Nga media dhe shtypi shqiptar kam dëgjuar këto ditë shumë komente të politikanëve dhe të tjerëve për një protestë para godinës së Gjykatës Administrative në Tiranë në lidhje me një cështje me interes të madh për sigurinë publike të Tiranës dhe qytetarëve të saj.
Me fjalorin më bastard që është bërë e zakonshme në Parlamentin e Shqipërisë, deputeti zullumëmadh i opozitës, dhunuesi e shkatërrimtari i pavarësisë së Gjyqësorit në vitet 1994-1995 e deri më sot, dhe kundërshtari i madh i Reformës së Drejtësisë që po synohet të votohet në Parlament sëshpejti, iu hakërrye egërsisht kryetarit të suksesshëm të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili me të drejtë mori pjesë dhe foli në atë protestë.
Në këtë shkrim unë do t’u përgjigjem tre pyetjeve:
1) A kanë të drejtë qytetarët të protestojnë paqësisht para gjykatave, prokurorive e stacioneve të policisë?
2) A është ndërhyrje e dhunim i pavarësisë së gjykatave e prokurorive të protestosh paqësisht para godinave të këtyre institucioneve?
3) A mund të komentohen vendimet e gjykatave e prokurorive?
Tani që kam më se 20 vite si emigrant në Amerikë dhe që kam shumë fakte nga përvoja Amerikane, mund të jap lehtësisht përgjigjet për këto pyetje: Po, qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre dhe të protestojnë paqësisht në hapësirat publike para godinave të Gjykatave, Prokurorive, ashtu sikurse kanë të drejtë të protestojnë para godinave të Parlamentit, Qeverisë, Policisë dhe në vende të tjera publike.
Por qytetarët nuk kanë të drejtë të protestojnë brenda godinave të këtyre institucioneve dhe brenda territorit që nuk është hapësirë publike. Protestat paqësore të qytetarëve në hapësirat publike jashtë godinave të këtyre institucioneve nuk janë as kërcënim, as dhunim i pavarësisë së gjyqtarëve e prokuroreve e pushteteve të tjerë.
Protesta qytetare janë e duhet edhe me shumë te jenë tërmet ndaj korrupsionit kudo që ai te ndodhë: në prokurori, gjykata, qeveri, parlament, politikë, etj.
E keqja është se shqiptarët janë nga ata që protestojnë më pak ndaj së keqes, mosndëshkimit të korrupsionit pushtetar, apo edhe për cështje të tjera në interest të tyre. Protestat paqësore qytetare janë jo vetem të lejueshme, por edhe të domosdoshme për t’i mbajtur Gjyqësorin, Prokurorinë, Policinë, Qeverinë dhe Parlamentin nën vëzhgimin qytetar, për t’i ndihmuar këto institucione që të mos gabojnë në vendimarrjen e tyre, dhe nëse ato gabojnë, qytetarët përmes protestave përcjellin mesazhin e mospranimit të veprimeve të tilla nga kushdoqoftë.
Pra protestat paqësore qytetare janë të domosdoshme kur institucionet shtetërore veprojnë keq, dhe janë të nevojshme edhe kur këto institucione punojnë mirë.
Këtu në Amerikë bëhen shumë protesta të qytetarëve e shoqatave (madje ku marrin pjesë edhe politikanë), para godinës së Gjykatës së Lartë të Amerikës, kur kjo Gjykatë shqyrton cështje ku qytetarët protestues shprehin pikpamjet e qëndrimet e tyre pro apo kundër.
Por nuk kam dëgjuar që gjykatësit e kësaj Gjykate të jenë ankuar se po u cënohet pavarësia e tyre apo se ndihen të kërcënuar nga këto protesta. Po përmend vetëm disa raste nga protestat e shumta që bëhen para Gjykatës së Lartë të Sh.B.A.
Për shembull, në Prill 2016 ndërsa Gjykata e Lartë e Amerikës po shqyrtonte cështjen që lidhej me urdhërin ekzekutiv të Presidentit Obama për imigracionin dhe deportimin e imigrantëve të paligjshëm, para godinës së kësaj gjykate mijëra protestues me pankarta pro dhe kundër këtij urdhëri, thërrisnin e shprehnin qëndrimet e tyre.
Në Mars të këtij viti, ndërsa Gjykata e Lartë e Amerikës shqyrtonte një cështje që lidhej me abortin, qindra gra dhe shoqata protestonin para godinës së kësaj gjykate. Në Qershor 2015 ndërsa kjo Gjykatë shqyrtonte cështjen për martesën e homoseksualëve, para godinës së gjykatës ishin mijëra vetë që protestonin, pro dhe kundër këtyre martesave.
Po të kërkoni në internet me këto fjalë “protests at the U.S. Supreme Court” dhe do të shikoni edhe fotografi dhe video nga protestat në hapësirat publike para kësaj gjykate. Natyrisht, protesta nuk lejohet të bëhen brenda terrirtorit dhe godinave të gjykatave sepse ato nuk janë hapësira publike. Bëhen protesta këtu në Amerikë edhe para godinave të prokurorive, gjykatave të tjera, godinave të policisë etj. Por këto institucione vazhdojnë normalisht kryerjen e detyrave të tyre sipas ligjit e provave.
Pra, u bëj thirrje institucioneve dhe politikanëve në Shqipëri që të mos tentojnë të shuajnë zërin e protestave qytetare apo të përbaltin a dënojnë protestuesit paqësore edhe kur ata protestojnë në vende publike të tilla si para godinave të gjykatave e prokurorive. Protestat paqësore të qytetarëve e shërojnë sistemin gjyqësor e të prokurorisë dhe ndihmojnë që ato të bëhen jo vetëm të pavarura, por edhe të përgjegjëshme dhe me integritet.
Për pyetjen se a mund të bëhen komente për vendimet e gjykatave dhe prokurorive, duke u nisur edhe nga përvoja Amerikane, përgjigja është:
Po, vendimet e gjykatave dhe prokurorive mund të komentohen. Studiuesit, juristët, qytetarët, shtypi e media dhe kushdo tjetër kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre pro apo kundër vendimeve të këtyre institucioneve, ashtu sic shprehen edhe për ligjet a vendimet e Parlamentit, vendimet e Qeverisë, apo vendimet dhe aktet e institucioneve të tjera.
Pra as protestat paqësore në hapësirat publike para godinave të gjykatave e prokurorive, as komentet për vendimet e gjykatave e prokurorive, nuk përbëjnë dhunim të pavarësisë së këtyre institucioneve, as kërcënim apo ndërhyrje në veprimtarinë e tyre.
Ndërsa shembujt më brutalë të dhunimit, terrozimit dhe shkatërrimit të pavarësisë së Gjyqësorit në Shqipëri (dhe sikurse e konsiderojnë shume të huaj madje në gjithë botën), i dha Sali Berisha në vitet 1994-1995 kur rrethonte me polici e SHIK-as Gjykatën e Kasacionit për ta kërcënuar haptazi këtë gjykatë, mbushte me SHIK-as e militantë të tij sallën e gjyqit për të kërcënuar e bërë presion ndaj trupit gjykues, përndiqte me SHIK-as e banditët e tij kryetarin e Gjykatës së Kasacionit dhe rrethonte me SHIK-as, policë e banditë edhe apartamentin ku ai banonte, i pezullonte buxhetin kësaj gjykate, sabotonte disa procese gjyqësore, urdhëronte Parlamentin që me vota të fallsifikuara dhe në dhunim të Ligjit Kushtetutes të shkarkonte natën e 21 Shtatorit 1995 kryetarin e Gjykatës së Kasacionit vetëm se ai nuk pranoi të bëhej vegël e tij.
Shqiptarët dhe politikanët bëjnë mirë tia kujtojnë edhe këto akte kriminale Berishës, sidomos kur ai pushton tribunën e Parlamentit dhe u mban leksione të gjata deputetëve dhe shqiptarëve për pavarësinë e gjykatave, edhe pse ai mund t’u japë lëksione shqipatëve dhe gjithë botës me përvojën e tij se si mund të nënshtrohet gjyqësori e prokuroria.
Besoj se këto fakte nuk i di vetëm deputeti kurajoz Erion Brace! Është e pafalshme, për më tepër edhe misterioze, që edhe sot në opozitë Saliu ka mbipushtet ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë, që për fatkeqësinë e Shqipërisë sonë të dashur, të dyja këto institucione vazhdojnë të jenë edhe gardianët më besnikë të krimeve monstruoze të tij dhe të klanit berishian.
Prandaj Saliu po bën gjithcka për ta sabotuar Refomën në Drejtësi. Por a do të arrijë Saliu të fitojë edhe këtë herë kundër Shqipërisë, kundër Qeverisë Amerikane dhe Bashkimit Europian? Une dua të besoj se i humburi do jetë Saliu dhe e fituar Shqipëria.
Vetëm miratimi sa më shpejt në Parlament i Reformës së Drejtësisë do të krijojë kushtet që gjyqësori e prokuroria të bëhen jo vetëm vërtetë të pavarurura nga politika, por edhe të përgjegjshëm e me integritet dhe të fitojnë besimin dhe respektin e popullit. Por edhe pas Reformës në Drejtësi askush nuk do të mund tua mohojë qytetarëve të drejtën e tyre kushtetuese për protesta paqësore në hapësirat publike edhe para godinave të gjykatave e prokurorive.
Fjale shume te goditura.Kam respekt te vecante per kete figure.Jam takuar ne shtepine e tij ketu ne Michigan USA para shume vitesh se tani jeton diku tjeter po ne USA dhe kam pare nje personalitet sa te thjeshte dhe human aq korrekt dhe serioz ne profilin e tij.Bravo.
dhe kur mendon se ky tipi ka qen
kryetar i gjykates larte,,,,
flet haleja keshtu se e ka inatin me
Berishen qe e sikterrosi emigrant.
O Ed Kari shume mire e the e sikterisi sepse nuk donte te behej vegel e Berishes
Zef Brozi nje mirditor me inegritet ..Jurist e i afte qe nuk pranoi te perdorej nga politika… Ai pas reformes ne drejtesi duhet te kthehet ketu ne vendin kyq ku drejtesia te shkoi ne vend…..pa asnje kompomis me te keqen qe ka pllakos kete vend….!
Bravo Z. Zef, jane me se te qarta shpjegimete tua, dhe do duhen qe shume njerez ketu ne Shqiperi ta lexojne ket artikull. E keqja me e madhe e ketij vendi eshte nje sharlatan me emrin Sali Berisha, per te keaene e ketij vendi qe nuk po mundet te ngreje koke. Reforma ne drejtesi duhet bere dhe duhet bere shpejt. Nuk e di si do munden te majtet e bashkuar ta realizojne kete por duhet te luftojne kete te keqe qe quhet sali berisha, kur permend emrin e tij me diket sikur them vrases, kriminel, hajdut, gjithe te keqiat i ka ky njeri mbi kurriz. Marr shkas nga ky artikull i Zef Brozit, do ti thoja Ilir Metes te jete me mbeshtetes ne miratimin e reformes ne drejtesi, dhe te mos e lejoje ate sharlatan deputet qe i blen njerezit me para te flase me ore te tera ne parlament. Ilir meta duhet te jete barikade per ate njerei dhe per falangat t tij,
Ti mund te kesh respekt por ai flet kot dhe me servilizem. Behet fjale qe protestat nuk mund te orgnizohen nga institucione shteterore dhe jo se qytetaret nuk kane te drejte te protestojne…
Taman, le te japi nje rast te vetem ky Zefi, kur nje pushtet ose nje perfaqesues kryesor i tij, qofte ky vendor ose qendror (nenkupto kryetar ose kryeminister) proteston kunder gjykates, proteston kunder organizimit apo veprimtarise se saj, jo sikurse thote ky ne shkrim qe proteston per ceshtje te caktuar ne hapesiren publike para gjykates apo prokurorise.
Protesta e pushtetit vendor te Tiranes, perfaqesuar nga Kryetari i Bashkise eshte rast unikal, te protestosh per nje pretendim qe ligji e ka parapare te kerkohet sipas procedures gjyqesore eshte marrezi.
Zef me vjen keq, qenke bere per te qare hallin, urrejtja kunder Berishes te paska kaluar ne krahun tjeter ekstrem.
Zoti Brozi i mungon politikes shqiptare
Dakort more zoteri, kur protestojne qytetaret.
Problemi eshte kur protestojne pushtetaret!
A ke parte ndonje here proteste te gjyqtareve para shtepise te bardhe ne USA ?
Apo proteste te Robert Giulianit para “Supreme Court”?
Ky eshte ndryshimi “fare i vogel”.
O cuno
Eshte kaq e thjeshte per ta kuptuar po duhet edhe te kesh edhe nje gje tjeter te vogel.
Trurin.
Ps ? zefo nuk mjaftojne keta ketu per te tallur trapin me njerezine po duhesh dhe ti nga amerika?
Edhe nje pyetje te fundit qe ti veme vulen po izeti ca mendimI ka per kete pune
O Ben, pyete pak zoni Zefin, ca thot KANUNi I LEKES per kete problem ?
Te komentosh per nje fenomen praktik, o duhet ta shkelesh me kembe, ose ta shohesh me sy.Qe pertej oqeanit, cdo opinion sjell dyshim dhe ndoshta gjykim te padrejte.O Zef! Nuk behet fjale per protesta te popullit ketu.Behet fjale per protesta te nje pjese te rendesishme te pushtetit, mbi gjyqesorin.Jane dy gjera krejt te ndryshme.Po si klysh qe ke qene, te falet se je pertej e cdo fjale qe thua s’ ta marrim per te vertete.Aq me teper se ne nje krah te Berishes je dhe ti.Dikush e kishte rrugen me te gjate, dikush me te shkurter, por rezultati eshte cuarja e vendt ne zgrip.Historia e ftohte do te tregoje se kujt i keni sherbyer.
Bravo Zef JU jeni nje i ndeshkuar i regjimit te Sali Berishes sepse thone per regjimin e Enver Hoxhes por ai thoshte mos fol se te denoje ,kurse ky thot fole se une do te denoje po me kritikove e po nuk mu binde mua.Nuk te heqe asnje presje atyre te vertetave qe thua ,qe thote Ngjela ,Izeti ,Erjoni etj.SHqiperine do ta bejne shqiptaret por kur te mos jete shpellari.
Shume e sakte. Ju lume prof. Brozi.
Te lumte dora Zef Brozi.Ti je me te vertete shqiptar dhe demokrat,qe u detyrove te emigroje dhe te beje kariere te suksesshme ne amerike,i perndjekur nga pseudodemokrati Sali-h koqja qe e ka kapur shqiperine tone te dashur per gryke.Pas teje, ai qe digjet per pavaresine e gjykatave e te prokurorise etj sulmoi ne menyre te pashembullt dhe me shprehje rrugaci Ina Ramen, sepse si edhe ti donte te bente detyren.Dhe perfundimi dihet: ajo edhe sot e perndjekur dhe e papune as ne profesiinin e saj si jurise dhe ne vend te saj llalle derdimeni qe i mbush poturet plot kur i degjon emrin sali-hut dhe i raporton perdite duke zbatuar pike per pike cka ai e urdheron.Kjo eshte gjendja e organeve “te pavarura”te sali-hut nga vicidoli .Respekt per ju.Edi Rama na ka zhgenjyer persa i perket qendrimit ndaj ketij langoje dhe e duron cdo te enjte kur leh si qen ne parlament apo kur ben thirrje per te rrembyer armet….C’te themi me teper.
Shume dakort me ju zoti Brozi per QYTETARET sepse ate nuk kane mjet tjeter se si te thone mendimin e tyre pervecse VOTES dhe PROTESTES. Nga ana tjeter, njezit e veshur me pushtet shteteror (psh kyertari I bashkise se Tiranes) nuk ka nevoje te dale ne protest sepse ai ka fuqi dhe mekanizma ligjore qe te detyrojen pushtetaret e tjere te zbatojne ligji. Nuk kemi dejguar qe Presidenti ie SHBA te dale ne proteste ndaj ndonje gjykate apo kujtdo tjeter ne SHBA . PUSHTETI nuk mund te protestoje kunder vetes se vet – PUSHTETIT!
Bashkohem me shumicen e komentuseve qe te FITOI SHQIPERIA JO Saliu qe e ka shkateruar shum here ROFTE SHQIPETIA pa Salihanen me shok
Bashkohem me shumicen e komentuseve qe te FITOI SHQIPERIA JO Saliu qe e ka shkateruar shum here ROFTE SHQIPETIA pa Salihanen me shok batakcinj
pse gjalle eshte ky maloku, qe sdi me fol, turp pe3r ata qe e intervistojne
Z. Brozi nuk protestuan qytetaret, por rrogetart e Bashkise te nxjerre me force nga Erioni. Ju ndoshta e keni percjelle si proteste demokratike, por ne qe jetojme ne Tirane pame ate dite drejtoret e bashkise qe i benin fresk shefit dhe projekteve te shefit. pse nuk na pyesin dhe ne si qytetare se cfare duam???
O SHOKU ZEF. MOS NA BEJ POLITIKE DHE MOS NA SHIT MEND KETU TI. SE TE NJOHIM SHUME MIRE SE CFARE KE QENE. POPULLI MUNDET TE BEJE PROTESTA EDHE PARA GJYKATAVE, POR JO BASHKIA DHE DEPUTETET E NJE FORCE POLITIKE. KJO NUK NDODH NE NJE ASNJE VEND TE BOTES. GJETE MOMENTIN TE SERVILOSESH TE TE SJELLIN PERSERI KETU. LARG QOFTE.
Z. Brozi tu veje mbare atje ku jeni! Ju falenderojme qe shpesh beheni pjese e ngjarjeve politike ketu duke shprehur opinionet dhe eksperiencat tuaja. Shqiperia akoma nuk po behet dot sic e deshirojm. Ju mund te ishit shume lehte pjese e atyre gjyqtareve te koruptuar ,te pamoralshem e qe eshkateruan kete vend duke bere ujdi me te keqen e duke shtuar te ardhurat e familjes Tuaj shume lehte ne kurriz te fatekeqve shqiptar,por jo Ju nuk u pajtuat me te keqen…u larguat duke lene pas shume….nuk eshte e lehte per nje qe ka qene dikushi ne vend te tij edhe te largohet….Gjithesesi ne ende shpresojm …te e drejta …te e verteta…..ndonese duken pak larg….
Zoti Brozi, faleminderit per argumentat qe sjell, lidhur me protestat para insticjoneve shteterore. Ju i shpjegoni aq mire sa edhe nje i verber, e shrdh, poqe se dotja shpjegonte dikush, dota kuptonte drejt. Pore kujt ja thua, vetem injorantet, dallaverxhinjte, ata qe jane mesuar te shajne e shpifin, te kooruptuarit, sjane dakord. Pershendesim protesten e qytetareve dhe te kryetarit te bashkise zotit Velia, i cili kerkon te anullohet vendimi per ndertimin e bllokut te banesave , qe i ze frymen banoreve aktuale, nderkohe bashkia ka plane per te shtuar pyllezimin dhe gjelberimin ne ate zone. Nga cka lexojme firma ndertuse dhe gjukata duket se kane interesa, bie ere koorupsjoni, prandaj duhet anulluar ajo leje. Interesi i qytetareve te kryeqytetit, eshte me imadh dhe paresor, ne raport me ata qe ndertojne , apo perfitojne.