Lëvizja e nënstacionit Elektrik në qendër të Tiranës është sfida më e komplikuar e madhe e bashkisë së Tiranës në përfundimin e Unazës së Vogël, veç një problemi pronësie tashmë të njohur.
Nënkryetari Arbjan Mazniku deklaroi në studion e lajmeve të Ora News tha se po punohet me OSHEE-në për të zgjidhur këtë problem pa pasoja në shpërndarjen e energjisë.
Mazniku: Kemi një sfidë më kohën dhe mundësinë për lëvizjen e nënstacionit që është pas hotel Tiranës, i cili është në gjurmën ku do të kalojë Unaza e Vogël. Lëvizja e këtij nënstacioni në një vendodhje, tjetër jemi duke punuar me OSHEE për ta bërë të mundur këtë lëvizje pa sjellë pasoja tek shpërndarja e energjisë.
Por edhe zgjidhja do të jetë e kufizuar, pasi për shkak të specifikës, nënstacioni do të mbetet në hapësirën e qendrës së qytetit.
Mazniku: Teknikët bien dakord që ne nuk mund ta heqim nga sheshi. Do të gjejmë një zgjidhje në hapësirën e qendrës së qytetit.
Mazniku tha se bashkia po punon që të përputhe në kohë përfundimin e Unazës së Vogël me nisjen e punimeve për Sheshin Skënderbej, ndërsa theksoi se deri ditën kur ai do të shndërrohet në pedonale Dita pa makina në Tiranë do jetë çdo e dielë
Mazniku: Ne kemi synim që ta vijojmë cdo javë sa të fillojnë punimet e sheshit, për ta përmbyllur me një aktivitetet të madh përpara se të fillojnë punimet dhe pastaj të rikthehemi në shesh pas 1 viti kur të kenë përfunduar p unimet.
Në fund të punimeve, Mazniku tha se sheshi Skënderbej do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.
Hajde spektakel prej OJQ-je, hajde.
E kane lene gjithe zonen pas 15 katshit si varreze dhe tani po kerkojne zgjidhje.
A e pate si ishte trafiku ne Tirane dje qe u bllokua sheshi ?
Keshtu eshte kur Tirana , bie ne dore te 99-tshave qe nuk dine te bejne asnje pune…
te kom thon ene her tjera ty cun tirone…zdrypi makines ene hec m’kom se t’bo mir me ul barkun e trash nga gjizaaaaaaaaaaaaaa
Beni cte doni me centralin ,por mos u bini me qafe me pronare te vertete,(Pra mos gjeni zgjidhje mbi pronat e pronareve se keni vulen e firmen) se po i merreni jeten ,ne emer te femijve ,ne emere te mirqenies ,ne emer te urbanizimit te k/qytetit etj…..
Kesaj “sfide” i duhej dhene zgjidhje qysh gjate studimit te projektit; duket sikur nuk eshte vrate mendja ne kohen e duhur per kete; nje lloj mendjelehtesie ose paaftesie per te arsyetuar.
Po shikoja nje emison per nje fshat ne Amerike,ku kishte shume raste vdekjeje nga kanceri ne gjak(leuçemi).
U vertetua,se shkaktare ishte elektrosmogu i nje nenstacioni elektrik 50-60 metra afer zones se banuar.
Duhet dime,se 30% e Tiranes eshte e rrezikuar nga gazi radioaktiv Radon,qe shkakton kancerin ne mushkeri.