FOTOT/ Bashkia fiton gjyqin për ndërtesën e INSIG-ut, zhbllokohen punimet për Unazën e Vogël

26 Maj 2016, 13:58Sociale TEMA
FOTOT/ Bashkia fiton gjyqin për ndërtesën e INSIG-ut, zhbllokohen

Qytetaret e Tiranes do te kene shume shpejt nje tjeter projekt publik madhor te realizuar. Bashkia e Tiranës fiton nje tjeter beteje ligjore, e cila i ka hapur perfundimisht rrugen perfundimit te shpejte te projektit per ndertimin e Unazes se Vogel. Ajo ka fituar gjyqin me pronarët e nderteses qe njihet ndryshe si INSIG-u, i cili ishte bërë pengesë për vijimin e punimeve dhe përfundimin ne kohe te Unazës së Vogël, projekt i cili lehteson shume qarkullimin e makinave ne qender.

Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të rregullt shpronësimin për interes publik që Bashkia i ka bërë kësaj godine në kuadër të projektit të Unazës së Vogël, duke rrëzuar kështu pretendimet e pronarëve të godinës. Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, godina e INSIG-ut u vlerësoa me një vlerë prej 2 milionë euro, ndërkohë që pronarët pretendonin një shumë që shkonte deri në 6 herë më shumë.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Administrative i hap rrugë përfundimit të shpejte te punimeve për ndërtimin edhe të segmentit nga pallati i ish-INSIG-ut deri te Bulevardi Zogu i Parë. Nderkaq, 3 segmentet e tjera te Unazes se Vogel kane perfunduar me kohe nga Bashkia e Tiranes dhe jane ne funksionim te nje qarkullimi me te lirshem te automjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje