Mjegulla e “përgjimit” politik

20 Maj 2016, 19:12Blog TEMA

Nga Arben Isaraj

Eric Arthur Blair alias George Orwell thoshte se – “Gjuha politike është projektuar, për ta bërë gënjeshtrën të tingëllojë e vërtetë dhe vrasjen të respektueshme”.

Komisioni ynë kuvendor i Sigurisë, u nis të zbardhte mjegullën e përgjimit të krijuar nga gjuha e politikës.

Ashtu si u nis edhe u bitis. Lëvizja gjithcka, qëllimi dhe produkti….asgjë.

Sot, Tirana zyrtare është pothuajse e pastruar nga mjegulla e përgjimit si dhe……nga njerëzit politikisht seriozë që dhe “përgjojnë” edhe “përgjohen”…

Por……është mjegulla ajo që prodhon njerëz “kaq politikisht seriozë”, apo janë njerëzit “kaq politikisht seriozë” ata që prodhojnë këtë mjegull ???

Këtë nuk po mundemi ta gjejmë ende.

Veç një gjë e dimë fort mirë.

Spiunimi dhe spiunët që dëgjojnë e përgjojnë për Shtetin e sigurinë e tij, nuk po na hyjnë më në punë, në Shqipërinë tonë.

Zanati i tyre pothuaj ka mbaruar profesionalisht dhe ligjërisht.

Tashmë punën e tyre po e bëjnë televizionet, gazetat dhe gazetarët e tyre interceptues.

Spiunimi dhe spiunët, që duhet të dëgjojnë e përgjojnë për Shtetin dhe sigurinë e tij, me sa pamë e dëgjuam nuk paskan PËRGJUAR sipas Ligjit, por thjesht kanë PËRGOJUAR …. sipas Ligjit.

Ka ardhur Ora që prodhuesit e News-eve të “përgjimit”, “përgjuesve” dhe “të përgjuarve”, të zbulohen e të japin llogari përpara Ligjit.

3 komente në “Mjegulla e “përgjimit” politik”

  1. Kris says:

    Por cfare eshte pergjimi! Cfare sekretesh fshehin keta politikanet tane qe nga Berisha dhe me radhe! Cfare problemesh kane keta njerez qe duan te fshehin! Lufta e ftohte ka mbaruar ne bote! Ngelet lufta ekonomike ose mafioze berishiane! Prandaj berishianet jane bere si te terbuar! Kane frike per te ardhmen e tyre! Berisha ,kriminel, po ben c;do gje kunder reformes dhe eshte e kuptueshme! Ka bere shume krime edhe familja e tij edhe klani i tij! I lutem Zotit te behet drejtesi!

  2. Kola says:

    Ne kete vend gjithcka eshte bere, per t’i bere mutin, kurse rracen e qelbur te politikaneve, per t’i futur ne furrat e gazit, sic bente Hitleri me ebrejte.

  3. BLEDI says:

    po kush e ka fajin mor arben ai qe thote qe po pergjohet apo ai qe pergjon e thote nuk pergjojme, cjane keto qe thua se eshte turp, vini gishtin kokes se je dhe i drejtesise, pse keshtu do te behet drejtesia,////??????? cfar turpi qe shkruan zv/ministri i drejt…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje