Rrjeti i ri ujësjellësi në rr. “Zagoria” në Kombinat, Veliaj: Po i kthejmë të ardhurat në investime

26 Maj 2016, 18:09Sociale TEMA

Një tjetër lagje e Tiranës i ka dhënë fund problemeve me ujin e pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e Bashkia së Tiranës, ka përfunduar në një kohë rekord rrjetin e ri të ujësjellësit për gjithë lagjen që përshkohet nga rruga “Zagoria” në Kombinat. 

Këtë fakt e ka bërë të ditur sot vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjithashtu ka gjetur rastin të bëj të ditur se kur uji paguhet krijohet mundësia për më shumë investime.

 “Faleminderit që paguani ujin, po i kthejmë të ardhurat në investime. Rrjeti i ri zgjidh furnizimin me ujë dhe eliminon humbjet”, shkruan Veliaj në Facebook.

1 komente në “Rrjeti i ri ujësjellësi në rr. “Zagoria” në Kombinat, Veliaj: Po i kthejmë të ardhurat në investime”

  1. Kadri says:

    Tirana ne pune. I lumte bashkise te pakten per nje gje po sigurohemi. Taksat nuk po na shkojne dem. Pergezime dhe mos u ndalni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje