Bojaxhiu dyshon se kufiri i Parkut është zvogëluar me vendimin e fundit të Bashkisë

23 Maj 2016, 18:31Sociale TEMA
Bojaxhiu dyshon se kufiri i Parkut është zvogëluar me vendimin e

Gjergj Bojaxhi qe perfaqeson ne Keshilin Bashkiak listen “Ne Tirana”, thote se “ne kemi bërë një verifikim të numrave të pronave të bëra publike në komunikimin e vendimit dhe duket qartë se nëpërmjet këtij vendimi, Këshillit Bashkiak i Tiranës po i kalon në administrim Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, një sipërfaqe më të vogël sesa sipërfaqja aktuale e Parkut, e miratuar me vendim të KKT”.

“Ditën e sotme Këshilli Bashkiak është duke shqyrtuar një projekt vendim për kalimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial (asetet e ndodhura në të) nga Drejtoria e Përgjithshme nr. 1, në administrimin e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Pronat që mungojnë janë në pjesën juglindore të parkut, në zonën me ndërtime informale, e cila praktikisht po hapet për zhvillime rezidenciale apo kullash, në veri, në zonën poshtë digës, dhe pjesën jugore, në anën e Farkës pranë unazës së madhe.

Ne sot po i drejtojmë 2 pyetje Kryetarit të Bashkisë dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak:

1) Pse APR-së po i kalohet për menaxhim një kufi parku i pa përcaktuar qartë dhe po harrohen shumë prona publike pa u përfshirë në të?

2) Pse nuk miratohet Plani për Parkun i cili të parashikojë zgjerimin e sipërfaqës të parkut dhe pas miratimit të kufijve të zgjeruar të parkut, t’i kalohen APR-së të gjitha sipërfaqet për menaxhim, me klauzolat specifike?

Vendimmarrje të tilla janë në kundërshtim me interesin e qytetarëve të Tiranës dhe ne jemi këtu për t’i denoncuar ato dhe për t’i dalë për zot pronës publike, e cila më shumë se kurrë, po rrezikohet të shkatërrohet nga kush supozohet t’a mbrojë atë”, perfundon Bojaxhiu.

1 komente në “Bojaxhiu dyshon se kufiri i Parkut është zvogëluar me vendimin e fundit të Bashkisë”

  1. ben says:

    Pse e ve njeri ne dyshim qe do ndodhte keshtu?
    Ndertimi te parku, zvogelimi I parkut bile dhe lufta me ato ndertimet jashte parkut jane pjese e te teres.
    Banda e betonit ne pushtet nuk do konkurence nga banda e betonit qe ishte, sepse eshte e vetmja menyre per te mbajtur cmime te larta.
    Kaq e thjeshte eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje