kete vend! O njerez duhet të kuptoni qe ligji duhet respektuar ashtu si eshte dhe jo të shkelet me të dy kembet dhe nga ata qe e kane bere vete! Mos e lini veten të manipuloheni nga keta njerez qe nuk kane respekt per veten e jo me per ne, popullin. Ne u interesojme atyre vetem 1 here ne 4 vjet dhe kaq. Ku flene interesat ate nuk e dime akoma. Sa per qytetarin tone të pare le ti pergjigjet njehere shoqerise civile per betonet qe do të beje ne zemer të liqenit pastaj të dali të protestoje me shoqerine civile per ndertimet me leje. Aty e ka ish kryetarin le ta denoncoje dhe ta coje ne burg nqse leja eshte e jashteligjshme dhe të mos beje ger ger kot tymnaja duke manipuluar njerezit e papune qe kane nevoje per nje qytet me mundesi integrimi dhe jo per nje qytet me turma qe bllokojne rruget per njeren pale apo per tjetren. Turp per ne qe nuk jemi të afte të zgjedhim njerez të hajrit qe të punojne per ne, dhe jo per të plotesuar tekat e tyre, sa per të lene emrin ne ndonje cep qytetit tone të bukur duke e kthyer ne nje kaos total.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje