Artan Fuga replikon sërish me Pëllumb Xhufin: Mos ik, vetëm mos gënje!

20 Maj 2016, 21:41Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Sot në gazetën “Dita”, që bën punën e vet, dhe unë e mirëkuptoj totalisht si medie, ky burr i urtë dhe i paqmë, sikurse i thotë vetes, meqë këtë përshtypje thotë se ka për veten, përsëri megjithatë vazhdon të gënjejë mbi mua. Duket i është bërë fiksim. Nuk besoj se është ves profesional, është thjesht një fiksim i qendrueshëm.

Mashtron përsëri publikun sikur gjoja unë përpara disa vitesh kam propozuar futjen e mësimit të fesë nëpër shkolla.

Kalon nga një gënjeshtër te tjetra, pas ka braktisur të parën ku sapo tha se unë paskam drejtuar 30 doktorantë !!!

Këtë vetëm gjykata e ndreqka, nëse do të vendos t’a akuzoj për shpifje! Më bëjnë presion miqtë, por po mendohem… Mos i jepem tundimit kaq shpejt. Dhe unë nuk kërkoj 1 lek dëmshpërblim…

Madje supozon në mënyrë konspirative se projekti i qeverisë Rama për këtë problem të edukimit mbi fenë në shkolla vjen i frymëzuar nga unë!!!

Sepse unë paskam zgjatime në këtë qeveri!!! A thua se kam kërkuar të bëhem ndonjëherë ambasador, deputet shëtitës, drejtor, përsëri ambasador…, drejtues partish politike, e kështu me rradhë. Apo se jam antar i Kalsh, Kvta, etj.

Publiku e di pozicionin tim ndaj fesë që e shtrembëron Xhufi. Unë në televizion, përballë gazetares Anisa Ymeri, në tv news 24, shpreha të gjitha rezervat ndaj këtij projekti, për një orë rrjesht, gjithsesi duke qenë mbështetës i asaj që bëhet prej shekujsh në Perëndim : sociologjia, filozofia, historia, antropologjia etj., si shkenca laike sikurse studjojnë familjen, shtetin, kombin, duhet përse jo të studjojnë thellë madje edhe fenë si një dukuri shoqërore dhe kulturore e rëndësishme.

Epo kjo nuk i pëlqen Xhufit.

Ky njeri ngatërron studimin e fesë nga shkencat laike me mësimin e fesë në shkolla.

Cfarë të bëj më shumë për të!!!

Une fejsbukun kam, përse e përçmon, ai ka të gjitha mediat.

Këtu nuk ka më shpresë korrektimi.

Gënjen edhe kur thotë se unë ligjin për arsimin e kam quajtur komunist. Kurrë! Le ta gjejë dhe ta citojë këtë pozicion timin që i krijon kujtesa. Sepse Pëllumbi nuk citon kurrë se ku e çfarë kam thënë, vetëm thotë gjëra pa bazë. Atë ligj e kam quajtur ultraliberal dhe që rrezikon ta politizojë arsimin. Po edhe po ta kisha quajtur të tillë, pra komunist !, çudi karakteriale që Pëllumbi e paska ndjerë për detyrë që në vend ta mbronte ligjin, vendosi të sulmonte personalisht njerëzit që kishin kritika për ligjin, pra mua ? Zell i tepruar!!!

Personalizon debatin publik, Pëllumbi, e ka këtë gabim, gjen rastin edhe të tregojë se ka bërë shkollë “spartane”. Pse lavdërohet??? Ne të tjerët, kemi bërë shkolla nate!

Sa për krushqitë, miqësitë, karierën e tij, këto as i kam zënë në gojë dhe as i shkruaj, madje i respektoj, sepse më mjaftojnë të miat, nuk kuptoj se përse vetëfajësohet, çfarë dreqi ja krijon këtë vetëfajësim, dhe nuk e kam zakon të merrem me jetën dhe historitë personale të kërkujt tjetër, aq më pak të shpif ndaj tyre.

Shtrembëron Pëllumb Xhufi, e ka bërë zakon sa herë i referohet mendimeve të mia, veprimtarive të mia, angazhimeve të mia, që kanë qenë dhe janë zgjedhjet e mia, dhe nuk pres t’i marr dorën Pëllumbit për to.

Ai më ndjek në çdo gjë dhe mirë bën. Puna është të mos më përndjekë.

Një gjë më preku sot te intervista e pëllumb Xhufit : Ai paska vendosur të mbyllet në vetvete dhe të shkruajë librat e tij.

Jo Pëllumb, mos u largo nga aktivizimi qytetar e mbyllur në dhomën e fildishtë të studjuesit. Edhe ti edhe unë humbasim shumë kohë duke u marrë me probleme qytetare, në dëm të kohës dhe nervave tona, edhe duke “kryqëzuar shpatat” sepse debati publik e kërkon këtë gjë. Por, e kemi për detyrë. Kujt do t’ja lemë debatin. Ramiu me shokë, sado të respektuar të kenë qenë për ty, sepse fatkeqësisht unë nuk kam pasur rastin ta njoh e ta lexoj, mosha bën të vetën. Tani prej vitesh në pension Ramiu kërkon përsëri zyrë nga shteti!!! A thua kjo e pengon vallë?

Mos u largo Pëllumb nga debati!

Mua nuk më vjen mirë fare të largohesh ndonëse kemi mendime krejt të kundërta mes nesh. Po kultura kjo është, të durosh tjetrin, si i ndryshëm, të durosh edhe presionin nga mediat që bëjnë punën e tyre, pa t’a bërë syri tërr! Sa anonimë hedhin vrer e shpifin për mua nëpër blogje gazetash ! Punë e madhe fort ! Shëndet është. Ti argumento të tuat, unë të miat. Vazhdoje debatin. As ti nuk e ke të vërtetën absolute, sikurse të duket, kur fyen, përçmon e gënjen për të tjerët, unë jo e jo.

Unë nuk i iki debatit publik për veten time. Këtu më ke edhe ti, edhe të gjithë ata të tjerët që uzurpojnë institucione, bëjnë puçe institucionale si ai që po përgatitet në akademinë e shkencave më 23 majin që po vjen, apo duan t’i trashëgojnë ato si prika.

Ose bëj çfarë të duash fundja !

Vetëm pusho të lutem së gënjyeri mbi mua sepse kam frikë se edhe ty të gënjejnë dhe pastaj ti përsërit sinqerisht gënjeshtra padashje. E mua më harxhon disa minuta në ditë duke sqaruar publikun sikurse e kam detyrë. Thjesht sepse ndoshta nuk verifikon yshtjet. Supozim e kam. Sepse, pavarësisht, gabimeve konceptuale në formim që konstatoj te ti, të njoh në përvojat e mia, për djalë përgjithësisht të drejtë, ndonëse pak i ndjeshëm në inat, në ato shumë pak raste të këtyre dekadave kur jemi shkëmbyer në rastësitë e jetës. Të tjerat le të ndjekin rrjedhën normale. Ohu sa ka parë Shqipëria si ti, si shokët e tu, apo edhe si unë!

23 komente në “Artan Fuga replikon sërish me Pëllumb Xhufin: Mos ik, vetëm mos gënje!”

  1. Kris says:

    Si mundet qe, nje akademik,sic e heq veten berishisti fuga, perdor fjalor vulgar?! Njelloj si militantet berishiane! “Genjen” eshte nje fjale e rende kur perdoret ne keto raste! Mjere akademia per Fugen!

    1. pjetermustakuqi says:

      Xhufi berishist?!! Qenke kris n’byth ti.

      1. Kris says:

        Te vertetat e berishianeve, te lene pa mend! Kur thua berishisti Fuga ky, injoranti, pjetermustakuqi,me falni per shprehjen e perkthen berishisti Xhufi! Ashtu te gjithe salaxhinjte edhe ky eshte analfabet, qe nuk di te lexoje e jo me te komentojeapo te kuptoje ! Llumi i popullit shqiptar eshte me Berishen sot! Me vjen keq se ku ka parfunduar PD!

    2. Haaaaa says:

      Aq lesh akademiku eshte ky Fuga sa perdor fjalet e nje kenge te dikurshme tre Agim Prodanit te madh : A me do apo s’me do:
      -“TE DUA,por mos trego”!
      Haaaaaaaaaaaaaaa!!

  2. Dardania... says:

    Fuga,kur thoni :Nuk e kam thënë që të futet feja në shkolla…por,thoni që të studjohet…!Si mund të bëhet studimi i teologjisë kur ajo mbyllet në një fushë të caktuar..Vetëm për studjuesit..A thua se e kanë mundësinë që ta shterojnë studimin e saj një pjesë e kufizuar njerzish..?!Unë nuk e besoj..Kështu që i bie takeni thënë që të futet feja në shkolla…Dhe mos u hidhni degë më degë…por jepni përgjigje zotëriu…se Prof.Pëllumb xhufi është personalitet i kompletuaZot i r..aristokrat në fushë të historisë…Kurse juve si filozof që jeni…në këtë përgjigje nuk e tregoni se keni lidhje me filozofinë…!Proph.P.Xhufi hyn ndër njerzit e shquar të kombit tonë…!

  3. mirel says:

    O teveqel, genje sa te duash, vetem ik!

  4. frasherlliu says:

    Llafazan akademik,nuk eshte kulture akademike te grindesh neper media por punimet shkencore dhe dhe vlerat e kerkimeve shkencore qe i nevoiten shoqerise shqiptare per te dale nga rremuja politike ku eshte ngaterruar Shqiperia kete duhet te beni ju zoteri.Duke u sjelle keshtu i shtoni vleren qselbesive tuaja dhe fitoni vetem urrejtje ne shoqri.Perçares akademik kete emer meritoni me kete shkrim.

  5. Dardania... says:

    Z.Fuga,kur thoni :Nuk e kam thënë që të futet feja në shkolla…por,thoni që të studjohet…!Si mund të bëhet studimi i teologjisë kur ajo mbyllet në një fushë të caktuar..Vetëm për studjuesit..A thua se e kanë mundësinë që ta shterojnë studimin e saj një pjesë e kufizuar njerzish..?!Unë nuk e besoj..Kështu që i bie takeni thënë që të futet feja në shkolla…Dhe mos u hidhni degë më degë…por jepni përgjigje zotëriu…se Prof.Pëllumb xhufi është personalitet i kompletua..aristokrat në fushë të historisë…Kurse juve si filozof që jeni…në këtë përgjigje nuk e tregoni se keni lidhje me filozofinë…!Proph.P.Xhufi hyn ndër njerzit e shquar të kombit tonë…

  6. Hazalli says:

    Na cave trapin mor plak grindavec Berati>komunist i qelbur……….

  7. askushi says:

    Ne vazhdim te Kris,i ka ngja babes vet rahmetliut,,,,,,,,

  8. dashuria says:

    Artan Fuga! Duhet te jeshe fare idiot me keto qe ben. Keta jane intelektualet shqiptare qe zihen per mustaqet e Celos? Ju pordhace akademiker qe kerkoni te respektohi nga publiku dhe njerezit per dijeninte dhe sherbimin qe i beni atij? Ja kjo eshte Shqiperia me intelektuale si Artan Fuga e Gjonkecaj qe kane filluar ssherrin me keq se ato arixhofka kur zihen per lesh te kokes dhe nuk ndahen. Keta jane akademiket tane qe duhet te na mesojne dhe duhet te mesojme! Nje çudi e madhe me keto fytyra qe sa vijne e behen me te urryera ne publik Paçi faqen e zez me keq se e kini Arta Fuga me gjithe akademikllekun tend! Njerezit me bastarde qe keshtu e keni kthyer dhe vendin ne kermeshire si jeni vete. Lereni keto replika se meruat dynjane , pa juve u ka plasur cipa.

  9. Perparim Spaho says:

    Papi
    Eshte ne nderin tuaj ,te te dyve, ta mbyllni kete debat.Mundesisht pini nje kafe bashkarisht e le te mesojne mediat e publiku se jen8i ndryshe nga llumi dominant i keti vendi ne kete periudhe mjerane qe po kalojme.
    Ngihuni te dy si intelektuale te vertet mbi kete mediokritet asfiksues dhe jepni shembull per nje mendesi ndryshe,te qyteteruar.Ajo qe ju bashkon e qe ju te dy perfaqesoni eshte vlere ne zhdukje ne kete vend..

  10. Nje qytetar says:

    Or Fuga , or akademik berishizmi , ti dhe skota yte berishiste , as nuk duhet te keni nderin t´i flisni me goje nje Akademiku te vertete si Pellumb Xhufi , e jo me te debatoni me te persa i perket vlerave akademike ! Ju , rraca juaj d.m.th , si ty , apo ´historianet´Beqir Meta , Uran Butka e gjithe sorrollopi juaj ´me nder akademik´, a e din se cfare akademikesh jeni ju ? Jeni pikerisht kopje te Berishes ,ne boten shqiptare te akademise ! D.m.th. ate qe i beri Shqiperise Sali Berisha ne politike , te njejten gje bete ju ne shkence dhe ne art ,ne fushen akademike .
    Ama ,e keni nje gje qe ju karakterizon pertej cdo parashikimi , ashtu sic e karakterizon edhe prijesin tuaj SRB : Poshtersine !
    Shume u zgjata e u mora me ty ! Po me vjen ndot qe jam bashkeqytetar me ty dhe sojin tend ! Ju , bandite te akademise berishiane , do t´u hedhe ne kosh te plehrave , pikerisht Historia e Akademise se Shkencave !

  11. majlinda says:

    Ti Fuge, qe mendjen ma ke si fuga kur rrotullohet nuk i afrohesh dot Xhufit, ti ke mendje te cperqendruar, Xhufi eshte me kembe ne toke, ti diku je prishur me keta te majtet thjesht per interesa personale,, dhe i lufton duke shkruar gjera qe askush nuk do donte ti lexonte, te kam shkruar dhe me pare, nuk ta kemi degjuar njehere zerin ne 8 vitet e fudndit te Sales, kishe frike, packa se ai e shkaterroi kete vend, perbalti cdo gje, dhe akademine e shkencave, dhe ti heshte, ose e mbrojte se diku ke fituar, sot qe nuk fiton gje, flet, por flet cmendurira, qe nuk ti perkrah njeri, ose shume pak ndoshta.

  12. Perdredhesi says:

    Cfar dreq mbiemrash kemi dhe ne shqiptaret. FUGE eshte nje mjet qe perdoret per te luajtur dhe si element kryesor te saj ka perdredhjen. Valle edhe llagapi tregon origjinen apo nje te vertete. E dreq o pune , perdridhuni o intelektuale se mendereja sja u mban ti dilni popullit ne krah se ju lene pa pune , nuk dini te beni gje tjeter vecse perdredhje, fituat ne komunizem, fituat ne demokraci.

  13. safo says:

    Kjo pergjigje e Fuges per letren indirekte te Xhufit apo akuza me te hereshme me se shumti e ka cfryre tolumbacen Fuga. Une peronalisht e ndjej humbje kohe qe lexova nje artikull kaq vulgar te Fuges, qe perpara shkrimeve te Xhufit jane si kasollet e arenxhijve ne fushen e deropullit para vilave ne Californi! kaq i madh eshte ndryshimi ne llogjike, ne shprehje dhe argumentim.
    Jo se Xhufi eshte i persosur, por eshte i persosur ne ligjeriminin e tij letrar. Me duhet te pranoj se ndonse ka mbaruar studimet ne Itali, ai nuk ka per tu shkeputur nga e kaluara moniste, ajo perben epoken e tij te lavdishme. Por le te mbajme nje ane racionale te mendimeve te tij: cdo epoke nuk mund te jete bardhe e zi, ashtu dhe epoka 45-90 e cila nuk eshte kaq e vogel sa te fshihet me nje fraze e as te erresohet sic eshte bere zakon nga te ashtuquajturit te djathte qe shpesh kane qene pjese integrale e sistemit monist.
    Por thelbi nuk ndryshon, Fuga ben mire te merret me ndonje pune tjeter se per te shkruar eshte per ybret! Por nje thirrje tij eshte e sinqerte: edhe ai e kupton mjerimin e ligjerimit po te largohen nga skena shkrime te kalibrit te Pellumbit

  14. Berat Osumi says:

    Ore prefesor Fuga, po pse ore e akuzon per genjeshtar Xhufin, ti vete ke thene se mund te kete disa te verteta per nje fenomen.A jo keshtu prefesor se kundershton bindjet e tua mbi ketagorine fillozifike te se vertetes. biles une i shkreti duke degjuar teorine tende te shume te vertetave tani edhe Saliun nuk e quaj genjeshtar .Me nje grup katunaresh po pergatisim nje propozin biles qe te hiqet mashtrimi si krim, se edhe mashtruesit ne fund te fundit kane te verteten sipas tyre kur bejne ndonje gje.Hajde shendet prefesor.

  15. Don says:

    O Fuga po ben zhurme qellimisht te terheqesh vemendjen. Nuk ke per te bere hair sepse ke doza te larta berishizmi prandaj je kaq harbut dhe jo professional. Te siguroj se ske per te patur te ardhme.

  16. Linda says:

    O Fuga, na bej nje review Te ndonje libri Si ate Te Eleonora Bregut, fall xhores ordinere Te Tiranes.
    Qe nga ai shkrin me ke mbushur mendjen qe je Kokbosh dhe Jo akademik.

  17. Freeman says:

    O Artan,
    Te kemi thene disa here mos u krahaso me prof. Pellumb Xhufin se nuk ja arrin as tek maja e kembes. Ti je nje liliput saqe pozat prej nje mendimtari te antikitetit nuk ta zhvillojne permasen. Per trurin, jo e jo, se nuk ta ve njeri ne refene, prandoj dhe obsesohesh nga madheshtia e te tjereve. Te garantoj se me kete zhvillim autistik qe ke duhesh cuar ne ndonje qender rehabilitimi. Akoma me qesharak behesh kur filozofon dhe tjer vetem ato pak lesh te kokes tende per tu dukur si opinionberes dhe nje ze i vecante ne opinionin publik. Po cfare opinionesh te ndritura na jep ti o dordolec qe me b…. lakuriq nuk shtyp dot nje iriq, apo qe eshe sorrat e laraskat u kallet data kur te pikasin fyturen e pudrosur apo folket e kolorisur me bojra te skaduara. Ke trasheguar nje emer te pamerirtuar , ndaj ben mire te njohesh me mire deficencen tende intelektuale dhe njerezore dhe ti futesh ndonje pune qe ti e ben me mire, per shembull ,te vrasesh mendjen pse je kaq i urryer, qe te reflektosh qe te besh me vlere, te pakten per vete, dhe mos ti biesh ne sy te tjereve se ua shpif me sofizmat e tua te shplara.

  18. LIDA AL says:

    O Fuga, ti mund te thuash cfare te duash, te shpifesh, te shash, te genjesh, te mashtrosh, se per kete ke dhene prova me kohe, por sa per Prof. Xhufin, ne qe e kemi njohur, e kemi ndjekur edhe keta 25 vjet, i njohim vec vlera si qytetar intelektual i nivelit nderkombetar, atdhetar ne mbrojtje te interesave te vendit ne cdo moment, kompetent ne fushen e tij, integritet ne politike, ku ka dhene prova e me guxim ka mbajtur gjithmone qendrimet e duhuara. Ndersa ti ke humbur gjithcka, qe kur je kthyer ne sherbetor ti Sali Berishes.

  19. Projekti says:

    Akademiku profesor Xhufi mos ta uli veten dhe te merret me njerez jo te fushes si Fuga… nuk ia vlen

  20. vj says:

    Artan, e ke te humbur davane me Prof Pellumbin, or mik ne te gjitha drejteimet dhe si nuk po e kupton. Nuk e kam fjalen vetem per opinionin e lexuesve qe eshte i teri ne anen e Prof Xhufit dhe duhet ta marresh ne konsiderate. Por mbi te gjitha mjafton t’ju krahasosh stilin, gjuhen. Jini vite drite larg. Gjuha jote eshte e zbehte, nje shqipe e shplare qe eshte krejt mediokre. E mua do te me mjaftonte vetem kjo prove qe ty mund te te duket e vogel. Njeriu eshte vete gjuha qe perdor. Cte keqe paska dreqi e mori ta pranosh se jini dy nivele krejt te pakrahasueshme ne formimin tuaj intelektual? Prof Xhufi eshte nje karakter teper njerezor, i matur, serioz dhe me intergritet. Sa veshtire e paske ta pranosh kete vlere te rralle te tij….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje