“Shukriu është bërthama e familjes dhe rreth tij vërtitemi të gjithë"

18 Maj 2016, 12:00Blog TEMA

Pirro Dollani

“Shukriu është bërthama e familjes dhe rreth tij vërtitemi të gjithë. Ai është forca, kuraja dhe burimi i pashtershëm i funksionimit të familjes sonë. Morali dhe edukata vijnë nga familja. Do të jem në krah të Shukri Xhelilit derisa vdekja të na ndajë.”

(Nga intervista dhënë Gazetës “Panorama”)

… Po shoqja Shukrie e tha dhe i lumtë goja që e tha. Por lexuesi injorant, që s’është mësuar të lexojë ndërmjet rreshtave, kujton se SHUKRIJA e ka fjalën për familje e saj! Jo mor i dashur lexues, ajo me një gjuhë ezopike na thotë që fenomeni Shukriu “është bërthama jo vetëm e familjes së saj”, por bërthama e tërë shoqërisë shqiptare, bërthama e të gjitha partive politike, bërthama e parlamentarëve, pushtetarëve të rinj, të vjetër dhe atyreve që do të vijnë pas tyre, pavarësisht, përkatësive partiake që do të kenë! Madje, për ta bërë thënien e saj edhe më të kuptueshme për masat e gjëra të popullit injorant, ajo shton edhe këtë frazë kyçe në pohimin e saj: “rreth kësaj bërthame vërtitemi të gjithë!”

A më të lumtë goja, moj ti e SHUKRIUT, për guximin, trimërinë dhe për këtë përgjithësim filozofik që bën për tërë realitetin shqiptar, të sotëm e të nesërm! Mendjeshkurtërit dhe opozitarët pandehin se ti po flet për familjen tënde. Jo mor dritëshkurtër, jo, ajo bën një përgjithësim për tërë shoqërinë shqiptare! Dhe për këtë ajo duhet të përgëzohet e vlerësohet, pasi ka thënë një të vërtetë profetike që askush nga ne s’mund ta mohojë.

Dhe sikur kjo thënie të mos mjaftonte, SHUKRIJA, e mbyll intervistën, me një betim solemn: DO TË JEM NË KRAH TË SHUKRI XHELILIT DERISA VDEKJA TË NA NDAJË!!! (Ë më të lumtë goja!) Një dashuri e tillë që e bën dashurinë e Romeos me Xhuljetën të duket si një lojë fëmijë çerdhesh, duhet të frymëzojë të gjithë “fansat” e Partive politike shqiptare, që kështu me stoicizëm të qëndrojnë e të mbështesin Partitë e tyre politike, deputetët, qeveritarët, të sotëm dhe të nesërm, pavarësisht që edhe kokën po ua zhysin në kanalet e ujërave të zeza. Dhe vetëm vdekja duhet t’i ndajë ata, pasi “partitë politike me liderit e tyre, parlamentarët dhe qeveritarët janë forca, kuraja dhe burimi i pashtershëm i këtij korrupsioni, burimi i kësaj hajduterie, anarkie, mafjozërie që po e atrofizon shoqërinë shqiptare në çdo qelizë të saj.

Pikërisht, për këtë mësim që Shukria e kryebashkiakëve u jep tërë shqiptarëve dhe veçanërisht “fansave” të partive politike që ata skllavërisht t’u qëndrojnë besnik deri në vdekje partive të tyre, ajo duhet të çmohet e nderohet nga Presidenti i Republikës Rrumpallhane të Shqipërisë! U lartësoftë emri yt dhe të gjithë Shukrive të shoqërisë shqiptare!

3 komente në ““Shukriu është bërthama e familjes dhe rreth tij vërtitemi të gjithë””

  1. anna says:

    he bravo te qofte femer e quan veten ti moj leshko femer ,te arrish ta shofesh ne hotel burrin me nje femer tjter dhe ta duash perseri ti mund te jesh tamam si ai qe i falni mekatet njeri tjetrit apo kafshe si njeri tjetri !kete gj e bejne njrez te ulet qe skan fytyre mjafton te kene nje mashkull sa per dynjane dhe ka bure kjo ,hajde ku ka shkuar ky vend jo vetem grate kurva po burrat jan gjithandej

  2. kastrioti says:

    po c’eshte ky emer —-shukri—zoti na rujt s’do te jete shqipatre

  3. Skerdi says:

    Bravo bashkshortes te Shukriut..vertete Zonje,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje