Artur Zheji: Pse Rama i adhuron të fortë dhe Berishën?

24 Maj 2016, 16:13Blog TEMA

Artur Zheji ka bërë një shkrim sot, ku thotë se Rama e adhuron në “fshehtësi” Berishën.

Sipas Zhejit, Rama e adhuron mënyrën se si Berisha bën politikë dhe kontrollon gjërat.

Ja çfarë shkruan ai për portalin e vet 36-gradë.al:

Nga Artur Zheji

Pamvaresisht se cfarë shohim në debatet kuvendore, se si përleshet kryeministri i sotshëm, me ish kryeministrin, përleshje që ngjan si kacafytje gjelash luftarakë, nuk besoj të ketë njeri tjetër, si vetë Rama, që të adhurojë në fshehtësi “armikun” e vet, Berisha.

Ai, adhuron këmbënguljen dhe forcën e tij të paepur, për të qëndruar ballë për ballë kundërshtarit, në të mirë dhe në të keq dhe me barutin thatë.

Ai adhuron, aftësinë që ka Berisha, për të mbajtur zap dhe nën kontroll, grigjën e vet, aftësinë për të ushtruar pushtet dhe bindje. Dhe për të mbajtur në një rreshtim spektakolar, “forcat e veta të armatosura politike”.

Dhe si adhurues dhe piktor i zoti që është (përtej fjalëve të inatcorëve, kryeministri, është një piktor i mirë), ai prej vitesh, ka filluar pikturën e vet, një kompozim të madh, në telajon rozë të Partisë Socialiste, duke patur si model të gjallë, (piktorët nuk punojnë dot pa modele natyrale), kundërshtarin e vet tanimë historik, Sali Berishën.

Atë ndërhyrje të madhe që ai ka bërë në Partinë Socialiste, një parti “djemsh” e “vajzash” pasanike tanimë, ku askush nuk pipëtin më kundrejt kryetarit, pas largimit të Blushit, për model ka, padyshim partinë e Berishës. Të “displinuar”, të “bindur” dhe pa një disidencë të brendshme. Disidenca, sa do të kushtojë, del jashtë ose përjashtohet de facto, nga Piktura, Parti e Re Socialiste.

Ky është rregulli i Ri, post Fatos Nano, i cili grindej, shahej, por nuk të tregonte derën.

Rama mendon, duke studiuar dhe adhuruar objektin e vet të studimit, modelin Berisha, (sepse piktorët, jo rrallë dashurohen me modelet, që pikturojnë), se kjo është forma më e qëndrueshme e pushtet-mbajtjes, në eficiencë dhe në jetëgjatësi. Pamvarsisht se kjo eficiencë dhe jetëgjatësi e pushtet-mbajtjes, kërkon të shkelësh mbi parime apo moralitete, për të cilat molloiset në publik dhe në popull, gjithë ditën e bekuar të Perëndisë.

Dhe Parimi i Parë që shkelet, është Demokracia brenda partisë.

Demokracia vecse një fjalë boshe, që na ka ngecur në derë dhe që nevoja dhe zakoni e lyp, që ta bërtasim mëngjes e darkë, do të thoni ju të politikës që më lexoni të parët! Po sir, Demokracia, kjo fjalë boshe në Shqipëri, ka edhe vende ku funksionon, përmes meritokracisë. Në ato vende ku shohim, përparim dhe lulëzim dhe ku shumica e servilokratëve shqiptarë, shkojnë fundjavave të gjata për të shpenzuar capak mijëra euro, ndër parqet që në Shqipëri nuk gjinden dot, në atmosferën kaq afër përsosmërisë, që ndër ne nuk ka se ku të banojë, në optimizmin e shoqërive që gëzojnë begatinë dhe ndjesinë e lirisë që kanë ndërtuar, përmes punës së mirë shpërblyer, por edhe kësaj demokracisë budallaqe, që rri si gjyle nëpër këmbë këtej nga ne.

Sepse, partia apo partitë, nuk janë një detashment që shërben për të shërbyer, si një shpurë që bën vetëm fresk apo si formacion luftimi, për të ngritur kultin e Piktorit apo të Doktorit, por edhe, për të projektuar programe dhe platforma zhvillimi, që më të mirët, duhet ti bëjnë dhe ti realizojnë, për më të mirën e Shqipërisë (sa term demode ky!)

Dhe ka rëndësi kjo dreq demokracie brenda partisë! Sepse, sado e bezdisur dhe fjalëshumë që është, vetëm demokracia, ndalon përparimin e servilokratëve, që në thelb, shumicë e tyre, janë të paaftë, të paditur, të bindur por edhe zhvatës të pashoq të të mirave publike(teoria e kompensimit).

Dhe këta, drejtorët e ministrat e shumtë servilokratë, si rregull, të pazotë për punën që ju është ngarkuar, por mjeshtërisht kurriz ulur, edhe kur Liderit, një mëngjes, ngopur me gjumë të dhuruar nga verë e mirë, zgjohet me adrenalinë dhe autoidolatri, i vijnë vërtet, një apo disa ide realisht të mira, këta qyqarët, qysh mund tja dalin, që ti bëjnë?

Kur “këta”, nuk janë thirrur dhe nuk janë emëruar për këtë punë, në postet që kanë në makineri të shtetit?

Dhe atëhere, Lideri xhindoset dhe shan e uluret dhe bërtet dhe nxihet e skuqet rradhazi, por makinë e shtetit, nuk del, që nuk del dot nga lluca, sado të bërtasë e të shfryjë e të xhindoset Ay!

Për faj të atyre, që në të vërtetë, janë pjellë e faj i Tij! Dhe “këta”, futen skutave nga frika, shkojnë te qypat me para, i fusin ato më thellë, dhe presin me kokën mbuluar me carcaf, që stuhia të kalojë, shefi të zbutet dhe ti thërrasë përsëri. Sepse edhe këta e dinë këtë lojë:
Shefi ata do të thërrasë përsëri!

Dhe Shqipëria ikën për lesh, edhe kësaj rradhe! Edhe kur lideri kish vërtet ca ide të shkëlqyera, por jo guximin për të ftuar në ballë të sfidës, meritokratët, që kanë ca vese, që thirren sot gati me përcim, e që janë, krenaria, respekti për veten dhe e drejta për të qenë pjesë e grupit si bashkim njerëzish të Lirë!
Ashtu si pranohej dikur, vetë Rama, si njeri i Lirë, në Partinë Socialiste, duke ju vlerësuar puna e mirë që bëri aso kohe në fillimet e veta.

Dhe Parimi i Dytë që shkelet, është Mbajtja e Fjalës së Dhënë!

Këtu kryeministri, nuk se shkëlqen më pak, se miqtë dhe armiqtë e tij, sepese mosmbajtja e Fjalës së Dhënë, ndër ne shqiptarët që kemi shpikur edhe termin “Besa”, është një sport kombëtar i parapëlqyer. Por Ay, e ka cuar, si i talentuar që është, edhe disa hapa përpara.

Ata që kanë më shumë frikë nga ai, janë Miqtë e tij apo Ish Miqtë e tij.

Njerëz që, kush më shumë e kush më pak, i kanë dhënë mundësira, shanse, mbështetje, inkurajime, dashuri dhe besim, në të shkuarën apo në të sotmen.
Askush nuk e kupton “Përsenë” e këtij mekanizmi të cuditshm, që vepron te kryeministri i sotshëm, por këtu ai ndryshon nga të gjithë të tjerët. Miq dhe armiq.

Askush nuk ja kalon dot Piktorit, as edhe Doktori!

Në ftohtësinë e tij të thellë, ai është i paaritshëm! Në ngricën dhe akullin që Ay ka, aty, ku shumica e njerzve, kanë nënshtresa të ngrohta dhe të buta, qofshin edhe të gabuara apo të tepruara, Ay, edhe për të keqe të vet, ka vetëm dimër, acar dhe vetmi të thellë.

Askush nuk ecën si Ay, pa kthyer kokën pas, e pa rrëfyer kurrë, ndaj askujt, mirënjohjen apo borxhin më të vogël. Qoftë kjo, njerëzore, politike apo vanitoze!

Kjo dhe është pika e tij më e fortë dhe në këtë pikë, miqtë apo ish miqtë e kanë tanimë, më frikë se kushdo tjetër! Andaj dhe shumë kush ka kuptuar që është më mirë ta kesh përballë! Dhe shumë më e rrezikshme ta kesh në krah, apo ta llogarisësh si një mbështetje imagjinare.

Sepse kryeministri i sotshëm, njeh, respekton, adhuron apo merr në konsideratë, vetëm Forcën e Sotme që dikush ka dhe disponon. Pamvarsisht nga buron kjo Forcë, nga sferat e errta apo gri të shoqërisë, apo dhe krejt e pastër qoftë!

E pra, qytetari dobët, këtë kryeministër të “Majtë” që ka zgjedhur ta udhëheqë, vështirë ta ketë mik ndonjëherë dhe kjo është më e keqja!
Prandaj në këtë Vend, të pasurit do të bëhen më të Pasur, të fortët më të Fortë, nën qeverisjen e tij!

Sepse ata, të Fortët dhe të Pasurit, dhe jo populli, kanë zgjedhur sot, Kryeministrin e tyre!

17 komente në “Artur Zheji: Pse Rama i adhuron të fortë dhe Berishën?”

  1. tironci says:

    Tosi ishte qytetar.

    1. refree says:

      Thone se nje here bie daci ne kos! Por te shohim nese kjo eshte nje fjale qe eshte e vertete edhe per Berishen, qe me vullnetin e Ilirit mund te na vije prap ne pushtet! Eh, populli! Me keta qe ka ne krye nuk ka nga t’ja mbaje: ose ekstravaganzat e piktorit, ose ilacet vdekje prurese te Doktorit!

  2. Nje monolog i trishtuar qe mban targen e shkrimeve kapitulluese te Zhejit. Mir Zhej gjithmone me kenaqsi te lexoj po vetem dhe dicka. Me Ramen nuk flirtojne vetem gansteret dhe te paaftit po dhe intelektuale qe bertasin me shume se Rama – Hurra…dhe jane po keto qe do ta tradhtojne te parin ashtu sic tradhtuan te parin tjeter. Perseri dhe dicka; ketij populli do thene troc: Berisha dhe Rama duhet te ikin dhe duhet nje model tjeter…

  3. VETEM DJALLLI DHE JU IDIOTET E SHITUR MUND ADHURONI SATANANE.

  4. aqif tahipi says:

    O tur ne shumicen e shkrimit mund te themi se ka shume te paverteta .Nese rama do ishte sa gjysma e sales partitokrat dhe i ashper nuk do ishte administrata e sotme e mbushur me drejtore dhe nepunes anetare te vjketer te shqupit qe ne 2013 u bene si me magji anetare te lsi dhe nuk i levizi njeri prej pune.Pra nese rama do ishte i ngjashem me salen edhe partia jote nuk do i kishte keta “”anetare ” te saj ish pedeiste.

  5. gk says:

    E para ,urime z.Artur Zheji per kete shkrim te sakte per vertetesine dhe permbajtjen dhe ndryshimin midis Rames dhe Nanos.
    Kam shume rezerva me te drejten e qytetarit te mendoj dhe vleresoj per sa i perket figures se Fatos Nanos. Por e verteta dhe vleresimi qe i jap atij dhe vetem atij,pa dyshim ,pa rezerve e them se Ai Fatos Nano) eshte shembulli i nje politikani me kapacitet te jashtezakonshem intelektual, nje model unikal i nje demokrati qe na nderon neve Shqiptareve jashte Republikes se Shqiperise.Megjithese gabimisht Ai perfaqeson Partine Socialiste.Ndersa figura e Edi Rames me jep siklet ,frike dhe neveri per komunikimin e tij prej arroganti, gojepiset,pordhac, qe hakmerret per paaftesine e tij si artist-piktor. Njelloj si Sali Berisha qe u hakmorr per femijerine e tij ,qe nuk pati fatin te rritej si gjithe femijet e tjere me lodra .libra etje.ata kane gjera te perbashketa qe duket sikur luftojne me njeri tjetrin ,por ne thelb ata flirtojne me vehten e tyre. I dashur Edi Rama Une mund te bej veprime te pakontrolluara ,qe perseri nuk ia lejoj vehtes se ne cdo shoqeri ka te DREJTA dhe DETYRIME kjo eshte demokracia e njerezimit ,,ndersa juve ZOTI RAMA jeni kryeministri i SHQIPERISE . BEJ SHUME KUJDES ne cdo sjellje te jetes tuaj qofte dhe ato personale.Populli eshte shume i derrmuar ,i lodhur dhe zhgenjyer nga politikanet tane prej 25 vjetesh ,te lutem na premtove gjdo gje te mire ,ndryshe nga paraardhesi juaj.KUJTO SE CFARE DO TE BESH DO TE TE BEJNE . Remember; ” WHAT GOES AROUND ,COMES AROUND “

  6. Treviso says:

    Cfar eshte ky legen qe ithure levdata kryeministrit? Nje intelektual pa cipe i lidur per ti thurur levdata kush do qe te vije ne qeveri.

  7. Jevi says:

    Faleminderit zoti “BOZHUR”

  8. normali says:

    Zheji dalengadale po rreshqet ne lendinen e loteve. Nuk e di pse, por kapriçua e tij si shume intelektuale te ardhur nga e kaluara, perfshi dhe Saliun, e ka bere qe te flase me vete dhe i duket sikur flet me te gjithe. Ketu eshte dhe çeshtja “Ilir” qe Zheji do ta nxjerre nga llumi ku eshte futur shpejt. Deshton Zhej! Deshton se koha flet per te ardhmen dhe jo te djeshmen dhe te sotmen. Dialektika nuk te lejon te kthehesh mbrapa, kushdo qofte dhe kjo do te vertetohet ne ditet e ardheshme. Krahason Ramen me Berishen? Absurditet. Krahason Ramen me Nanon? Distance shume e larget. Une e shikoj qe Rama e ka nje delir, ka nje kokefortesi per te bere diçka te mire, ka nje kembengulje per tu sherbyer njerzeve, por nga ato qe thua ti asgje nuk qendron. Nuk marre persiper se mund te kete ndonje “korrupsion” , por çelesi Ilir Meta e ka sabotuar shume se do te ishin dite ndryshe sot per vendin dhe shqiptaret e ndershem. Rama nuk ka bere ndonje krim, ndersa Saliu eshte cilesuar kriminel diten ne dreke. Prandaj kete “kercenim” qe ben ti nuk do te zere vend kurre. Krahasimet beji me njerez te te njejtit nivel qyteterimi dhe jo me spiune qe ne kohen e diktatures. Megjithate, per keto pune qe nuk ecin, faj ka dhe nje pjese e njerzeve qe kane mbeshtetur nje kriminel dhe nje hajdut, duke menduar te perfitojne sot dhe te mos mendoje fare per te ardhmen. Ndaj vendi po hiqet zvarre.

  9. gri says:

    Z. Artur!
    Sie ke hallin? ke nja dy jave qe polepihesh ne menyre te sterholluar berishes? Gojet e liga thone i qejf ato te shkreta per i çik bicoz, te shtunave, me fruta etj. Dhe qe ndonjehere edhe mbetesh pa gjo! He si thua kete muajin e fundit si ke dal! A mos vall ai “Miku” i reformes,SB, ka nevoje per i cike mbeshteje. Ka pare ai dreq! per qjf edhe bixhoz! he pra turi thuaj ndonje gje per reformen! Shejtan ste vjen zeri!!!! Gjithsesi shife njeherE! Si dihet Berisha rremben flamurin, me ndonje hile dhe del ne krye. Ke mundesi ta marresh veshe lajmin! Shitja Rames, dhe ti keshtu behesh edhe Keshtu behesh orakull!

  10. Shqiptar says:

    Une
    Ti
    Ay/Ajo
    Ne
    Ju
    Ata/Ato
    Ay Ay Ay Ay Ay Ay.Ky eshte Ay.Ay Arturi qy e turri.Ay Ay Ay Ay Ay Ay.Yrra me Lylin.Perpara.

  11. Rasim Ramohito says:

    Kuptohet lehte ku e ka hallin Zheji, tek Iliri sepse duhet suvatuar se i kan dale shume te palara dhe nderkohe duhet prishur pak suvaja e Rames qe te dal me i bukur Iliri. Po keshtu ai eshte i pari dhe i fundit gjoja “intelektual” qe po i fryn bashkpunimit Ilikr_- Sali. Mendon Zheji se njerzit jane aq te trash sa ai dhe nuk e kuptojne kete “pene” te ditur.

    Reforma ne drejtesi do ti fshij nga politika si Ilirin dhe Saliun. Kot po i harxhojne paret me Zhejin si Iliri dhe Saliu. Jane qelbur shume dhe kuterbojne gjithe dynjan. Nuk ka derman tjeter per te dy, do te shkojne burg ose do ti zhdukin vet shqiptaret.

    1. @Rasimin says:

      Po pse o Rasim ty Rama mos te duket qe i parfumosur? Si kreu i koalicionit te qelbesirave o kuterbon ai o nuk kuterbon njeri.

  12. Gjovalini says:

    Jam dakord me “gk”, por dua te shtoj se zoti nano, na perfaqeson denjesisht ne perendim si nje kumarxhi dhe nje horr shume i zoti e qe ne duhet t ia dijme shume per nder qe e “lartesoi” emrin e Shqiperise deri ne ate pike sa te tjeret “na marrin si shembull”.

    Phu lanet i qofte se e pati mundesine te bente dicka per kete vend por beri gjithcka per vete e horrat e tjere.

    1. gk says:

      ” Gjovalini “te falenderoj per mirekuptimin ,edhe une ne menyre te sjellshme nuk i thashe te gjitha keto qe Ju i parashtruat ketu me lart.Plotesisht dakort me ju,Te faleminderit per plotesimin e opinionit tim edhe per kete monster te politikes Shqiptare qe kishte plotesisht mundesi ta bente nje veper te larte patriotike,pasi ne ato momente pothuajse i gjithe populli Shqiptar pas rritjes se opinionit publik per te ishte i pa pershkruar mbas denimit te tij me heqje lirie (burg).Pijanecit dhe kumarxhiut kurre nuk i besohet,por nje gje Fatos Nano e la politiken. Por keta tjeret Ilir Meta,Gramoz Rucer ,Berishe e kompani as qe behet fjale te ikin e te zhduken nga skena politike nje ore e me pare.Na kane hipur si KUCEDRA ne zvrek dhe vetem thithin gjakun dhe djersen e ketij populli te derrmuar dhe sakatuar.O shushunja politike kam shpresen se do vi ajo dite kur te behet inventari i milionave ne pasuri te tundeshme dhe te pa tundeshme.SI DO QE I KENI FSHEHUR ME KUJDES ANDEJ E KETEJ HARAMI DO TE NGELET HARAM PER BREZA TE TERE.I nderuar Gjovalin te uroj nje jave te mbare.

  13. vang says:

    O ZHEJI:Kur kam pare intervisten qe i bere fashistit grek PAPA,STEPJEN DHE FRIKEN prej tij ,dhe me keq akoma fyerjet e tij, qe ne ate moment duhej ta kishe lene gazetarine.Cfardo mencurie qe te thuash tani ,mua me del para syve ajo interviste fatale per ty,ne rradhe te pare e per gazetarin shqiptar qe duhet te jete i kompletuar nga ana profesionale por edhe patriot ..

  14. Lily Marlen says:

    Arthur zheji,nje Monster e gazetarise shqiptare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje