Petrolifera reagon për ndotjen e Zvërnecit

24 Maj 2016, 19:20Sociale TEMA

Petrolifera ka reaguar për ndotjen e Zvërnecit.

Sipas saj, Zvërneci është ndotur nga një pakujdesi e anijes turke Ismail Kaptanoglu

“Ne naten midis dites se shtune 21 maj dhe dites se diele 22 maj, rreth ores 03:30, anija H Ismail Kaptanoglu qe ngarkonte nafte bruto ne Portin Vlora 1, ndoshta nga nje manover e gabuar ne bordin e anijes qe ka krijuar  mbipresion ne tubacione, duke shkaktuar nje carje me pasoje rrjedhje te naftes ne brendesi te basednit  te portit.

Anija dhe terminali menjehere  kane zbatuar planin e emergjences te parashikuar nga standartet nderkombetare, duke kontrolluar rrjedhjen dhe duke pozicionuar kordon lundrues ne hyrje te portit , gjë që ka kufizuar ne maksimum derdhjen e naftes si dhe ka sjellë rikuperimin e naftes se derdhur ne uje. U njoftua menjehere Kapiteneria e Portit dhe Drejtoria e Pergjithshme te cilat kane bere hetime dhe verifikime duke angazhuar autoritetet te tjera kompetente.

Ne mbremje vone te dates 23 maj, u sinjalizua nje sasi e vogel nafte bruto (e vleresuar ne disa qindra kilogram) ne plazhin e Zvernecit, ne veri te Vlores , qe mund te kete ardhur nga i njejti incident, sepse erresira dhe era e forte gjate nates dhe paradites  se dates 22 mund te kene shkaktuar shperndarjen e nje pjese te produktit te pakapur nga rrethimi lundrues  i shtrire per te izoluar produktin  e derdhur.

Edhe ne kete situate, ne bashkepunim me autoritetet, kane nisur operacionet per rikuperimin e plote te produktit natyra e te cilit nuk perben rrezik per ndotjen e fundit te detit dhe mundeson pastrimin lehtesisht.  Operacionet e pastrimit tashme jane ne faze te avancuar”, thuhet në reagimin e Petroliferas.

3 komente në “Petrolifera reagon për ndotjen e Zvërnecit”

  1. dritan veiza says:

    shqipetaret kane lluks qe kane nje super vend shqiperine zoti i ka fal cdo gje mal fush det pyje por njerzit jane derra dhe kafshe te pa civizuar hiq i pakic t vogel qe jo
    kjo tashme dihet nga te gjithe se kte gje po vuajme
    gjiri vlores karaburun sazan llogora dhermi himare etj e gjith perja e detit jonian qe shqiperia ka fatin ta ket qe quhet perla mesdheut deti jonian po kujt ja ka dhen derrave shqiptar ? po pse them derra se per dy peme te parku tiranes cohen te gjithe dhe per prishjen eliqenve lures ,dajtit pogradecit lumejve pyjeve valbones vjoses etj etj lista pa fund as qe cohen fare asnje ? ku jane kta amjentalistet qe cohen per nje shkurre po shoqeria civile po opozita leshit ku eshte qe te parku me vrap te gjithe per nje shkurre? kjo pra eshte raca jone shqiptare kjo per fat te keq eshte shoqeria e semure kafsherore shqiptare
    se mos eshte hera pare qe derdhet nafte aty? do derdhet prap si eshte derdhur gjithmon dhe mos te presim ndonje katastrof te madhe qe do ndosi gjith jonin pjesen tone dhe greku e fqinjet do kenaqen d ket fat qe sdo kemi me turizem. ne
    ne jemi vend i vogel kemi pak det jonin pjesen tjeter e ka greku
    rastsisht thoni ju eshte ber nga TURKU kjo gje?ndotje aty u ca anija ?????
    po petrolifera qe u ndertua aty mendoni se u be rastesisht bashke me tecin?????gjiri vlores me karaburuni ndhe sazanin dhe ujin kristal mbrohet nga organizmat nderkometar dhe eshte futur ne listne e parqeve kombetore dhe vendeve te virgjera europine vende me diell uje jod dhe klime mesdhetare ku mund te besh plazh e te lahesh ne maj e deri nentor.
    pse su mor parasysh referendiumi i popullit qe tha jo ndertimit aty te ksaj vepre mostre petroliferes ky eshte sabotim i paster .
    ndertuar mes qytetit e mes gjirit me te bukur te euroes e mesdheut nga klima e uji.kjo pasuri qe ska cmim e shqiptarve kush e sabotoi dhe kush do qe ky vend te mos ket zvillim turizem dhe para/
    lajmi fundit greqia vjet 22 milion turiste kete vit prpa e ka nis me rritje 100per qind me shume se ruset europianet juglindor dhe europianet e tjere po shkojne atje greqi
    > po ne ja bejm gropen vetes tone vet. s duam kete vend s duam te behet vendi yne
    e keqja e ketij vendi jan po vet shqiptaret ka then nje rilindas i madh fjal me vend
    cohuni o popull vone shume eshte por cohuni mbroni me gjak kete toke ka ardh koha nga banditet me pushtet dhe bandat gjoja parti pd ps lsi etj mbroni kete toke te djegur te grabitur .ne qoftese ju ka ngel pak gjak shqiptari. mbrojeni nga antishqiptaret armiqte me te urryer te ktij vendi
    shqiperia ka plot vende ku ska kemb njeriu dhe vende e zona ku mund te ndertohej kjo veper PETROLIFERA po pse pikerisht aty? t tjerat kuptojini vet.si do ju heqin shqiptarve turizmin e para ja nje nga kto.e shume e shume te tjera

  2. xxx says:

    plera plera ky vend ka marr fund perfundimisht shfarosje masive t zogjve kafshve e tani detin
    enver hoxha cohu nga varri per kto gjera t mira qe kishe qe hajdutve kriminelve te prones poblike ju fuste plumbin ose i dergonte spac m thoni ky eshte e keqja e enverit ketu kemi frike nga e verteta une po them nje gje qe qendron dhe dihet nga te gjith kjo qe ai ste falte per kto gjera dhe une per kto po them spo them per te kqijat qe kishte ai sistem por per kto gjera te mira qe kishte dhe mire bente si derdhet nafta ne det dhe asnje s mban pergjithsi si sot dhe asnje minister s jep dorheqje

  3. USA says:

    Une isha ne shqiperi vitin e kaluar, dhe ndersa lahesha ne Vlore ndjeja ujin si vaje ne dore. Perfundimisht i ndjehet dhimbja perdhunimit te vlores nga iliropetrolifera.
    Kjo pune u pa mor shok, shqiperine e dogjen te vendet turistike fqinje me ndihmen e politikaneve shqiptare injorante. Nafta qe i hodhi ai studenti ne vlore atehere dejtuesit te petroliferes po ju hyn te gjitheve ne vesh. Ngrihuni dhe shporrini nga begdeti keta ndotesa, e po iku dhe turizmi ska me gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje