Qeveria miraton planin e LGBTI, hapet rruga për martesat homoseksuale

26 Maj 2016, 10:14Sociale TEMA

Shqipëria ka bërë një hap tjetër para sa i përket plotësimit të të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI. Qeveria ka miratuar dje Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë, 2016-2020, ndërsa ngarkohen të gjitha institucionet e përmendura në të, për zbatimin e këtij vendimi.

Qëllimet Strategjike të këtij dokumentit janë tre dhe më konkretisht: 1. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe rritja e  ndërgjegjësimit  për mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI, në përputhje me standardet ndërkombëtare; 2. Eliminimi i të gjitha formave të diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të strukturave të rendit dhe sigurisë; dhe 3. Përmirësimi i aksesit në shërbimet e punësimit, edukimit, shëndetësisë, strehimit dhe sporteve për personat LGBTI, duke garantuar mundësi dhe të drejta të barabarta.

Sipas relacionit shpjegues të këtij dokumenti, hartimi dhe zbatimi i këtij plani lidhet ngushtë me detyrimet që rrjedhin nga një sërë dokumentesh ndërkombëtare, si: Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM/Rec (2010)5 për Shtetet anëtare në lidhje me “Masat për luftën kundër diskriminimit për shkaqe të orientimit seksual ose identitetit gjinor”; rekomandimet e shqyrtimit të Shqipërisë sipas Mekanizmit Universal Periodik (UPR); Raporti i 2015 i Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) për Shqipërinë; IDAHO 2014.

Ky dokument vjen paralelisht edhe me një tjetër lehtësi që politika shqiptare po i bën këtij komuniteti duke përfshirë në kushtetutë edhe ndalimin e diskriminimit për shkak të orientimit seksual, raporton Mapo.

Duket se me këta dy hapa, politika dhe në mënyrë të veçantë qeveria shqiptare, iu hap rrugë edhe zhvillimeve të tjera të mëpasshme për të ligjëruar edhe martesat mes të njëjtit seks.

5 komente në “Qeveria miraton planin e LGBTI, hapet rruga për martesat homoseksuale”

  1. antropologu says:

    Hajde tu trashtegopi o tgfs!

  2. adi says:

    nuk kishte si te ndodhte ndryshe
    kjo qeveri ne fakt qe nga dita e pare ka menduar vetem per by..at!!!!

  3. faro says:

    Perse e dobesoni familjen monogame !!!! .????
    Vecanerisht ne nje shte kaq tevogel sa na kane katandisur ne, kjo eshte celula me e fuqishme kombetare dhe e palekundshme nder shekuj, qe na ka mbetu.
    A e mrndoni se sa i turperuar, madje i percmuar, do te jete ne kolektiv femija i rritur ne keto familje? Cili do pranoj te behet shok me te? Cili do mbetet pa u hakmarre lehtesisht me te?

  4. Giasou Janulatos pederasti says:

    Me ne fund shpetuan edhe bithekirat e janulles

  5. Viktor says:

    Shkrim i gabuar qysh ne fjaline e pare. Sepse me kete dhurate te re te Rilindjes, Shqiperia nuk ka bere “nje hap para”, siç mundohet te na mbushe mendjen gazetari i Rames (“Temes”), por shume hapa prapa, ne epoken e kafsherise. Argumenti dihet: “Na e kerkon Europa”. E pastaj ? Mos duhet qe te bejme symbyllur çdo gje qe na e kerkon europa ? Me sa di une, edhe ne shkollen me te rendomte dhe pa nivel, nxenesi kopjac quhet me i dobeti. Pastaj, perse Europa nuk detyron Italine, apo Gjermanine ? Pse nuk i detyron polaket, çeket, hungarezet etj., ku homoseksualet jo vetem qe nuk kane te drejte te martohen per shembull, por edhe rrihen keq kur guxojne te dalin ne rruge per te “Drejtat e bythes se tyre”? Nese hyrja ne Europe u varka kaq shume nga kjo çeshtje, kurre mos u futshim. Personalisht jam nje nga ata qe e kam enderruar gjithmone hyrjen ne familjen europiane. Por duke besuar njekohesisht qe ne Europe duhet te hyjme me koke dhe jo me bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje