Kur grabitës të armatosur hyjnë diku për të vjedhur, nuk mbetet shumë për të bërë. Ose do t’i lejosh të marrin gjithçka dhe të shpëtosh veten, ose do të marrësh përsipër rrezikun e përleshjes me ta. Pikërisht kjo ka ndodhur në një dyqan në Silver Spring të Maryland, në SHBA, por ai që ka qëndruar përballë grabitësve ka qenë një djalë vetëm 7-vjeç. Në videon e kamerave të sigurisë, ai shihet teksa ndeshet me grabitësit e armatosur, pa u trembur aspak.