Në seancën e sotme parlamentare, deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka deklaruar se prania e elementëve të inkriminuar në Kuvend është e papranueshme.
“Kemi arritur në një pikë ku në këtë Parlament kanë ardhur njerëz përgjegjës për krime rrënqethëse”, ka thënë Patozi, i cili ka folur për trafikantë, vrasës dhe hajdutë të shtëpive.
Sipas Patozit, bilanci i parë i ligjit të dekriminalizimit është vërtet tronditës, “ende pa u kryer një hetim që mund ta thellojë rezultatin”.
“Të dënuar për trafiqe kanë veshur kostume dhe drejtojnë bashkitë e vendit. Kryeministri është kampion i kërkimit me qiri i kontigjentëve kriminalë”, ka thënë Patozi, i cili ka komentuar edhe ngjarjet e fundit të verifikuara në vend.
“Ajo që ka bërë Shukriu është e pakrahasueshme me krimet e disave që drejtojnë bashkitë. Por këtu dënohen vetëm ata që dalin në televizor. Kjo është Shqipëria sot”, ka deklaruar më tej deputeti demokrat.
Sipas tij, nga kjo situatë mund të dilet vetëm përmes një reflektimi të thellë të klasës politike dhe jo lidhjes së saj me bandat.
“Duhet një reformë e plotë kushtetuese që të nisë me ligjin e ri elektoral. Le të ulemi që sot për një kontratë të re sociale, sepse ndryshe nuk zbutet tranzicioni i këtij vendi. Le ta fillojmë me zgjedhjet. Le të shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje parlamentare, por edhe për pushtetin vendor”, ka sugjeruar Patozi, i cili megjithatë është shprehur skeptik për pranimin e kërkesave të tij.
Sipas tij, nuk duhet pritur që opozita të konkurrojë me bandat e veta dhe të fitojë më i forti.
“Nuk është çudi që kjo të ndodhë, sepse askush nuk parashikon se cfarë opozite do kemi nesër nëse pushteti nuk e ndryshon filozofinë e vet. Duhet reformë e plotë kushtetuese, që përfshin edhe reformën e drejtësisë dhe të mos kompleksohemi nga mungesa e kohës, pasi na u deshën 48 orë për ta përmbysur kushtetutën krejtësisht”, tha ai.
Beji Patos po ke me mar jo 1 million shuplaka po 850 mije e ke te sigurt ,keshtu larteson me shum dhe te sigurt Ramen
Kesaj i thone; “fshati digjej e kurva krihej”, e di pse PATOSI? Sot duhet te shprehje mendimet e tua rreth çeshtjes “Flamur Noka eshte agjent i UDB-se”? – Ndersa ti vazhdon si kurva qe krihet ndersa fshati dighet. Po eshte e kuptueshme menyra e sjelljes tuaj, te PD-isteve, me duket se jeni te gjithe drejtues te zgjrdhur ose seleksionuar nga UDB-ja, e pra nuk mund te beni komente mbi kete argument. Tani pirdh sa te duash e si te duash.
Rron ti katnar akoma !? Çne qe sje ndjere deri tani ?
Emer dhjari, surrat dhjari, paraqitje prej dhjari.
Beri mire sali palla qe te ndau menjane. Ti e shumta me ate surrat vetem kryetar kooperative mund te behesh