Diskutimi kishte nisur shumë kohë më parë, por mes shumë polemikash më në fund është vendosur me ligj: ndalohen emailet e punës në fundjavë.
Franca ka kaluar në parlament normën e re që i konsideron të jashtëligjshme emailet e dërguara në fundjavë.
Asnjë punonjës nuk duhet të marrë ose të dërgojë emaile pune gjatë fundjavës.
Ligji i ri është bërë në mënyrë të tillë që të ketë një ndarje mes kohës së lirë dhe punës.
Janë të shumta ndërmarrjet që shfrytëzojnë edhe fundjavën për qëllime pune, por falë këtij ligji punonjësit nuk do ta kenë më këtë shqetësim.
“Të gjithë studimet tregojnë se ka më shumë stres rreth punës krahasuar me të shkuarën dhe stresi është konstant”, tha për BBC, Benoit Hamon, anëtar i Partisë Socialistë në Francë.
“Punonjësit lënë fizikisht zyrën por në fakt nuk kanë asnjë ditë pushim pasi punojnë edhe gjatë fundjavës. Emailet, mesazhet dhe dokumentat e shumta kanë ‘mbytur’ jetën e çdokujt deri sa vjen ajo pikë dhe shpërthejnë”, tha ai.
Por jo të gjithë janë dakord me këtë ligj.
John Whittle, nga “Digital Brain Switch” në Britaninë e Madhe mendon se ky ligj do shtojë ankthin te punonjësit në momentin e rikthimit në punë, të hënën.
Jeni vone, ka muaj qe ky ligj eshte aprovuar