Media dhe rrjetet sociale kanë marrë një ushqim të mirë orët e fundit për sa i përket publikimit të formularëve të vetë-deklarimit të zyrtarëve, subjekt të Ligjit për Dekriminalizmin prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky shënoi hapin e parë të procesit, që duhet të konsiderohet si ai sasior, ndërsa vendi kryesor i mbetet verifikimit të cilin do bëjnë institucionet përkatëse sa i përket vërtetësisë së tyre dhe që konsiderohet si hapi cilësor. Në këtë fazë të parë, atë të vetëdeklarimit, ligji nuk prek asnjë zyrtar apo politikan dhe kjo përbën zhgënjimin e parë të njerëzve, që kërkonin të kishte një lloje kthese sa i përket moralit zyrtar.
Politikanët dhe sidomos parlamentarët justifikohen se shkalla e dytë do të verifikojë shumë nga formularët. Dakord, por çfarë, nëse nuk japin dorëheqje vetë të akuzuarit?! Pasi, problemi më i madh i të gjithë këtij Ligji zhurmëmadh është se shumë nga çështjet ku janë akuzuar personalitetet janë pushuar më vonë me vendime nga gjykatat shqiptare!!!
Kjo e bën rebusin e vështirë, por më shumë të pavlerë. Dhe, kjo lidhet me përballjen e moralit të sotëm me malin e pathyeshëm të burokracisë shtetërore, ku objektivat në çdo rang pushteti mbeten thjesht kalkulime politike. “Si rezultat, në kohët e sotme ne jetojmë në një botë ku racionaliteti ka të bëjë kryesisht me mjetet dhe jo me objektivat/përfundimet. Autoriteti burokratik është pika kulmore e kësaj ndarjeje ndërmjet faktit dhe vlerës, sepse ai e përligj pushtetin e tij duke i bërë apel efikasitetit dhe ekspertizës, në vend të objektivave/përfundimeve të tij, citohet Roxane L. Euben në “Enemy in the mirror”.
Duhet shtuar se problemi është edhe më i vështirë kur mendon se çështja ka të bëjë me moralin politik të liderëve, që i kanë zgjedhur, apo ata që kanë rekrutuar zyrtarët. Për hir të së vërtetës, paçka patetizmave të radhës që kanë shkëmbyer Basha dhe Rama në rrjetet sociale, Ligji i Dekriminalizimit, më së shumti ka nxjerrë, gjëra që diheshin. Ndërkohë është një masë e madhe zyrtarësh, e cila ende besohet s’e ka parë të arsyeshme të vetë-deklarohet. Kjo të përshfaq se: Shqipëria është një peng i madh i moralit të saj politiko-social-kulturor. Dhe kjo krizë na ka prekur kaq shumë sa zor të besosh mes njerëzve të akuzuar se do të ketë përballje me drejtësinë e moralit. Askush nga të vetëdeklaruarit me probleme nuk bëri qoftë edhe një Mea Culpa dhe të bënte një hap qytetar shfajësimi të ndershëm veç justifikimeve, që do të thotë se asgjë do të ndryshojë në rrënjë.
Me pak fjalë, mund të heqësh një zyrtar, mund të akuzosh, por nuk mund të shkallmosh strukturën monolite të degradimit moral të gjithë shoqërisë, e cila na ka prishur perceptimin dhe mbi të gjitha besimin për ndryshim.
MacIntyre sugjeron se kriza moderne morale është madje si një sëmundje që prek vetë fuqinë tonë të perceptimit dhe përfytyrimit. “Thelbësore për situatën moderne është padituria jonë, se tanimë barbarët mbajnë frerët e pushtetit”, thoshte duke na lënë të mendojmë se Ligji ynë është thjeshtë një stad i ri ku do përplasen, por pa shkaktuar asnjë ndryshim, barbarët e rinj që kanë pushtuar gjithçka dhe e mbajnë peng vendin./ Javanews
Asnjihere se kam pranuar,as shpresuar se ky lugj ap0 edhe reforna ne drejtesi do jene efektive ne kete vend qe,per 26 vjet eshte zhytur ne batak. Ky ligj u be per dy arsye:1. Per tu kthyer opozita ne parlament “krenare” ne fakt e dh… dhe2. Per te mashtruar popullin si gjithemone. Smund te kete e theksoje,smund te jete asnje llije reforme pa u futur ne burg Sali Berisha e Lulezim Basha sepse krimet e vjedhjet kan autor dhe ata jane te siperpermendurit. Shqiperia nuk besoj qe do te dal kurre nga ktheteat ku eshte japur. Lamtumire vendlundje e ke te sigurt karastrifen.
Morali zyrtare nuk mund te beje asnje lloj kthese,sepse nuk ekziston.
Te akuzuarit nuk japin dorheqje,sepse i kan marre peng politikanet,sepse ata jan”shpirti”i permbysjeve.
Dekriminalizimi do jete nje fjasko,sepse pushtetaret nuk mund te denojn veteveten.
Dekriminalizimi,dekriminalizimi!!!Po demilitantizmi?
Militantet partiake jan gangrena,funderrinat,jashtqitja e shoqerise shqiptare,e keqja me e madhe qe ka pushtuar kete vend.
Zotekniket,agronomet,mjeket,inxhinjeret,mesuesit e vizatimit dhe anglishtes merren me politike,ndersa ata qe mbarojn
studimet per shkencat politike,punojne blektore!!!
Rasti i Zonjes fort te nderuar Rigerta Loku,eshte shuplake ne fytyre per politikanet dhe shoqerine shqiptare.
Ky eshte nje rast per te rreaguar fuqishem kunder bythqirave te pordhitikes shqiptare.
Sepse nuk eshte asgje ne vendin e vet(sakrifikuar per hir te militanteve injorante),eshte Shqiperia ketu ku eshte,
dhe nuk ka per te ndryshuar kurre,nese nuk shporret kjo fare bastarde.
Rasti i Z.Filip Çakulli me emisonin “Fiks Fare”,tregon qarte se çfar kualiteti ka puna e njeriut qe eshte ne profesionin e vet.
Emisioni “Fiks Fare”,ka punuar me shume se Policia dhe Ministria e mbrendeshme,per problemet qe shqetesojn shqiptaret.
Filip Çakulli eshte Hero,Hero.50% te fondeve per Policine dhe Ministrine e mbrendeshme,i takojn Filip Çakullit dhe stafit
te emisionit“Fiks Fare”.