Në 10 vitet e fundit është rasti i 4-tërt që ndodh në Rimini.
Vrasje të trashëgimisë së kaluarës së errët të Kanunit shqiptarë.
Tematika që tashmë komuniteti shqiptar në rajon i quan të mbydhura, shfaqen tek tuk pa motiv e lehtësisht të evitueshme nëse edhe shteti shqiptar mund të jetë më afër me “Qendra Kulturore” apo “Zyra Përfaqësie” .
Nga Bologna e deri në Ankona jetojnë mbi 200-mijë shqiptarë, asnjë zyrë përfaqësie shqiptare, asnjë qeveritarë nuk është dukur në tre vjetët e fundit për të diskutuar këtë handikap institucional kaq të domosdoshëm për komunitetin shqiptar.
Dhjetra kërkesa u kemi bërë qeverisë, ministrit përkatër e asnjë përgjigje zyrtare.
Me shumë premtime e sollëm bashkarisht këtë qeveri, ende asnjë nga tre vjet, sot e deri nesër, s’ka gjasa të jetë në tavolinat e qeverisë edhe një pikë e vetme për emigracionin.
Se kam pranuar e s’mund ta pranoj me asnjë kondicion këtë hezitim, harresë apo heshtje artificiale kundrejt kërkesave legjitime të diasporës shqiptare në Itali.
Sot më shumë se kurrë duhet qeveria duhet të shpërndaje në të gjithë territorin italian, grackat diplomatike shqiptare të akredituara artificialisht nga qeveritë e kaluara në Romë e Milano.
Gracka diplomatike që vazhdojnë ende të jenë streha karrieriste për të rekomanduar nga Tirana e jo për në sherbim te komunitetit tonë me banim në Itali.
Do te propozoja qe kushdo nga ata (qe i terheq ligji i kanunit) persona qe i bejne presione personave te tjere per tu hakmarre ne baze te ketij codi penal historik , te kene perballe nej ligj te ri, qe mund ta aprovoje Parlamenti shqipetar(nga 10-20 vjet burg) ,per te eleminuar kete plage historike veriore.
Kanuni, = Kanonas ne Gr. = Regulli ne Al. term Grek dhe Zakon Islamik i shkruar ne Kuran, dmth Gjuhesin Greke dhe Masakren Islame, dmth shkaterim i Shoqeris Shqipetare.