Replika/ Do lutem për ty Xhufi !

19 Maj 2016, 19:06Blog TEMA
Replika/ Do lutem për ty Xhufi !

Besnik Gjongecaj

Nuk do t’i përgjigjesha P. Xhufit të paktën për një arsye: reagimi i tij ndaj shkrimit tim te “Dita” ishte, që të mos them nje reagim prej rrugaçi, të paktën jo etik. Nëse një reagim i tillë do të ndodhte brenda një universiteti, atëhere, mbi bazë të kodit të etikës, me siguri që P. Xhufi do të ishte ndëshkuar rëndshëm. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh në komunikimin përballë publikut të gjerë. Në përballjen me publikun P. Xhufi ruan mundimshëm një profil hibrid, ku janë në një luftë që nuk mbaron me njëri tjetrin politikani provincial, që vjell gjithçka dhe s’përgjigjet për asgjë, me punonjësin kërkimor. Për fatin e keq të tij, ai që dorëzohet i pari në këtë betejë është punonjësi kërkimor. Ajo që mbetet dhe e sundon më tej P. Xhufin është politikani provincial. Gjithsesi, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është se, në vend që të ndihmonte publikun për të kuptuar më mirë se çka ndodhur me Akademinë e Shkencave, me kërkimin shkencor, universitetet; pra edhe se ç’mund të ndodhë me to në të ardhmen, reagimi i tij ndaj shkrimit tim e mjegulloi edhe më shumë të vërtetën. Nuk paraqiti argumente, por u mor me soj e sorrollopin tim, duke qenë i sigurtë se nuk më shkon as mendja, për shkak të formimit që kam, të merrem me soj e sorrollopin e tij. Publiku fitoi shumë pak nga ky debat. Në përpjekje të riparoj sa të jetë e mundur këtë defekt, do të thoja se reforma e vitit 2005-2007 mbi kërkimin shkencor dhe Akademinë e Shkencave tentoi të vlerësojë sistemin ekzistues mbi bazë të dy treguesve të rëndësishëm: legjitimitetin dhe efektivitetin, ashtu si do të duhet të ndodhë në një shoqëri demokratike. Në diktaturë nuk ndodh dhe nuk ka ndodhur kështu. Kërkimi shkencor zhvillohej në universitete të specializuara, (inxhinjeritë, shkencat bujqësore, shkencat shoqërore – edhe sot akoma kështu ndodh, fatkeqësisht), gjë që krijoi monopolin e dijes dhe ky i fundit, nulifikoi konkurencën në tregun kërkimor dhe universitar. Zbrazja e sistemit nga konkurenca çoi në rënien e efektivitetit të tij, ashtu sikundër, ideollogjizimi dhe mungesa e përfaqësimit kishte kohë që e kishin bërë sistemin ilegjitim. Mbi gjithë këtë sistem u vendos Akademia e Shkencave, një strukturë tipike lindore, e cila i bëri edhe më të dukshëm mungesën e efektivitetit të sistemit (ndarja e kërkimit shkencor nuk prodhon sinergjizëm, përkundrazi; ashtu si mbivendosja e burimeve njerëzore, laboratorike, infrastrukturës, në të gjitha rastet, çoi në një efektivitet shumë të ulët të përdorimit të burimeve njerëzore dhe materiale në nivel shtetëror) dhe ilegjitimitetin e tij. Qartësisht, sistemi ynë, si pjesë e Lindjes, e zëvendësoi legjitimitetin me ideollogjizimin dhe efektivitetin me plane megallomane. Është e njohur se ishte rendimenti shumë më i ulët dhe ilegjimiteti i sistemit shkaku thelbësor pse Lindja u rrëzua në garën me Perëndimin. S’kishte pse të kishte një shkak tjetër për Shqipërinë dhe institucionet e saj, përfshi Akademinë e Shkencave. Ashtu sikundër nuk kishte asnjë piknisje të reformimit të tyre, veçse ndërtimi i legjitimitetit dhe rritja thelbësore e efektivitetit. Kjo ndodhte vetëm kur institucionet kërkimore bëheshin pjesë e një sistemi të integruar mësim-kërkim shkencor dhe vetë Akademia shndërrohej në një institucion që promovonte shkencën shqiptare. Kjo ishte edhe substanca e reformës së shkruar të viteve 2005-2007.

20 prill 2007. Sëbashku me dy kolegë të Asamblesë së Profesoratit Shqiptar, Prof. Nikoleta Mita dhe Prof. Edmond Tupja, paraqesim një relacion të detajuar dhe kritik mbi projektligjin ”Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” të përgatitur nga MASH dhe dëgjohemi nga Komisioni i Arsimit të Kuvendit të Shqipërisë. I paraqitëm Komisionit variantin tonë, i cili argumentonte se Parlamenti duhet të ndryshonte të paktën  64 nene te Projekti i MASH për të patur një ligj që mbështetet mbi standardet. Projektligji i paraqitur prej nesh parashikonte edhe krijimin e një sistemi unik të mësimit dhe kërkimit shkencor. Numri i madh i neneve që duhet të ndryshonin nënkuptonte që Projekti i Qeverisë ishtë vërtet shumë i keq. Gjatë paraqitjes sonë nuk pati asnjë kundërshtim nga Komisioni, madje as nga ai anëtar i Komisionit që rrinte në anën tonë të majtë. Kjo na dha të kuptojmë që ose anëtarët e tij ishin dakort, dhe vërtet besuam te kjo, ose nuk dinin si të na kundërshtonin. Më bëri përshtypje një si hungërrimë që vinte nga anëtari i Komisionit në të majtën tonë. Ishte P. Xhufi, i cili mërmëriste diçka si Akademia e Shkencave, shkatërrimi…apo afërsisht kështu. Prita që të çohej e të fliste, të argumentonte pse institutet kërkimore nuk duhej të ishin bashkë me universitetet, për sa kohë mendonte që Akademia ishte shkatërruar. Ishte tamam koha për ta bërë këtë, por ai nuk u çua të flasë. Zhgënjimi e pasoi këtë takim. Komisioni dhe Parlamenti e miratuan projektligjin e Qeverisë, dhe jo variantin tonë, çka tregoi qartë që pozita demokrate dhe opozita socialiste etj., kishin bërë kompromis, duke na bërë të besojmë përfundimisht për një konspiracion në kurriz të universiteteve dhe kërkimit shkencor. P. Xhufi ishte brenda këtij kompromisi. Në pranverën e vitit 2007, kur çdo gjë ishte taze. Kur kishte shansin të tregonte me votë se ishte kundër demokratëve që e kishin shkatërruar Akademinë e tij. Të dikurshmen Akademi.

Në përgjigje të pikpamjeve të mija mbi statusin e Akademisë së Shkencave, të botuara te gazeta Dita, P.Xhufi reagon pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme. Pa ia kërkuar njeri, ai e karakterizon veten si: fëlliqësirë, komunist, hoxhist, omarist, kriminel, imoral, pseudoshkencëtar dhe pretendon se kështu e kam karakterizuar unë. Në fakt, në shkrimin tim nuk gjendet asnjë prej këtyre karakterizimeve të dedikuara atij dhe çdo lexues i thjeshtë mund ta verifikojë këtë. Madje, nëse disa prej tyre i kuptoj mirë, karakterizimin ”omarist” e konsideroj të pakuptimtë, te i cili nuk do të më kishte shkuar mëndja kurrë. Në këtë pikpamje, shkrimi në fjalë m’u duk, në thelbin e tij, një shkrim i frikshëm. Duke e karakterizuar veten e tij ashtu si unë nuk e kam karakterizuar, madje as nuk e kam çuar ndonjëherë në mend; por duke pretenduar që unë e kam bërë këtë karakterizim, megjithëse shkrimi im është aty, e shohin të gjithë, P. Xhufi hyn në një proces vetëndëshkimi. Një proces që është i mjaftueshëm për të demonizuar vetveten. E gjitha kjo është vetëm një pjesë e një procesi destabilizues psiqik. Duke e demonizuar veten e tij, në nëndergjegje ai krijon gjendjen e persekutimit, formaton ”unin” e tij të të persekutuarit. Ai krijon atmosferën (psikozën) e një dënimi të padrejtë, të pamerituar, brutal, që dhemb shumë. Me sa duket, qëndron gjatë nën një presion të tillë, dhe vetëmundohet që kjo gjendje të agravohet dhe të marrë dimensione sa më ekstreme. Ai e ndjen se sa më thellë të zhytet në gjendjen e vetëpersekutimit, aq më shumë fuqi do të mbledhë për të urryer kundërshtarin, për të shfryrë sadizmin e akumuluar paralelisht dhe që i ka kalon të gjitha proporcionet. Është një praktikë që dervishlerët e kanë përdorur në ceremonitë fetare dhe që i ndihmon ata të krijojnë, përmes veprimeve të vrrullshme fizike, thikave në gojë, çpimet e duarve për të arritur mpirjen e për t’u mësuar me dhimbjen, një gjendje që është midis gjumit dhe të zgjuarit. Ata arrijnë ekstazën dhe në këtë mënyrë, rrugën për të komunikuar direkt me zotin. Duke persekutuar veten, P. Xhufi arrin në gjendjen ku akumulon energji dhe prodhon harresë njëkohësisht. Aq sa ato të jenë të mjaftueshme për ta sulmuar egërsisht kundërshtarin dhe për të krijuar një besim haluçinant te argumentet që nuk kanë qenë dhe te origjina e fabrikuar e vetë urrejtjes.

Unë e mbyll këtu njëherë e mirë debatin me P. Xhufin. Kaq sa ndodhi ishte e mjaftueshme për mua që të kuptoj se vazhdimi jo vetëm nuk ka asnjë vlerë, por madje edhe fillimi i tij ishte i gabuar. Publiku fitoi shumë pak nga ky debat, megjithëse bëra ç’është e mundur ta paraqes sa më të qartë substancën e një reforme moderne në kërkimin shkencor. P. Xhufit i këshilloj dy gjëra: të shikojë me kujdes shëndetin e tij mendor dhe, për shkak të mungesës së talentit, të qëndrojë atje ku edhe mund të prodhojë rezultat: te shkenca e tij. Argumentet që dha në këtë debat ishin shumë të cekët, çka bëri të qartë se është shumë vonë për të filluar të kontribojë në shkencën e ndërtimit dhe vlerësimit të institucioneve. Nëse ndodh kështu, pra nëse ai nuk stërmundohet të merret me gjë tjetër por qëndron ngusht i lidhur me shkencën e tij, atëhere, ndoshta, edhe ne të tjerët do të arrijmë të kuptojmë se kur u largua gjermani i fundit nga Shqipëria, me 28 apo me 29 nëntor. Ndoshta do të dimë edhe më shumë se kaq: si e kishte emrin, ç’divizioni i takonte, ç’moshë kishte. Pavarësisht nga suksesi i këtij ”kërkimi shkencor”, unë do të lutem (pray) për ty P. Xhufi.

13 komente në “Replika/ Do lutem për ty Xhufi !”

  1. Baxhanaku says:

    SI tropojan megalloman,i rritur nen hijen e tropojanit tjeter e beri minister ne kohen e piramidave,por i doli i pabese,sic bejne lojna tropojanet me njeri jatrin(te vrasin naten e te qajne diten).Kur i shkane kembet Saliut ne 97″,besua i Saliut vodhi cmundi ne ministri dhe u arratis ne Kanada.Nga ana tjeter Saliu vodhi ne presidence gjithcka,deri ne prizat elektrike,qilima e lloj -lloj reckash.Gjongecaj i kapi dora aq shume sa u be problem,deri ne te huajt,prandaj Berisha nuk e futi me ne vathen e pushtetit ne vitin 2005.E ka koken me tul mishi dhe kujton se e ka me tru,sa do te ” ndreqi” edhe akademine e shkencave,sepse do te behet kryetar i akademise…..

    1. Haaaaa says:

      O Gjoni i Gecajve!
      A mund te lutesh me mire per gomarin tim se ….nuk i cohet?

  2. Dielli mbi Korab says:

    Pellump Xhufi eshte intelektual i larte dhe mbi te gjitha Atdhedashes me shpirt dhe zemer.
    Ti more Beso lutu per trute e tuja se me duket te ka hy vetja shum ne qef ena derdellis pallavra.

  3. Ben Dibrani says:

    Lerini keto debate shterpe dhe shine mos beni ndinje gje te hajrit per kete vend! Eshte pa sens te silleni si nje politikan i ndyre qe qarkullon akoma ne politike. Mjaft, se edhe t’ju shohim ju duke u zene si kurvat kemi mangut! Debattni reformen, beni shkence, beni ate qe dini te beni me mire dhe veni investa guitte jeten! Nuk e arrini dot bastardin plak edhe sikur te doni.

  4. Lis says:

    Profesor Besniku ju nje intelektual dhe shkencetar i vertete. I vetmi problem juaji eshte se jeni ne vendin e gabuar “atje ku lulet i hane gomeret”. Pse harxhoni kohe duke u marr me nje skuth megaloman si puna e Pellumb Xhufit? E njoh pak Pellumbin sepse kam punuar ne te ne te njejtin institucion per rreth tre vjet. Nga te gjithe koleget ai ishte i vetmi qe nuk te shikonte ndonjehere ne sy kur bashkebisedonim (gjithemone e mbante shikimin poshte tavolines). Biles, nganjehere kur rastiste qe te ishte edhe Prof. Luan Omari (vjehrrin e tij) ai bente sikur s’kishte fare muhabet me te! Per pellumbin, cdo gje duhej te ishte sekret, dredhi, me te futur…. ishte vertet nje tip skuth, i vogel dhe shpirtzi!
    Me respekt
    Nje ish student i juaj

  5. Noli says:

    Keto jane debate karagjozesh jo profesoresh. Turp tu vije.

  6. dashuria says:

    Zoti Gjonkecaj, me habit qe ti qenke bere shkenctar, megjithate çfare nuk ndodhi ne kohen e bastardit Sali berisha. Gjithe bastardet u bene shkenctare, hajdute, kriminele, thashethemexhij etj etj. Ku krahasohesh ti derdiment me Pellumb Xhufin?!

  7. Korçari says:

    T’ëmën e s’ëmës oreee…, një Karraduz Tropoje e quan “provincial” qytetarin e kulluar, Profesor Xhufin.

  8. IP says:

    Ti shiko lutu per vehten tende o pseudoshkencetar. Pellumb Xhufi s’ka nevoje per lutjet e askujt. ka shkelqyer ne shkolle te mesme, ne shkollen e larte ne Itali, ne Radio e ne te gjitha institucionet ku ka kontribuar si intelektual me kapacitete e kulture te larte, ne shkrimet e studimet e tij ne agjithe aktivitetin e tij dhe jeten e tij. Ne vend qe te nderohet dhe te lejohet I qete te vazhdoje punen e tij ne te mire te vendit dhe popullit, ca mjerane si ti pa asnje vlere ngrene sharje e budallalleqe. Bej te vetmen gje qe mund te besh mbyll gojen zoti Gjogencaj dhe te tjere si puna jote.
    Nderime dhe respect te gjithe mesuesve te pare viteve 90. I falem mesuesve te mi dhe I falenderoj cdo mengjez kur shkoj ne pune, se fale punes se tyre, fare shkolles qe kam bere (mbaruar UT ne vitin 73) nderohem ne profesionin tim ketu ne emigracion.

  9. lemi says:

    …na myth shkencetaret!!!…po shkenca ku eshte???!!!

  10. lemi says:

    …na myten shkencetaret!!!…po shkenca ku eshte???!!!

  11. Kola says:

    Nje pyetje kam per kete Karagjongecajn: A kane ngele me shpellare nga ata te Vicidolit, pa u bere shkencetare, historiane dhe filozof, se po na kerkon Nishani listen emrore per t’i dekoruar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje