Duhet pranuar që nuk ishte e papritur. Pak a shumë për të gjithë dihej puna e shumë emrave apo që kishin qenë më parë të dënuar. Ndoshta, formularët që u bënë publikë nga KQZ na bënë me dije dhe do vepra penale më të veçanta që kanë kryer të zgjedhurit tanë.
Na bëjnë përshtypje sot, se deri dje i shihnim rastet tek e tek. Tash janë të gjithë tok. Ashtu si një vëllazëri, në të cilën anëtarësohesh veç po kalove do prova. Dhe këta i kanë kaluar. Vëllazëria e tyre për fat është e përbërë nga pjestarë të tre partive që kanë ndarë deri më tash pushtetin, ndaj debati politik mund të rrudhet vetëm që krimineli im është më i hairit se krimineli yt. Ose krimineli im ka një të shkuar me më pak gjëma se krimineli yt. Apo krimineli im është më king se i yti. Por, në fund fare banditët do të mbrojnë.
Kryetarët e partive janë përgjegjësit e gjithë kësaj historie, veçanërisht ata të dy që ndryshuan Kushtetutën për t’u kthyer në zotër. Të kompleksuar nga humbjet e mundshme, të friksuar nga padija mbi elektoratin, të frustruar se nuk kanë prodhuar politikë, por sherrnajë, kanë marrë të gjithë të njëjtin vendim, të dhunojnë qytetarin. Pasi ta kërkosh votën e një katundi a qyteti duke propozuar banditin për ligjvënës apo kryetar Bashkie, i bie të zgjedhësh me ndërgjegje rrugën e dhunës. Të fortin njerëzit e votojnë nga frika, ose e duan po nga frika. Një votë për të është dhunë e drejtpërdrejtë ndaj gjindjes dhe këtë mekanizëm dhune e udhëheq kryetari i partisë, i cili kërkon pushtetin. Çmimi që ta marrë atë është kjo listë monstruoze.
Do ishte interesante që të ishte vendosur në formular një pikë që t’i pyeste të zgjedhurit tanë, nëse kishin shkelur ndonjëherë në ndonjë bibliotekë. Me gjasë do të zhgënjeheshim të tërë, sepse ata e kanë kaluar një kohë të gjatë në bibliotekën e burgut, pasi aty kapte më mirë sinjali i telefonit. Nga ai telefon ata komunikojnë me shefat e partisë dhe jo vetëm. Prej tij dalin shprehje që mbarojnë përherë me fjalzën e paqtë “vlla”.
Janë tre fjali, të thjeshta, të cilat janë pika programore mirëfilli. Këta kanë fituar, këta ushtrojnë pushtet, këta ngjiten në tribuna eletorale, këta bëjnë politika punësimi. Këta caktojnë kush i jep mësim fëmijës në shkollë, kush fiton nga grantet e bujqësisë, si afrohet rinia tek sporti dhe jo tek kalloi. Këta janë e ardhmja, o vlla.
Ueeeeee. U be i shtepise ky personazh i rendomte.
Mero hiqe urgjentisht nga faqet e gazetes, ndryshe do na veshtiroset “TEMA” ashtu siç na hap barkun TVSH-ja e ketij palma-rezit……
muslimon brodhers……………
Jam kurioz! Po Palma a e meriton te jete deputete! Keta te dy duken si debile!
enqelli
une them ti varrim tek palma ti si thua
po mire mo une nuk di te kete came ne peshkopaj
cne nenkryetari cam?
gazetar idiot e kriminalizon shqiperine p’!!!’tu po si gjykon njerezit edhe me pushtet qofshin kreminel .pa te drejte cdo n jeri e shte pergjegjes per sjelljen e tij vetem para ligjit che kur ka vuajtur denimin gezoj te re te drejtat pervec rasteve kur i jane kufizuar me ligj .drejtesia duhet ne shqiperi jo ligje qe shkelin r te drejtat themelore te njeriut si ky i fundit per dekriminalizimin ngjan nje ligi absurd e i afrohet ligjeve naziste
Keto qe thote dhe shkruan ky “vlla”, ne fakt jane te verteta te cilat i dine dhe i kuptojne
nje pjese e mire e shqiptareve, por qe nuk e kane aksesin per ti thene dhe shkruajtur
keto te verteta. Problemi i madh eshte, se ky person (Enkel Demi) si individ dhe si
familje ka ushqyer dhe mbeshtetur ne forma te ndryshme keta bandite dhe njekohesisht
ka perfituar nga “vellazeria e banditeve” te cilen sot e kritikon. Pse e kritikon…?
Sepse ato vete (vllazeria) ja kane dhene lejen atij, per ta shprehur kritiken, per te
dhene pershtypjen e rreme ne popull se dicka e mire (?) ekziston dhe kjo situate (e keqe)
do te ndryshoje. Populli eshte si ajo tenxherja me presion qe ka nevoje te shfryje
here pas here qe te mos u plase ne dore banditeve te pushtetit, medias, drejtesise, etj….
Kjo ben pjese ne strategjine e mashtrimit permanent te popullit “trim e liridashes”
(naiv ose leshko) shqiptar. Pse Mero i jep kaq akses ketij takemi? Nuk arrij ta kuptoj…..
Mossssss! Prape ky me nje shkrim qe nuk thote asgje te re. Duket sikur eshte shkruar ne vitin 1995. Po ato gjertate pergjithshme si ne raportet e dikurshme te “Zerit te Popullit”, po ai stil monoton po ajo varferi e frikshme fjalesh. Mossss, po e katandisni keq gazeten? SOS!!!
e shoqja comit t mutit ktij pleres enkel demi bjondja iku nga pd e ju bashku comve per interes kercejn nga partia n parti raca mo e poshter n bot dhe ky comi o bo vip ptu fare e keqe come idrz,i mero, meidiu, enkel e shum t tjer. comet duhet t ikin greqi ku kan venin e tyne i kena mbajt me buk ktu shqipni kjo nuk esht toka tyne. e shani kosovart tash.