Është vetëm 17-vjeç, por kjo nxënëse shqiptare nga Cërriku ka habitur mbarë botën me shpikjen e saj

25 Maj 2016, 11:07Sociale TEMA
Është vetëm 17-vjeç, por kjo nxënëse shqiptare

Zakonisht ndodh që, pasi ke përfunduar studimet, të merresh me shkencë dhe shpikje. Por nuk ka ndodhur kështu me një 17 vjeçare nga Cërriku. Tek ajo është zbuluar herët ngacmimi për të prodhuar diçka të dobishme për shoqërinë. Dhe gjithçka duket se ka nisur nga një histori reale, ngjarje që shpesh i  kanë nxitur shkencëtarët që të shpikin gjërat e mëdha…

Ajo quhet Esli Belshi. Vjen nga një familje me vlera qytetare, të emancipuar dhe arsimuar. I ati është mjek i njohur (Kastriot Belshi) dhe nëna e saj mësuese dhe drejtuese në arsim,(Mimoza Belshi ).

Esli ka shkëlqyer në mësime në 9 vjeçare e tani vazhdon studimet në kolegjin “Mehmet Akif” ndër më të mirët në Shqipëri.

Ndërthurja e teorisë me praktikën, nxitja e prirjeve në procesin mësimor duket se ka dhënë frytet e veta dhe tani kur ajo është ende 17 vjeçe, emri i saj regjistrohet ndër shpikëset më të famshme në botë.

Nxënësja nga Cërriku e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas/SHBA.

Në  këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse e Kolegjit Turk “Mehmet Akif”  në degën inxhinieri, me projektin “Një dorë robot”.

Aktiviteti u përmbyll me një ceremoni madhështore, ku u bënë vlerësimet për projektet më të mira dhe u ndanë medalje dhe çmime të ndryshme, shkruan Fatos Salliu për infoelbasani. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroj asaj një bursë studimi.

Projekti bazohet në risitë në zhvillimin e elektronikës dhe qëllimi ka qenë prezantimi i një projekti të thjeshtë, që nëpërmjet një mikroçipi, dora e dëmtuar të komandohet me anë të zërit.

Demonstrimi fillestar ka qenë hapja dhe mbyllja e dorës me anë të komandës zanore. Më pas do të kalohet në komandimin e secilit gisht veçmas.

Esli shprehet se këtë çmim ja dedikon gjyshit të saj i cili e ka shtyrë në punën kërkimore.

Ajo tregon emocionet e veçanta gjatë marrjes së çmimit dhe thotë se në momentet kur ka ngritur flamurin e ka harruar veten, por ka menduar për gjithë Shqipërinë.

Të ardhmen e sheh në punën kërkimore në studime që pritet ti vazhdojë në universitetet më të njohura të botës të cilët nuk kanë munguar ti dërgojnë ftesa që tani.

Esli përbën një shembull frymëzimi. Njëkohësisht ajo është vazhduese e gjeneratës së shkencëtarëve shqiptarë që tashmë kanë bërë emër në Amerikë dhe në mbarë rruzullin.

Intervista: Të ndihmosh njerëzit  qëndron përtej të qenit dikush

Të befason e të mrekullon njëkohësisht logjika e kësaj 17 vjeçareje. Shprehja e saj “ Të ndihmosh njerëzit qëndron përtej të qenit dikush”, zotëron një fuqi shprehëse që tejkalon shpikjen e saj.  Është pikërisht kjo që në fakt i mungon botës sonë që rend e stresuar vetëm brenda interesave të ngushta të saj.

Si ju lindi ideja për këtë projekt?

Idenë e mora rastësisht. Ishte një rast aktual i dikujt që kishte probleme me gjymtyrët e sipërme. Më ngacmoi ideja që ta bëj edhe këtë kategori që të ndjehet si të tjerët. Dhe ju përvesha punës.

Si u përzgjodhët

Ishte një konkurs që mund të aplikoje edhe me anë të internetit. Por Shqipëria u përfaqësua me fituesit e ASEFF-it që është një konkus kombëtar për projekte shkencore. Unë u përzgjodha bashkë me dy djem nga Shkodra.

Çfarë vlerësoi juria tek projekti juaj?

U pëlqye si ide dhe si një projekt i bukur. U demonstrua konkretisht me komandë zanore para jurisë. Ata mbetën shumë të kënaqur. Mendoj se çelsi i suksesit ishte të bazoheshe në zbulime të thjeshta për gjëra të vështira. Dhe mendoj se këtë vlerësuan më shumë.

Si mendon do gjejë aplikime?

Projekti im ishte prototip dhe sigurisht që ka nevojë që të përmirësohet. Por aplikimi mendoj se i përket së ardhmes jo shumë të afërt. Projekti bazohet në thjeshtësinë që të mos shkaktojë as dhimbje dhe as lodhje dhe të jetë i aplikueshëm edhe nga njerëz që nuk kanë njohuri elektronike dhe që të jetë i komandueshëm. Gjithashtu edhe më i lirë për tu prodhuar dhe për tu blerë në treg. Sipas kësaj pajisje, njerëzit nuk kanë nevojë që të kenë kontakte muskulore por të komandohet me zë.

Ku e gjen më shumë veten në degët e shkencës?

Mund të the se e gjej veten në pjesën e elektronikës. Përderisa isha e suksesshme këtu mendoj të qëndroj në këtë fushë. Por jam mirë edhe në degë të tjera.

Ju bënë oferta pas këtij çmimi?

Po. Pas çmimit më bëri menjëherë ftesë një universitet në Amerikë. Por nuk do nxitohem. Do të përzgjedh.

Do vazhdosh studimet në këtë fushë? Do perfeksionohesh në këtë disiplinë? Do perfeksionohesh

Po do vazhdoj.

Cilat janë synimet e tua në jetë?

Mjafton të kem një punë. Suksesi për mua nuk është edhe aq i rëndësishëm.

Do kemi një shkencëtare në të ardhmen?

Do ja lë kohës

A keni një model nga ku udhëhiqeni në jetë?

Nga njerëz të famshëm jo brenda familjes po. Modeli për mua është gjyshi im Lulo Hoxha. Ai madje më shtyu që të ndërmerrja projektin. Edhe gjyshi tjetër. Prindërit më kanë qëndruar pranë dhe kanë ndihmuar që të realizoj synimet e mia.

Si u ndjeve kur fituat çmimin?

Ishte e papërshkrueshme. Një krenari më vete.  Në atë moment harrova që isha individualisht. Ishte diçka shumë e madhe.

Ke ndonjë mesazh për bashkëmoshatarët e tu?

Të ndihmosh njerëzit  qëndron përtej të qenit dikush.

Infoelbasani.al

26 komente në “Është vetëm 17-vjeç, por kjo nxënëse shqiptare nga Cërriku ka habitur mbarë botën me shpikjen e saj”

  1. Ilir Beqja says:

    Goxha lajm . Njoh njerez qe aplikime te tilla i kane ideuar dhe vene ne pune mbi 2-3 vjet me pare dhe shume te perparuara madje.kjo “shpikje” ka guida te gatshme online qe cdokush qe ka passion ne fushen e teknoligjise /hobby mund ta ndjeke. Po u be lajm sepse qenkan nxenes nga Kolegji Turk. Gazete pleher. Cdo gje mbas interesit tek ju. Prandaj dhe Shqiperia do te ngelet gjithmone e me shumicen e njerezve neandertale.

    1. Mikonoas pederaslliku sheshit says:

      Ortho le te lehin karvani te shkoj perpara

    2. Viktor says:

      T’ua kishe thene edhe amerikaneve kete, sepse duket qe nuk e ditkan perderisa i dhane kete medalje.

  2. Kritiku says:

    Ky Fatos Salliu qenka nje analfabet funksional si shumica e atyre qe jane vetequajtur gazetare. Ashtu si edhe shumica e shqiptareve qe as e kuptojne se kur duhet ti drejtohen nje personi me “Ju” apo”Ti” edhe ky nuk e ka idene fare. Ne rradhe te pare nje 17-vjeçare nuk i drejtohet njeri me “Ju”, por me “Ti”. Po nese e fillon bashkebisedimin me “JU”, atehere duhet vazhduar deri ne fund, por ne kete rast kjo humbet rruges. Lexoni ndertimin e pyetjeve te bera nga ky gazetar analfabet funksional dhe do ta shikoni dallimin.
    Ne rradhe te dyte, vajza mori pjese ne nje konkurs, por nuk besoj se “mbare bota” e di qe behet nje konkurs i tille dhe si rrjedhoje nuk mund te çuditet. Tipik gazetar injorant qe shkruajne me superlativa. Perse qenka çudi nje gje e tille, kur kjo eshte ide e hedhur qe para 20-vjetesh? Per katundaret kjo çudi eshte por jo per ata qe kane njohuri ne shkence. Vajzes i urojme suksese ne jete dhe te vazhdoje keshtu siç e ka nisur dhe qenka me te dy kembet ne toke, ndryshe nga shumica e shqiptareve qe fluturojne me pras…

    1. Lamaj says:

      E nese do te flisnim per kritiket, ata kane nje pune goxha te veshtire, megjithate, ka edhe nga ata qe nuk e kuptojne mire punen e tyre. Ju jap plotesisht te drejte kur thoni se ky gazetar ka bere gabime drejtshkrimore, por te thoni per kete gjeni qe nuk te cudit, kjo po qe eshte e habitshme. Ideja dhe arritja e saj me te vertete qe te cudit, sepse perderisa u vleresua nga mesuesit me prestigjoze te Botes dhe fitoi vendin e dyte nga nje mori pjesemarresish, atehere cuditesh me te vertete. Ndoshta, ideja ka ekzistuar, por a eshte hedhur ne praktike ? E pra, per kete i shkon merita kesaj 17 vjecareje, qe me nje imagjinate te fuqishme e me dije te pakufijshme, po i hap dyert e se ardhmes nje nga nje.

  3. biba says:

    Bravo vajzes!
    E ka pritur kryeministri kete vajzen, a i ka ofruar ndonje burse apo vend pune?

  4. maximus says:

    kolegji turk me i miri ne shqiperi,???? vari lesht, ky kolegj me shume ka nxjere xhihadiste se sa nxenes te shkolluar, gjynaf kjo goxa qe paska ngec tek ky kolegj.

  5. Kevin says:

    Thjesht Reklame per kolegjin turk.

  6. Giasou Janulatos pederasti says:

    Edhe unë çpika kanoçen ose grupin e sekondes qe allvanosat te shikonin porno nga yugosllavi po sma vari njeri

  7. Ilia says:

    Urime vajzes, por te thuash qe Kolegji Turk eshte me i miri ne Shqiperi, duhet guxim i madh. Shkollat me te mira jane padyshim ato Publiket dhe ky eshte fakt i pranuar gjeresisht. Jane ato qe mbajne peshen e studenteve me te mire ne te ardhmen, mjafton te shikosh Gjimnazin Ismail Qemali, Petro Nini Luarasi, Qemal Stafa, Sami Frasheri ne Tirane e te tjere neper rrethe.

    1. dorela says:

      Shkollat publike jane varu teneqen sa per dijeni. Rralle mund te kete mbetur ndonje mesues i sakte nga kohet e meparshme.
      Di dhe raste te tjera qe nga kolegjet turke studentet kane shkelqyer madje kane bere shpikje dhe kane marre edhe bursa nga NASA ne Amerike.

  8. nuk ka tym pa zjarr says:

    Me kujtohen femijet e muzikanteve apo te piktoreve qe ishin te ” talentuar” te lindur dhe prinderit nuk kishin rol ” fare” ne talentin e tyre.
    Ja si kaqoli qe kemi aty lart. As piktor, as basketbollist as kryeministwr.
    Vec firmoses i shkelqyer i lejeve te ndertimit ne bashki dhe koncesioneve.
    Bote e genjeshtwr.

  9. joel shkodra says:

    Shpresojne qe kur te mbaroje studimet te kthehet ne Shqiperi. Por, me keto qeveri qe kemi, zor te kthehet.

  10. GeRa G says:

    Pershendetje Mrekullia Elsi Belshi!
    Ndersa po shkruaj keto rradhe ne vetemin time, ca lot rrodhen per ty!
    oh, sanevoj ka Shqiperia per ty, oh sa nevoj pa bota per ty pa u bere kombetarist apo nacionalist.
    Just go on in this road , or bij e Shqiperise, e Iliriese ( dhe e palazg+atlantitadsve).

    Zoti te ka dhene nje mendje te madhe, vleresoje!
    Sot ndihem krenar per vheten dhe ty! Love Albania ! Faleminderit Elsi!

  11. Fjala shqipe says:

    Po Houston eshte qytet dhe jo shtet I dashur pseudo gazetar

  12. Tirana says:

    Nje lajm interessant kurre behet fjale per nje nxenese Shqiptare e cila fiton nje burse ne Amerike thjesht lajm qe nderon edhe emrin e vendit se kemi 98% te lajmeve te huaja apo te vendit qe e lene Shqiperine pa te mbathura. Por po ti referohemi realitetit shume student Shqiptare e kane si nje synim bursen jashte shtetit ku njihen edhe shkolla Amerika ne Tirane qe i jep burse studenteve me te mire. Keta yje te shkences behen preh e gjuetise se trurit dhe perfundimisht behen Amerikane dhe shuhen si amerikane me origjine Shqiptare ,-thote dikush por jane gjepura kush jeton jashte shtetit mbi 10 vjet crrenjezohet mbi 20 vjet nuk i pelqen Shoqeria me Shqiptare mbi 30 vjet kemi rastet e njerezeve me te mencur te kombit qe jane shuar jashte shtetit ne Amerike edhe pse Shqiperia i ka bere ftese me ardhur ne atdhe dhe per hire te madherise se personit ka ndertuar edhe nje kishe ne Tirane. Z.Fan Nolin ne 1964 e ftuan ne Shqiperi dhe ai nuk erdhi. Athere kurre jeton jashte vendit Shqiperia automatikisht te duket e njellojshme ashtu eshte jeta e varfer me politikane hajdute me mashtrime ordinere me vrasje,gjakmarrje,krime nga me horribel dhe me nje mentalitet qe eshte pertoke. Duke e krahasuar me Evropen ne Shqiperi vajzat e reja i thojne nje 40 vjecari o Xhaje dhe po i njejti Xhaj ne Paris apo London nuk ka nje problem me nje vajze te re se ne boten e jashtme te shikojne trurin dhe veprimet jo paraqitjen dhe moshen . Athere perfundimisht kjo vajze e re 17 vjecare nuk eshte per Shqiperine sic edhe ajo studentja vlonjate qe morri bursen nga Google si me emira ne bote ku ishin 40 te zgjedhur per ne shkollat e Amerikes. Shqiperia do te mbetet vetem per eliten si Eldorado premtuese te cileve ju interesojne milionat dhe Shqiptaret e mencur te cilet po te ishte vendi ndryshe nga vete sistemi politik do te benin shume gjera te nevojshme per industri teknike, zhvillim per te ecur vendi perpara pa pasur nevoje te imortojme dhe te harxhojme miliona Euro per materiale qe ne i blejme me parate e shtetit dhe qe jane forca e ekonomise tone.

    1. Shahisti says:

      @Tirana:
      Ne Tirane keni Saliun, Edvinin, Liken, Lulzimin, Moniken qe detyrimisht jane KOKAt (ose kakat) me te mencura te kombit. E c’po u duhen shqiptaret e Amerikes?

  13. Shahisti says:

    Nje pietje kishnjem un: Po penisin e rregullon qy çipi i kesaj shkencetares se re?

  14. Rita says:

    Suksese te metejshme i uroj vajzes se zgjuar !! Ky rast e shume te tjere nderojne atdheun ,familjen e miqte perrreth !!

  15. genti says:

    O popull shqiptar,pse jemi kaq injorant dhe te vrafer ne shpirt?Ka fituar medaljse argjendi,e dyta ne bote midis 62 vendeve.Nje juri e perzgjedhur nga N.A.S.A ishte ajo qe dha cmimin,kurse ju me thoni jo po ka 20 vjet qe eshte shpikur e jo keshtu e jo ashtu.Mbylleni gojen dhe ndihuni krenare se njeres si kjo i duhen ketij vendi.Lutjuni zotit qe femijte tuaj te behen qofte sa gjysma e saj, dhe urojini ketij kombi te kete sa me shume mendje brilante si kjo e saja dhe sa me pak mizantropa e njerez me shpirt te varfer si ju.

  16. Viktor says:

    Nuk mund te flas me kompetence, sepse nuk e njoh kete fushe. Megjithate, sido qe te jete, vajza duhet pergezuar dhe nxitur te vazhdoje me tej ne kete rruge. Ne fund te fundit, ajo vlen me shume se te gjithe ne qe e kalojme kohen duke bere bla-bla neper rrjetet sociale dhe Internetin nuk e perdor per te fyer, por per t’u njohur. dhe, me tej akoma, ajo vlen mijera here me shume se sa ato kurvat qe behen te famshme, vetem e vetem nga qe pozojne pa breke.
    Bravo te qofte moj vajze ! Vazhdo keshtu dhe mos na degjo neve, te papuneve qe shtyjme kohen duke share ata qe jane me te zotet se ne.

    1. Shahisti says:

      Viktor, ty te lumte per inkurajimin qe i ben kesaj cupes. Po ne fund te komentit e cvlereson se e keshillon qe te mos na degjoje neve, perfshire e dhe zotrine tende. Mungese koherence? Logjike e cenuar? Apo ego e diskredituar nga mossuksesi?

      1. Viktor says:

        Jo o Shahist, nje realitet i hidhur qe na prek te gjitheve dhe asnje fije mungese modestie. Fakti qe rri ketu dhe bej llogje, tregon se nuk jam me i mire se ju te tjeret, duke e kaluar kohen para kompjuterit. Pikerisht per kete mendoj se vlej diçka edhe une, sepse siç thote Balzaku, “tru i mençur eshte ai qe e njeh peshen e vet”. Dhe bota do te behet me e mire kur gjithkush ta kuptoje se sa vlen ne te vertete dhe te mos u lehe si kone neper kembe atyre qe jane me te afte se ata. Sa per tre pyetjet qe shtron, po ta them se nuk eshte asnje nga te treja. nuk kam ndermend te te them se kush jam dhe çfare kam bere ne kete jete ? ku jam sot dhe me se merrem konkretisht , Thjesht po te them se jo vetem ne moshen 17-vjeçare, qe kjo vajze ka sot, por edhe sot e kesaj dite (sa per dijeni, i kam kaluar te 50-at) as qe e kam idene se si behen ato qe ajo ka bere. Kjo nuk do te thote mossukses, por koherence. Nuk do te thote “ego”, por pranim i realitetit dhe konceptimi i tij sipas logjikes se shendoshe dhe asaj te cenuar.

        1. Shahisti says:

          Viktor, po arrij ne perfundimin se ti je nje njeri i mrekullueshem dhe shqiptar i rralle, madje fare fantastik. Lum si ti. Paske vetem nje problem te vockel, po fare te vockel ama, i merrke te gjitha gjerat shume seriozisht dhe te mungoka edhe sensi me minimal i humorit. Gjithsesi shendet e te mira e vazhdo te admirosh ata qe jane me te zot se ty, ose qe i paraqisin si me te zote se ty.

  17. Genti says:

    Ndonje cip qe qep breket si te Shukriut, kur dedekton se po survejohet nga nje kamer e fshehte, kur do shpiket? Na hapet barkun me keto lajme te porositura! Ka plot mendje te ndritura bota, qe nuk marrin as me te voglin publicitet, sepse zakonisht idete e tyre vidhen nga qylaxhinjte dhe mashtruesit me para.

  18. Shqiperi ETNIKE says:

    RESPEKT Te Plote per VAJZEN dhe Familjen e saj, Ndaj gjithashtu edhe Respekt te VECANTE PER Gjyshin e saj,si dhe Gjysherit e mije…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje