Bashkia e Tiranës do të mbështesë hapjen e çdo ide që vjen nga të rinjtë për hapje biznesi apo një kompanie private. Këshilli Bashkiak pritet të votojë sot pasdite projektvendimin, i cili u mundëson të gjithë të rinjve që kanë një ide për të hapur një biznes të tyrin në territorin e Bashkisë së Tiranës që të operojnë me taksa zero në muaj të parë, deri sa ata të marrin veten dhe të hyjnë në treg. Këtë fakt e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalës që mbajti në festivalin e ideve rinore, organizuar nga Ministria e Arsimit.
“Ne si Bashki e Tiranës do të kemi një propozim sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që për të gjithë djemtë dhe vajzat që krijojnë një kompani të re, taksat në Bashkinë e Tiranës të jenë zero në muajt e parë deri sa kjo kompani të ketë marrë veten dhe të ketë testuar në këto hapa të parë nëse funksionon ose jo. Vetëm pasi të kenë kaluar muajt e parë atëherë do të ketë mundësi të paguaj taksa, por deri sa të kaloj fazën e vet të inkubatorit, pra të testimit të idesë apo të projekteve në treg, taksat në Bashkinë e Tiranës për të gjithë ata do jetë zero”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndaj ai ka nxitur të gjithë të rinjtë e shkollave të Tiranës që të guxojnë dhe të vënë në jetë idetë e tyre, pasi vetëm kështu ata do mund të ecin përpara në jetë.
“Sa më shumë të kemi djem dhe vajza të rinj në këtë qytet që besojnë se të qënurit nxënës i mirë nuk është humbje kohe, të studiosh arsimin profesional ku mëson një zanat nuk është humbje kohe. Ka pa fund vend për djem dhe vajza që kanë kurajë, që kanë ide, që janë inovatorë dhe që arrijnë suksesin pavarësisht pengesave. Dhe unë sot jam këtu duke qenë që besoj fort se historia e re e Shqipërisë, ka një vend fantastik për të gjithë ju”, – tha Veliaj.
Mire o Erjon,por ndonje ligj per keyo lokalet poshte pallateve qe rrine hapur deri ne 2 te nates do te zbatosh?Se per ti prishur sic premtove e harruam edhe ne.
Nuk i prishin dot se jane ndertuar ne fushaten Maj-Qershor 2013 nga te fortet dhe jane legalizuar ne Korrik -Gusht.
Dhe po te kesh ndertuar pa leje anes pallatit,ta kesh legalizuar me pare nen dore dhe te jesh i forte nuk do te prishet asnjehere,se shteti duhet te te kompesoje te gjitha shpenzimet x5 here.
Gjithmone sipas teorise se Rames.
pirdh, pirdh se lirohesh. Me kostot qe ka hapja e biznesit dhe me garancite qe jep ti do shohesh sa biznese do hapen. Komunist muti! Vetem Tema publikon daljet idiote tuat.
O Erion , a ka mundesi te rregullosh disa gjera negative qe ke bere per popullin e Tiranes :
—
– Indekso perseri bileten e autobuzit. Meqe heren e pare na the qe e indeksova ne baze te inflacionit , tani inflacioni ka zbrit ne 0 , indekso bileten perseri se ka gjasa te veje cmimi 20 leke dhe do I besh nder shume te varferve. ( Dhe meqe ra fjala , ato kompanite e autobuzave sikur thane ne dhjetor qe nuk e pranonin 40 leke , dhe do vazhdonin perseri luften per ta bere 70 leke. Por qe kur e bere bileten 40 leke , s’po ndihen me ato. D.m.th xhaxhi Eri , kjo ishte loja apo jo ? Mos kujto se eshte budalla populli )
—
– Uli tarifat qe ke vene per parkingjet neper lagje se na rrope te gjalle. E leme makinen afer vendit te punes , dhe per 8 ore paguajme 800 leke te reja ne dite , shumezoji me 30 dhe beji llogarite se sa na shkon muaji. Na vjen nje mik tek lagjia , e le makinen aty , dhe fjala e pare qe I them kur hyn ne shtepi eshte : Hajt te te qeras , dhe ike me mire se cdo ore te merr 100 leke xhaxhi Eri , nuk pyet fare qe mund te na vije vellai apo motra nga ndonje qytet tjeter.
—–
Uli taksat vendore , se jo vetem biznese te reja nuk kane per tu hapur , po do mbyllen edhe keto qe jane.