Çifti Presidencial Obama do të detyrohet të ndërrojë shtëpi në fund të mandatit të dytë të presidentit Barack Obama, tetë vite pasi kanë qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Britanikes “Daily Mail,” Barack dhe Michelle Obama do të zhvendosen në një nga lagjet më elegante të ëashington DC, në një shtëpi e cila iu ka kushtuar 4.3 milionë dollarë.
Shtëpia e ndërtuar në 1928 përfshin 9 dhoma gjumi dhe 8 tualete, si dhe një hapësirë argëtimi dhe një kopsht shplodhjeje. Çifti Obama e ka marrë shtëpinë me qira nga Joe Lockhart, i cili ka shërbyer edhe si sekretar për shtyp për ish-presidentin Bill Clinton.