Ti ike para disa ditësh fizikisht nga kjo Tokë e rrëmujshme, hileqare dhe e zhurmshme. Edhe budallaqe…
Ike në qetësinë tënde duke e lënë trupin atje larg në Amerikë brejtur nga kanceri…
E mbajmë trupin me vete, të pabesin, i rëndë gur, me dekada mbi supe, dhe nuk dihet se ku do ta lëshojmë miku im i paharruar Agim Neza, kolegu im. Ku do ta lëshojmë ne apo ku do të na lëshojë ai ne!
Unë nuk e kam zakon të flas me të vdekurit. Nuk e di se ku është shpirti i tyre, mister i madh, dyshimtar i mënçur sikurse ishe për cdo fakt dhe informacion, si gazetar, as ti nuk e dije sa kohë flisnim bashkë në facebbok, ti atje në spital, unë këtu në Tiranaburg.
Por, me ty flas duke biseduar me veten time. Te unë je, është e sigurt. Unë nuk e di se çfarë mendove e ndjeve atë sekondën e fundit që të gjithë do ta kalojnë, të pasur, e të varfër, të fortë e pa pushtet, të ndershëm dhe mashtruesa, me të cilët ironizoje aq bukur në tavolinat tona.
Sa shumë cigare pije! Jo për kritikë, por cigarja të tradhëtonte që ti ishe i mëncur, në një farë mënyre i kishe larë hesapet me këtë botë dhe e shihje me nënqeshje dhe ironi të bardhë, pa të keq, me ndjenjë humori, sepse e kishe kuptuar se çfarë ishte. E jetoje vëllai im, nga lart, ti që kishe gjithçka që duhej për një njeri të vërtetë, vetëm kryelartësi jo.
Ishe Verior miku im, por sepse më dukeshe poaq beratas sa jam unë, poaq tiranas sa jam unë, po aq gjirokastrit a mirditor sa jam unë, shqiptar që e donte Shqipërinë prandaj ja thoshe të metat. Nuk fyeve kurrë njeri, nuk rrëshkite kurrë nga logjika e faktit në shkrimet e tua mbëthyese. Nuk u lavdërove kurrë ndonëse ishe i pari në këtë botë universitare që nise rrugën e komunikimit. E profesionit të komunikimit.
Ty do të përkujtojnë universitarët, gazetarët, punonjësit e komunikimit. Mos ki merak, dhe nëse nuk folën publikisht, sepse ndofta kanë qenë të zënë duke komunikuar, një mendim në kokë u ka kaluar për ty. Iku edhe Gimi – kanë thënë me trishtim dhe madje frikë.
Kot të flas për heroizmat që kemi bërë bashkë. Të gjithë në raste vdekjeje kështu flasim. Cfarë i do bëmat hileqare të kësaj bote! Ti ike dhe në atë sekondën e fundit besoj se dyshimin tënd plot mend për misteret, që nuk zbuluam e nuk zbulojmë dot e davarite. Ke parë të vërtetën në sy. Por, nuk e thua dot. Ndofta e vetmja e vërtetë që nuk e the dot, nuk ma the dot.
Nuk t’u ndodha pranë atje. Ndjesë. Por për komunikimin tonë mendoj kur ti ishe sëmurë. Ta shihja kokën në facebook duke bërë komente të mëncura. Me kancer ishe dhe nuk mungoje të më shkruaje : Jepi, Tani, kusur mos u ler mashtruesve ! Mendoja : Sonte Gimi qenka ngritur nga shtrati, qenka më mirë. Pastaj të harroja për ca kohë shkrirë në miliona shpirtra që enden edhe pas vdekjes në botën virtuale.
Veç kur më shkruaje përsëri, lexoje gjithçka.
Ike atë ditë në Amerikë me urgjencë. Familja e gjithë u ngrit në këmbë për ta ndërprerë jetën këtu në Atdhe, vetëm ti të shëroheshe, ose të paktën të jetoje pak më gjatë. Cfarë sakrifice sublime. Ti e meritoje miku im.
Të jepja shpresa kur flisnim a shkruanin pothuajse shpesh. Të tregoja raste gënjeshtarë kur njerëz të shëruar nga kanceret ishin ribërë sportista, lëre pastaj gazetarë e profesorë. Dhe ti bëje sikur i besoje. Lufto ! – të thosha do të fitosh. Dhe pastaj ngrihesha nga kompjuteri me ndjenjën e mirë të një gënjeshtre të dobishme që bëja për mikun tim atje larg në Amerikë, në kushedi se çfarë shtrati duke vuajtur.
I verdhë ke qenë kohët e fundit miku im. Kujtoja nga cigarja.
Pupulisje sytë sikur ja kishe frikën pabesive të kësaj bote, po, po, të tradhëton edhe gjëja jote, trupi. Kështu jemi bërë ne njerëzit.
E ndjeva se po të ikte trupi nga duart kur një ditë më shkrove se në ndeshjen me kancerin deri tani je në barazim. Ishte një natë me shi ajo.
Iku edhe Gimi – mendova. Ma dha vetë lajmin e vdekjes së tij. Ma shpjegove me humor të hidhur si një ndeshje futbolli. Barazim me vdekjen ! Mos, thash, në këtë finale, kur të vijë rradha e penalltive, vdekja është një lojtar që nuk humbet asnjë. E ka të fituar ajo shtriga!
Dhe nuk u ndjeve më. Ike me lemeri atje në Amerikë, familja jote gjithashtu, dhe atë ditë më kërkove leje që do të largoheshe e nuk e bëje dot mësimin. Edhe para ikjes nga kjo botë, fillimisht po ikje nga Shqipëria, more leje… Ky ishe ti.
Ike nga kjo botë fillimisht me avion, pastaj u bëre gjuhë komunikimi në Internet, u bëre fjalë në eter, qenie virtuale në ekran dhe pastaj ike fare… Sikur nuk doje të shqetësoje njeri. Pak e nga pak, butë, sikurse silleshe.
Flas me ty i dashur Gim dhe sytë i kam tani me lot sot, këtë të shtunë e të dielë do të mbaj zi për ty, flas me veten time. Sot e nesër, jo atë ditë kur ike. Pse vdekja do të përcaktojë marrëdhënien time me ty, komunikimin tonë??? Do të na përcaktojë kohën e shpirtit??? Mjaft dhe shumë e ka zotërimin e trupit. Bën pjesë te unë ti, i paharruar.
“Jepi, Tani, kusur mos u ler mashtruesve”! Domethene e gjithe barra e luftes kunder mashtrimit ne Shqiperi paska rene ne supet e Fuges! Kaq i semure te jete ky Fuga?
Vetem ate Tiranaburg nuk e kuptoj pse e shkruan o Artan. Ti je nje nga ata te shumte qe do ta besh Tiranen burg me ato shkrimet e tua si profesor i komunikimit apo akademik qe dihet se nga erdhe. Megjithate, Agim Neza te prehet i qete ne token e te gjitheve dhe i paharruar kujtimi tij.
Ik more komentues loqe! Bravo Tanit dhe te gjithe atyre qe e ndajne barren me te!!!
faleminderit Tanit e cdo njeriu qe shkruan e vlerson Agim Nezen,kush e ka njohur ka kuptuar e do te kuptojr se u nda ne paqe nga kjo jete nje gazetar, filozof,profesor,e njeri i shkelqyer qe pas la shume shoke e pak shoke si veten e tije,atdhetar,i urte njeri i kulturuar skajshem,nje shqiptar qe vendlindje pati Shqiperine,i lehte i qofte dheu i Sh.B.A DhE MALLI PER TE DO JETE
I MADH dhe i paharrueshem,sigurisht do kete kerma shoqeria jine komentues anonim qe nje dite do urrehen nga femijet e tyre me keq se spiunet e dikurshem ,njerez pa vlera turp i kesa shoqerie Agim Neza ishte nje njeri si shume pak kane negel,tani sa te jemi gjalle e te takohemi ne takime dasma a vdekje do te te kujtojme njeriun qe buzqeshte edhe pse halle kishte ,fjalemencurin e goje emblin te dashurin e te respektueshmin Agim Neza lajmi per ty na cau zemren kur u mor vesh
tani kujtimi mbetet e do te jete deri sa te vijme aty ku prehesh ti nese natyra do na gjykoje me meshire qe te jemi me ty.Faleminderit Profesor Fuga qe shkruan per kete djale e burre malesie qe per vendlindje sic e the edhe vete pati vetem Shqiperine
Z. L.
Te lumte dora o artikullshkrues.
Vdiq Agim Neza. Per Shqiperine nje intelektual me pak, e, per Tropojen nje burre i mire i nje familje historike me pak.
Paste drite atje (ku nuk e dijme asnje nga ne se…), ku asht.
Ngushellime familjen se nderuar NEZA, Prinderve Baramit e Zojes dhe vellait Agronit.
Ky shkrim i Artan Fuges , ndonse sebepin e ka te menduar mire , me duket si nje sebep , i kapur ne kohe , per t`i hedhur nje grusht uje , fytyres se djersitur nga “kontributi” i cmuar akademik , qe na ka servirur keto ditet e fundiit ne debatet me te mirenjohurin e te respektuarin , prof. Pellumb Xhufi , Ketu , si edhe ne artikujt e tjere , (se vetem neper artikuj gazetash spikat talenti i tij “shkencor”),z. Fuga ka bere maksimumin per te shpalosur te gjithe inventarin e tij intelektual . Me shume se kaq ,nuk kemi pritur dhe nuk presim nga te tille njerez , prirja me kulmore e te cileve , eshte gerr-merrja ,fyerja,denigrimi,sharja e perbaltja e kolegeve te tij .
Sa shume ka marre nga Sali Berisha ky njeri ! Ashtu si dhe B.Gjongecaj , suksesin e tyre e kerkojne duke nxire sa me shume te tjeret , per t`u dukur i bardhe vete . Zhurma , amuillia , remuja , konfuzioni , cuarja ne kuoten zero te gjitheckaje , dhe zhdukjen e cdo arritje te Akademise se Shkencave , deri ne vitin 1990 dhe frikesuar opinionin me gogolin komunist , te cilit i kane sherbyer si qen besnik , me teseren e PPSH ne gji . Per krijesa te tilla , ndiejme vetem neveri e percmim .
Bravo Tani! Gim Neza miku im dhe shoku i shkolles ishte dhe do mbetet nje njeri nobel! Do na mungoj nje njeri i tille! Lum ai qe e ka njohur Gimin!
BRILANT
Doni me per Belulin……….? (nga A. Fuga)
….dhe respekte te sinqerta per aktivitetin e te ndjerit Agim Neza.
Fevenido
In Memory
Ngushllime
Mendoj ne raste morte te mos merremi me politiken e kafeneve
Fala esht familje duhet respektuar.
Po familja ka miq.shoke te shumet e lidhje te shumta deri dhe kombetare
Sot nuk esht me analizuar politiken ,por dite ngushllimi pet Familjen ,Prindrit ,Kusherinjet miqet dashamirsit bashkpustudentet e beshpuntoret e punes
I nderuari Mr.Agim Neza me aftsit e zotsist e tije mbaroj studimet dhe per aftsite e tij punoh ne shume sektore.
ku dha nje kontribut te vecante.
por Gazetari, publicisti, analisti,opinjonisti, Kreeredaktori shkroi per jeten qe po kalonte vendi
Kutohet politikea do bente punen e vete
Por media qe esht pushteti i IV ku bente pjes dhe Juristi e politikani agim neza nuk heshti.
Humanisti agim Neza shikoj paknaqsin e indiferencen e Botes ndaj cashtjes shqiptare
Dicka mendoj te benet se nuk rrihet si uje qe nuk hecen.
Duhet studjauar e duehet shkraure.
Me vullnet e pasion ju vu studimev e hilumtimev Kush jan shqipater Cfare kane bere
e c duhet bejen
Komentusi Agim Neza tha te prekeu ate krah qe ka me shume publicisti
T u r i z m i n
Vertet Turistet duan ta njohin vendin qe vizitoj bredetin ,rivjeren ,ishujt d,etein ,liqejt malet ,fushat ,kodrate ,qendra turistike , gjellet,pijet qe perdoren.Veshjet, kenget ,vallet hotelet, sportin ,Njerztite,kuolturen ekonomine etj etj
Agimi kishte cilsi qe shkraunte rrjedhshem ne shqipe dhe ne Anglishte.
Pra turistet prkin gjith damaret e hapsires e kombite shqiptare.
Me vullnet e me plan e fantazi stdjoj gjithshka shqiptare dhe i hodhi ne librin erudite ALBANIA -shqiperia.
Dihet qe turiste ka nga gjith bota nga te gjitha profesionete ,dhe sejcili interesohet per ate cfare i bene pershtypje
Pra kjo esht prapaganda me e madhe per nje intelektuar,atdhetare.
Atedhetari Agimi ka nje biografi sic e kane shumeica e shqiptarve,patriotike ,puntore besnike,mikripse.
Gjyshi i babajt Agimit(Bajram Nezes esht Ing.)gjyshi i Babajt quhej Ahmet i cli ishte vlla me Ali Ibren i cili njfet si prinjes e luftetar i lidhjes shqipater Te przreneit 1878 antar
i qeversie se LSHP,ate e kishte si pik veshtrimi per ceshtej Kombetare
Nene po asht bijen e nje burri mjafte te njohure(zmajl Zymeri) ne malsin e gjakoves,familje patriotike ,lufetater,Vllajn Agronin qe punon e jeteon ne usa.Bashkshorten qe krijuan nje familje te shkelqyer Ermiren -Master ,2 vajzat qe po rriten si gonxhe trandafili-Ergia dhe Edona qe vazhdojn shkollat ne New York…
ne permbledhej te gjith miqet ishein mik pas miku patarite e lufetere
Por me qen se vetem me gryken e pushkes nuk fitoj aqe sa duhej e si duhej duhet vu ne funksion dhe Penda e letra.
Agimi i shtyre nga ndejnja Kombetar i beri mbi 10 libra udhzuse e kundershtuse te synimeve shtetev shovene.
Per kete pune ase nuk esht sposorizuar ase shtayre nga askushe nga ana shterore,.
I gjithanshmi agim Neza ngelet nje nga pendat me te forta te historishkrusit,pershkrusit hulumtusit,gjeografik ,klimatik, fantastik te botes shqiptare pra dhe si erudike ne cdo sektore te jetes dhe si enciklopedik.
I nderuari Agim Neza vdiq para kohe dhe nuk e shikoj shqiperien Nuse ne mes te europes por shkrimet e tij do te rrezatojne ne perjetsi.
Opinjonisti Agim Neza karakterizoje nga thjeshtsia e modestia i i pelqen vetlavdrimi,punonte shume ne heshtje.
Ne funeral e ceremoni varrimi qe nje pjamarrje masive nga gjitha krahinat shqipate,nga Kosova,Camria dhe shtetet e e ndrshme te amerikes.Njei qe kisha ne gra nje burr mu mu duke rreth perdhjetave u ule nje karrike me large.Me pershendet dhe ja ktheva
A e ke gje kate familje??
Po i thash me Bajramin kemi qen ne shkolle ne shkoder familjet kan patur lidhja kahershme, e ne Bajram curr pak kohe shok dhome me nipin e tij Hysni Hoxha(te cini e ngushlloj me kete raste posacerishte,Perzemersishet) bashkshorten kusherire dhe bashkpuntore ne D.Ispektoriatin e Drjetsorise e Satcionit Kerkimev studimore te Rrethite.
Me Nderuarin Agim kemi biseduar gjithnje per shkencat shqiptare dhe kem libra me autograf personal…
Iku nga vendi e u afrua ishte nga Bajza e shkodres.Kjo familje tha ma ka shpetuar jeten e jame sote gjalle keteu..
Nuk e ngacmova me tutje se mos e lendojshe.
A dalim me tha ??Po,i thash ishte ora rrethi 6 vesonte shi..
I pa harruar qofte kujtimi dhe vepart e tij
Ngushllime te perzemerta P r i n d v e , F a m i l j e s e gjith Dashamirsve e patriotve ane mbae botes.
Nje ngushllim shkojn dhe per mediat ne pergjithsi dhe departamentet ku punoj e posacerishte Per Malsin Kreshnike te Gjakoves.
Ju lutem Redaksisi nje korektim te vogel
Ne rrjeshti e 18-19 nga fundi te lexohet
Njeri qe kisha ne krah..
Faleminderit Fado
Nderimet qe i behen te vdekurit jane dhe lehtsim plagesh e dhimbjesh qe ka familja dhe te afermeit miqet.koleget,dashamirsit shoket.Me kujtohet ne nje shkrim te Pjeter Arberorit( te them te drejten nuk kisha simpati qe shkruan mire sepsep ka ndejt ne burge,dha ai kishte shkraur,kur e lexova kuptova qe kishte pas damare -pasion-letersine) isht kryetari mire i kuvendiPor i bera nje leter per ligjin e tokes(75-01) qe nuk duhet miratohesh se toka duhet shkonte tek PRONARI dhe jo…..por asnjeri nuk ktheu pergjigje vec S.Godo),por edhe ai kur e pati kushtetuten ne dore nuk beri gje me sa duket mori pronat e vete dhe mbaroj kjo pune pa i rregulluar asgje)
vijon arberori thote:
Ne moret te gjith kane p l a g e nena-prindrit e ka te vogel te tjeret me te madhe.Por me kalimin e kohes plaga e prindereve vjen duke u smadhuar dhe e tjeter zvoglohet.kjo nuk do te thote qe pridrite te mbyllen por duhet forcohen qe ti japi kurajo Vajzave te vogla e Bashkshortes te nderuarit Agim Neza.Nuk duhet len me nje ane familja e Bashkshortes qe edhe ajo ka nje breng e nje peng qe ndofta nuk mund te ndihmojn aqe shume per arsye te distancave te lrgeta gjeografike,adriatik Atlantike )
Kjo esh fillozifi e jetes .Pse seper sejcili shkon ne shtepine e vete dhe e pushtoje pune, jeta e hallet prsonale.
Nena dhe babaj ruajne fotografite,artikuj,kronikat,opinionet,filmin ,intervistat ne TV .Por Mr. Bajrami dhe bashkshortja Ms.Zoja do te gjejn forca per te ndihmuar bashkshorten( e Djalit) e vajzat e vogla si flutura qe shkojn ne shkolle.Mjaft esht me ndejt(e te ken kujt ti thone Grandfather e Gramother) me to(Mbesat Granddaughter ne shtepi qe te mesojne sa kane nevoje per mbikqyrje.
Redaksin e falenderojm dhe per artikujt e shkruar per kolegun e tyre Mr. Agim Nezen po lexohen e komentohen me shume dashamirsi me lote per faqe nga mallengjimi.
Me kete rast edhe une kerkoj ndejes sepse e bara ashtu sic me erdhi ndermend por kompjuteri esht pak i vjeter punon ngadal dhe i hane fjalet(nuk ka burrni).
Publikut u kerkoj ndejes ne fund te rrjeshtit 33 e fillim rrjeshtit 349duke filluar nga fundi) te lexohet:Nje shoke qe kisha ne krahe(jo gra)nje burr mu duke 50….
Kudo behen gabime dhe jane njrzore por kur i humbet kuptimi nuk eshte mire
Ne librin apo librat e Agimit nuk ka gabime por zakoniste ne shtypashkrime behen gabime.
Komnetet jane te mira dhe lexohen si artikujt e keshtu esht me mire se e balancon mendimin.
Komnetet me sharje dhe ofendime nuk jane per Boten s h q i p t a r e ,Kur ne asnje krahine qe kam shetitu nga Maja e hekurave,jezerces
Qaf valbones, curraj te eper, qaef agerirte, ne qaf morin, zogaj ne shishtaves e topojan, ne Korab ne Devoll e Bozhigrad ,ne peremt e konispol ne gjakove e Bajz te shkodres neper mbledhje apo neper shtepia nuk kame degjuar fjale ofenduse apo banale dhe kam qen ne fshatra ne keto zona si ne shkoder ,Puk Kukes ,tiran,durres,kavaje, Lushnje ,fier,vlore ,dukat,sarand,konispol, .Jemi ulure kemkryqe me fshatret
Edhe ne zemblak,plase, e Devolle kemi qendraur ne fshat 3-4 muaje .Gjithkund jemi priture me respekt e dashamirsi.Nuk e kuptojme nga erdhi kjo n g r i r j e e ky z j a r r e . Por besojm se mediat mund te bejn pune shume te madhe sepse ato jane sote PUSHTETI I IV-te por me i forti.
Ata qe ben media sote jo vetem me te degjuar-Radio e TV degjuar e i shikuar e ,Shtypi me te shkrauare,nuk e ben dote qeveria,parlamenti ase presiednti.
MEDIAT jane AVOKATI apo zeri ,Syri ,Veshi i POPULLITE:
Vetem mediave nuk ju shpetone dote.
E duhet rspektohen dh Gazetaret,reporteret, Telekronistet,oparatoret,zhurnalist,publicistet, ata ta sjellin boten brenda ne shtepi.
Ne librat e Gazetari Agim NeYa i kemi dhe si diksioner qe kur shkruaj ndon gje e hapim e shofim daten -Kronologjin e ngjrjeve , emrin e Kryeministrrave,personalitetev shqiptare p.sh. Une kam lindiur kur Kosta Kota ka qen kryeminister i shqiperise dt,09,11.36 deri 08.4.1939,kur ka qen kryeminister shefqet Verlaci jemi larguar nga Tirana se hyri italia dhe u keqsua gjendja.Kosta kote ka nje histori,apo jetes -aktivitet shume interesante qe pushtetet nuk e kane vlesuar .
Medoj medit jane ato qe duhet gervishin edhe akademin e shkencave dhe shtetin,qe cdo personalitet te jete i ndricuar sic po bejen
per Kolegun e tyre Mr.Agim Bajram Nezen e Malsisi Gjakoves:Them i malsisi sepes jam pak lokaliste ,Por Agim Neza i takaon elites se Intelektualve e Patriotve shqipater.
&Fatbardh S.C.
New York
May 25, 2016
12.08 am