Banorët e Tiranës por edhe ata që vijnë nga rrethet për të lëvizur në kryeqytet do të kenë tashmë në dispozicion një rrjet të transformuar të transportit urban. Bashkia e Tiranës ashtu siç edhe kishte premtuar i ka propozuar sot për miratim Këshillit Bashkiak një hartë të re të linjave të autobusëve urban. Një pjesë e mirë e tyre janë linja tërësisht të reja, një pjesë tjetër janë zgjatime të linjave ekzistuese, ndërsa për një pjesë tjetër është bërë një riorganizim i stacioneve. Kështu sipas projektvendimit të Bashkisë së Tiranës, propozohen të funksionojnë plotë 15 linja qytetase, të cilat synojnë të mbulojnë të gjithë territorin urban të Tiranës.
Linja që pëson një ndryshim të madh është ajo Kristal-Qendër e cila tashmë pëson një zgjatje të madhe duke filluar nga Selita dhe për të përfunduar në Allias. Një tjetër linjë që pëson zgjatje është ajo Qendër-Sauk, pasi tashmë kjo linjë pëson një zgjatje në dy pikat e saja fundore dhe bëhet Stacioni i Trenit-Sauk i Vjetër-Teg, Kopshti Zoologjik. Gjithashtu një linjë e re është edhe ajo që përfshin gjithë zonën industrial të Tiranës, City Park-Megatek-QTU-Terminal-Qendër.
“Jam shumë i lumtur që pa u bërë akoma një vit nga marrja e detyrës ia dolëm të mbanim këtë premtim. Vendimi i radhës që përcakton linjat e transportit publik, parashikon shtrirjen më të gjërë të linjave ekzistuese duke mbuluar më shumë territor, krijimin e 3 linjave të reja duke e çuar në 15 nga 12 numrin e linjave urbane si edhe konsolidimin e 25 linjave rrethqytetase. Pas miratimit të këtij vendimi, me 15 linjat urbane të cilat kanë në total 500 vendqëndrime autobusi si edhe 25 linjave rrethqytetëse, jemi të bindur se i gjithë territori i Tiranës do jetë i mbuluar me shërbimin e transportit public”, tha Veliaj në fjalën e tij.
Pjesë e vendimmarrjes së sotme të Bashkisë së Tiranës ishin edhe 25 vendime të tjera, ndërmjet të cilave vendimin “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2016-2018 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2016”, vendimin “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”, vendim “Për kalimin e Parkut të Madh të liqenit Artificial të Tiranës, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Kopshtit Zoologjik, nga Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit në administrim të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, vendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.59, datë 30.12.2015, “Për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, vendim “Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë për disa familje të Tiranës”, e një sërë vendimesh të tjera. Gjithashtu gjatë nisjes së kësaj mbledhje kryetari i Bashkisë së Tiranës i propozoi Këshillit Bashkiak që ta përjashtojë veten nga e drejta për të përfituar nga indeksimi i pagave.
LINJA NR.1: SELITË-KRISTAL-QENDËR-STACIONI TRENIT-ALLIAS
LINJA NR.2: TEG-SAUK I VJETËR-KOPSHTI ZOOLOGJIK-STACIONI TRENIT
LINJA NR.3: KASHAR (UNAZORE)
LINJA NR.4: CITY PARK-MEGATEK-QTU-TERMINAL-QENDËR
LINJA NR.5: KOMBINATI AUTOTRAKTORËVE-INSTITUTI BUJQËSOR DHE ANASJELLTAS
LINJA NR.6: LAPRAKA (UNAZORE)
LINJA NR.7: TUFINA
LINJA NR. 8: ISH STACIONI I TRENIT-QENDËR-SAUK I RI/SAUK I VJETËR/ SANATORIUM-TEG
LINJA NR.9: QYTETI STUDENTI-JORDAN MISJA
LINJA NR.10: MATERNITETI I RI-QENDËR-ISH FUSHA E AVIACIONIT/ MIHAL GRAMENO/ QENDËR
LINJA NR.11: PORCELANI
LINJA NR.12: SHARRË-UZINA DINAMO- 5 MAJI
LINJA NR.13: TIRANA E RE
LINJA NR. 14: UNAZA
LINJA NR.15: KOMBINAT-KINOSTUDIO
LINJA NR. 16: LINJA RRETHQYTETESE BRENDA TIRANËS
Ne Shqiperi; ne drejtim te perdorimit te fjaleve te gabuara, ne vend te atyre drejta leme shume per te deshiruar ,njera nga ato eshte ne kete artikull te mesiperm.fjala eshte “stacioni “ne vend te fjales : ndalesa.
Lexojme se linja e Kasharit qenka nr.3 dhe cilesohet “UNAZORE”!!!
A mund ta perktheni se cdo te thote fjala “UNAZORE”???
Dhe me kryesorja:
-Kjo linje ka vite te tera qe autobuzet e firmes qe ka fituar tenderin apo licencen(me sakte qe ka dhene me shume ryshfet) nuk ka pranuar asnjehere perdorimin e ABONEVE,kartave te VETERANIT,INVALIDIT etj!
A mund ta dime se ketej e tutje do te pranohen abonete ne kete linje???
Po autobuzet qe jane pa KONDICIONER a do te hiqen nga perdorimi,apo boset e saj e kane LYER MIRE RROTEN E QERRES qe te mos beje zhurme???