FOTOT/ “Rruga e Durrësit” në Tiranë, si një piano!

24 Maj 2016, 11:07Sociale TEMA
FOTOT/ “Rruga e Durrësit” në Tiranë, si një

Krahas ndërtimit të rrugëve të reja, Bashkia e Tiranës një rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe sinjalistikës së tyre, duke i ardhur kështu në ndihmë qytetarëve. Jo vetëm rrugët e reja, por edhe ato ekzistuese janë pajisur me një sinjalistë moderne, që shpeshherë janë risi në Tiranë.

Një prej tyre është edhe vijizimi i rrugës së “Durrësit”, ku vijat e bardha janë bërë në formën e tastierës së një pianoje. Këtë element e ka publikuar vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim të tijin në Twitter, ku ka pasqyruar edhe disa foto nga kjo rrugë.

“Keni hipur ndonjëherë mbi ‘piano’? Kolegët e sinjalistikës po bëjnë çmos që qyteti të jetë miqësor për këmbësoret”, shkruan Veliaj në Twitter.

15 komente në “FOTOT/ “Rruga e Durrësit” në Tiranë, si një piano!”

  1. faro says:

    Mendje ndritur!
    Menyre sh origjinale per te miqesuar komunitetin me qytetin!

  2. ardit says:

    I nderuar kryebashkiak,
    “urime” por une nuk kisha uje ne shtepi sot. Rruga unaza e re (brenda tiranes), ska as rruge te shtruara (pluhuri kanceroz ngrihet kudo), as trotuare, dhe pallatet jane akoma me uje pusi. Transporti publik eshte nje deshtim total, dhe transporton vetem 1/10 e atyre qe do mund te transportonte potencialisht. Keto “lale-lulet” nuk i hyn njeriu ne sy, nese nuk zgjidhen nevojat bazike.

    1. enter"" says:

      I nderuar qytetar I Tiranes.
      Probleme te tilla nuk mund te zgjidhen me nje shkop magjik. Sigurisht qe shqetesimi juaj ka vend dhe probleme te tilla shqetesojne gjith qytetin. Por nese nje qytet duhet rregulluar atehere do perballemi edhe me pluhurin. Nese ju qytetar keni ndonje menyre si te mos behet pluhur kur rregullohen rruget mund te na e thoni.
      Problemi I ujit eshte nje problem 25 vjecar dhe nuk zgjidhet Brenda nates.

      Faleminderit per mirekuptimin.

    2. Altin says:

      I nderuar qytetari Ardit!
      Meqenëse ti nuk ke ujë, fëmijët e mi u dashkan ta kalojnë rrugën ku banojnë qorrazi?! Meqenëse ti te lagjja jote nuk paske asfalt, as unë të lagjja ime nuk u dashka të kem?! Dhe meqenëse Bashkia ME NË FUND po punon (jo të gjitha punët bëhen për një vit , por ama vetëm qorri nuk e shikon që gjithandej po punohet vëndçe) ti apo cmirëzinjtë e tjerë si puna jote ti patjetër duhet të shash?! Ti dhe sorollopi yt duhet të jeni nga ata që prisni t’u vijë Kryebashkiaku shtëpi më shtëpi dhe t’u sjellë secilit nga 20.000 mijë euro (sepse për çfarëdo arsye duhet ta meritoni). Sa keq për ju që ai është i zënë me punë dhe nuk gjen dot kohë të vijë. Megjithatë ju prisni se ku i dihet. Dhe meqë jeni duke pritur futini edhe nga një të sharë Kryebashkiakut!

  3. ardit says:

    “urime” por une nuk kisha uje ne shtepi sot. Rruga unaza e re (brenda tiranes), ska as rruge te shtruara (pluhuri kanceroz ngrihet kudo), as trotuare, dhe pallatet jane akoma me uje pusi. Transporti publik eshte nje deshtim total, dhe transporton vetem 1/10 e atyre qe do mund te transportonte potencialisht. Keto “lale-lulet” nuk i hyn njeriu ne sy, nese nuk zgjidhen nevojat bazike.

  4. gimi says:

    po taksat per biznesin qe i ke cuar ne stratosfere o lali eri si ti konsiderojme…njerezve edhe kjo i duhet te ecin mbi piano se pune nuk ka biznesi eshte goditur fort nga ty dhe qeveria dhe njerezve ne depresion keto u duhen tani rruget dhe sinjalistike qe tu duket vetja sikur lundrojne mbi piano packa se nuk kane pune e buke ne shtepi. Harron te thuash qe shume nga keto rruge po i ben me taksat e biznesit dhe qytetareve pavaresisht se nuk thua sesa prej tyre shkojne per rruget dhe sesa per xhepat se derisa ti gezohesh sigurisht qe po te ecen puna mire por ne na intereson edhe transparaenca te na thuash sesa taksa ke mbledhur dhe sesi i ke shpenzuar, se qe kerkove rritje dyfish te rroges tende kete e kemi marre vesh tashme….

  5. viktor says:

    Bravo Erjon, Le te meren me fjale te tjeret ti vazhdo punet siç ke premtuar dhe siç po ben.
    Me respekt
    Viktor

  6. Albi_I says:

    Po prandaj u trefishuan taksat bashkiake, qe te bej Erioni (dmth Edi vete) disa fasada te tjera se e ka marre malli.

    1. enter"" says:

      Ty duhet me te te cu ne Amerike, atje ku gjysma e rroges te iken me taksa…ta mban te besh gili-vili pastaj???

      1. sonar289 says:

        Gjysma e rroges te iken me taksa??? Kush ta tregoi kete perralle o gojorja e Putanit?

  7. merushe says:

    Juve qe ju erren syte nga ndryshimet dite pas dite ne nje Tirane me te paster dhe me te zbukuruar , nuk kemi se c’tju themi vecse : Placi nga marazi !

  8. joti says:

    Qenkeni idiot ju. Cdo boje qe jep Eri i Edit ju do e publikoni si veper pesevjecari?!
    Lajm: dje kryetari i bashkise lyeu koshin e plerave te kethesa e Tiranes se Re

  9. Beni says:

    Urime dhe shpresojme qe boja te mos dale pas dy javeve sepae jemi te vetmit ne bote qe kemi rruge pa sinjalistike dhe vijezojme rruget i lyejme me boje vaji qe juk mban as edhe nje jave….ne nje kohe kur e gjithe bota ka sinjalistike permanente vijezimibi rruge.

  10. freee1111 says:

    hajt se po lujm tavull birisha vs Ramqja

  11. mesila says:

    rregullat e qarkullimit nuk jane lodra muzikore ore gerrnete.shof nje cmenduri totale qe nga kreu i shoqerise,dhe qe shitet si ndryshim-permirsim.nuk e di po te arrish ne ekstaze se pikturon rrugen e botes tjeter per tjeter ketu po shoh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje