“Nëse kjo reformë dështon, ju turpëroni veten përpara atyre që ju kanë zgjedhur dhe gjithashtu do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA dhe BE. Fatmirësisht, ne së bashku nuk do të lejojmë që të dështojë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë më sukses dhe ne do tju ndihmojmë”. Kjo delaratë e fortë si shumë të tjera e ambasadorit Lu flet gjithashtu për gatishmërinë dhe angazhimin amerikan në këtë proces jetik për Shqipërinë.
Por, çfarë po ndodh me reformën në drejtësi sot? Çfarë shprehin mesazhet që japin ndërkombëtarët dhe politika në Tiranë? Dhe më e rëndësishmja, që ja vlen të analizohet nëpërmjet deklaratave që lëshohen edhe kush është pro dhe kundër reformës? A janë ambasadorja e BE-së dhe ai i SHBA-ve përballë sfidës që “qenin që vranë ta hedhin në përrua”, pra të bitisin atë që nisen? Çfarë i pengon?
Kujtojmë se para 2 ditësh zv.Ambasadori i SHBA-ve, David Muniz, solli një shëmbull real sipër të treguar se rëndësia e reformës është jetike për vazhdimin e progresit të vendit. “Vitin e kaluar ne kemi biseduar me disa kompani që do të investonin 250 milionë dollarë, por këto kompani vendosën të investojnë tjetërkund, për shkak të frikës se nuk do të kishin një gjykim të drejtë në gjykatat shqiptare. Parlamenti është në kohën e duhur për ta miratuar refomën. Nëse ka negociata që duhen zhvilluar në mënyrë që drafti përfundimtar të votohet, është shumë vonë që të bëhen ndryshime thelbësore për pjesë të rëndësishme të reformës. Le të ecim përpara dhe t’i japim fund. Nuk ka më kohë për vonesa dhe argumente të pafundme”, tha David Muniz. Kështu zv.ambasadori i dha një mesazh të fortë Bashës. Ky i fundit ishte shprehur më parë se “rëndësi ka standarti dhe jo afatet për reformën”. Gjë që bie në kundërshtim me atë që thotë ambasada amerikane e cila ka dalë së bashku me BE-në garante e reformës.
Kjo kundërshti e Bashës me SHBA-të dhe BE-në nxjerr hapur edhe emrin e pengesës së reformës në drejtësi. “Argumentat e pafundme” që citon zv.ambasadori amerikan Muniz, janë në fakt argumentat që PD-ja me në krye Sali Berishën nxjerrin në parlament me Shullazin, Leskajn, Sulin etj. Janë pikërisht këto argumenta që po pengojnë reformën në drejtësi. Janë pikërisht deputetët e këtij kampi që siç shpehet Vlahutin “Ka grupe dhe individë që nuk e duan këtë reformë. Dhe ne e dimë këtë. Ne dimë arsyet dhe frikën e tyre. Ata përpiqen dhe do të përpiqen deri në fund ta shtyjnë reformën, ta ndryshojnë dhe ta pamundësojnë atë. Por nuk ka më kohë për të luajtur kukafshehtas”.
Pra siç shihet më lart nga lidhja e deklaratave të palëve (PD-ndërkombëtarë) shihet qartë që ka një përlasje direkte.
Ndërkohë që dje kryeministri Rama kaloi në një tjetër fazë të kërkesës për bashkëpunim të opozitës. Nëse javët e kaluara kryeministri i kërkonte Berishës në parlament të fliste dhe të votonte reformën në drejtësi, dje ai ju drejtua opozitës në formë lutje që të mos pengonte këtë proces duke thënë: “Është shumë e rëndësishmë që të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk më vjen fare zor të them që i lutem PD që të mos e minojë një proces! Të mos e kyçë Shqipërinë në një zonë gri që mund të bëhet vrimë e zezë në procesin e integrimit.“. Kjo qartë flet për gatishmëri që Rama e ka shprehur që në krye të herës. Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, gjithashtu shpreh në çdo rast nevojën për avancim të punimeve. Socialisti simpatik edhe për Bashën, Pandeli Majko vazhdimisht është shprehur për përshpetimin e këtij procesi jetik, duke u shprehur se ““Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian pa kryer këtë reformë drejtësie, pasi shoqëria shqiptare rrezikon të kthehet në një shoqëri gjysmë siciliane”. Një këmbanë alarmi që në fakt duhet të ndillte një ngutje dhe punë intensive për votimin e reformës.
LSI nga ana e saj, si nëpërmjet kryetari Meta dhe sekretarit Vasili ka shprehur gatishmërinë për ta votuar këtë reformë, duke mbajtur kështu mazhorancën në kahune 95% të shqiptarëe që duan këtë reformë. “Të përqendrohemi të gjithë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim dhe t’i përmbahemi atyre afateve që kemi rënë dakord edhe me Bashkimin Evropian edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shpehet Meta në një intervistë, duke konfirmuar jo vetëm votën por edhe nevojën për respektimin e afateve kohore.
E gjithë tabloja e komunikimit publik që paraqitëm më lart, nxjerr në pah qëndrimet dhe përplasjet e palëve për atë që në fakt mund të quhet “fati i vendit”, reforma në drejtësi. Përplasja e Berishës dhe Bashës më SHBA-BE në deklarata diametralisht të kundërta, ka lënë në stanjacion reformën. SHBA dhe BE, kanë qenë në takime të vazhdueshme si më Berishën në zyrën e tij edhe me Bashën e grupin parlametar. Kjo do të thotë se stanjacionin e reformës e ka sjellë pikërisht kjo axhëndë politike e ndërkombëtarëve dhe Partisë Demokratike, e cila nuk po finalizohet akoma siç duhet. Kjo mund të arrihet vetëm nga presioni por dhe vendosmëria e ndërkombëtarëve të cilët e kanë sjellë deri në këtë pikë situatën dhe duhet medoemos të ndajnë mendjen. /Lexo.al
Mendoj se vetem idiotet e budallallapsur nuk e kuptojne se saliu dhe lulushi jane penguesit e drejtesise per shqiptaret e ndershem. Tani po vjen momenti te kuptojme se sa seriozisht e kane permiresimin e shqiperise amerikano europianet.Per kete atyre do ju duhet tua fusin te 8 thundrat ne nje kepuce sali lylit.
Reformen po e pengon hicmepak se vet populli shqiptar qe e fillon diten me te qare dhe qyrravitur emisioneve televizive, nuk kemi kete, nuk kemi ate, na mungon kjo ,ajo, ky na kerkon leke , ai merr leke, ky vjedh ai rrjep, e uf e buf , e oiii , e of e bof, Rforma ne drejtesi eshte nevoje jetike e etapes zhvillimore qe po kalon shoqeria jone mjerane, e mbetur ne fund te zhvillimeve sociale e ekonomike , te kultures , progresit, e iluminizmit europian,kjo shoqeri hibride, qe i falet koke e kembe parase dhe eshte nxirre ne ndergjegjen e vet prej kultit te saj shkaterrues (PARASE) po neglizhon pjesmarrjen e vet ne nje aksion civil te nje RENDESIE TE JASHTZAKONSHME PER BREZAT E ARDHSHEM, Dhe ky aksion sipas meje do te jete zeri i SAJ I FUQISHEM i PROTESTES PARA PARLAMENTIT PER MIRATIMIN E REFORMES NE DREJTESI, KY popull duhet te clirohet nga kompleksi i SALI BERISHES qe ka ne dore fatet e femijeve tane bashke me mul noken ,paloken rulin dhe co,boll me protesta idiote per nje peme apo per nje rruge apo per nje kend lojrash…..KY ESHTE UDHEKRYQI i MADH I SHOQERISE SONE, miratimi i reformes eshte gur prove per aftesine tone shtetformuese, perndryshe duhet te pranojme ne menyre paradoksale teorine e BERISHES se HAJDUTET dhe KRIMINELET jane ne eliten e ketij vendi dhe ata po na mbajne peng te ardhmen tone , tani eshte koha, perndryshe, askush nuk ka te drejte te flase me dhe te ankohet sepse nese nuk ka veprim qytetar atehere na mori lumi,po e mbyll me sentencen epokale migjeniane……MJERIMI don TE DREJTE nuk don meshire….
REFORME NE DREJTESI OSE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME DHE REFERENDUM MBAREPOPULLOR PER TE NJEKOHESISHT
Enough to it’s enough…. Boll me !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Populli nuk te votoi te lutesh Edi Rama!
Te votoi te qeverisesh . Qeveris !
Nuk ka pase edhe nuk mund te kete qeverisje demokratike pa Ligj e Drejtesi
Nuk behet as reforma, as Drejtesia, as shteti me lutje ndaj atyre qe rrenuan e zhbene te pakten pese here kete shtet ne 25 vjetet e fundit…
Nuk behet e as mos te shkoje ndermend qe kusare qe kane vjedhe, jo 250 , por te pakten 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit, atdheshites si Sali Berisha apo Lulezim Basha, Arben Imami e co. te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese, vrases perserites te 4 shqiptareve me 2 prill 1991, te atdhetarit Remzi Hoxha ne vitin 1995, te mijera shqiptareve ne 97-en, te 26 viktimave te Gerdecit, te 4 protestuesve te 11 janarit 2011… te rrenimit dhe kalbezimit te cdo hallke te shtetit shqiptar te pranojne heqjen e parzmores se Impunitetit per kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit.
Minave me sahat qe ka lene ne cdo hallke e ne cdo hap te shqiptareve, kjo “bande gangsteresh” po i shtojne cdo dite mina te reja!
Grushti institucional i shtetit i javes se fundit ku u mobilizua cdo gangster politik, familjar, mediatik i ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”. ofensiva komplotuse e cdo skalioni te saj me nje agjent te UDB-s se Milloshevicit qe beri prokurorin e Ministrit te Brendshem me te suksesshem te kesaj qeverie Saimir Tahiri, krahmarrja sa e trashe edhe cinike e kapterr Nishanit ne bashkepunim me Ajazin e Llallen, te gjithe nen komanden e Mareshallit te Beogradit, Moskes…. jane ” Flamuj te kuq”, sic thone amerikanet, alarm e kushtrim per cdo shqiptar qe e do sadopak ate vend te bukur e ate popull pa shtet ligjor e pa Drejtesi!
Nuk ka shqiptar e nderkombetar…. edhe lopa e sheh dhe e di se kush dhe perse po e saboton, po e vonon me cdo mjet e me cdo cmim Reformen ne Drejtesi!
Banda e gangstereve, ceta e atdheshitesve, lukunia e atdherrenuesve, skalionet e atdhekalbezuesve te cdo pori te tij, Mafia qe ka korruptuar edhe vete korrupsionin si fjale e si koncept jo vetem ligjor por edhe gjuhesor, arrin deri aty sa me nje pafytyresi te pashoqe te akuzoje qeverine dhe mazhorancen se e ka vonuar Reformen ne Drejtesi!
Kesaj i thote populli me ta lene kopilin ne dere!
Gjysma e se keqes! Cinizmi dhe arroganca, shejtanbudalleku dhe idiotesia donkishoteske e liderit de jure te saj Lulezim Basha kalon cdo kufi te aresyes njerezore kur ben thirrje per ta vonuar edhe me shume se nje vit tjeter reformen, pra impunitetin e kesaj Mafia te cmendur nga frika dhe paniku i ndeshkimit ligjor te krimeve te saj madhore ndaj shqiptareve dhe Shqiperise!
Zot ruajna nga marrezira te tilla te diktuara nga Padrinoja i saj!
Hajde te fitojme kohen e humbur dhe vonesen e qeverise per Reformen ne Drejtesi duke e vonuar edhe mbi nje vit tjeter… ESHTE mesazhi me i fundit i SHQUP-it.
Edhe Don Kishoti i Mances do te cohej lugat dhe do te kerkonte titullin Akademik perballe kesaj cmendurie te Lugatit te Vicidolit, te recituar keq nga Shvejku i tij Lulezim Basha. Aq shume e kane kalbezuar shtetin shqiptar sa virusi i kalbjes u ka depertuar edhe ne qelizat e trurit te vet!
Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare.Sot!
Neser eshte kurre!
Si?
Plani B kalon ne Planin A!?
Zgjedhje te parakohshme, ka thene Pandeli Majko para disa muajsh dhe analisti Andrea Stefani ne nje analize para dy ditesh tek gazeta ” Dita”
Mendime te aresyeshme, por jo te plota!
Zgjidhja e plote e ketij ngerci politik dhe ligjor, pervec zgjedhjeve te parakohshme Parlamentare kerkon edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
Cdo lutje per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit te saj madhor per Drejtesi e shtet ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
Enough it’ s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane!
Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
Enough it’s enough!
Boll me!
Eshte koha per veprime jo per pisedime!
Sent from my iPhone