Ky është momenti dramatik kur një gropë thithëse hapet në një rrugë në një qytet të Kinës, duke tërhequr brenda katër automjete. Siç duket edhe nga pamjet, gropa ka thithur edhe një pemë aty pranë, ndërsa pronarit të njërës prej makinave nuk i mbetet tjetër veçse të shohë se si automjeti i tij zhduket në rrugë.