Rudina Xhunga: Pse e intervistova Marjan Rrokun

23 Maj 2016, 10:39Blog TEMA

Nga Rudina Xhunga

Marjan Rroku telefonoi në “Vizion Plus”, të nesërmen e intervistës me Ornela Canaj, motrën e vajzës që ai vrau në 29 shkurt 2001.

Kërkoi të më takojë, të më tregojë gjithë të vërtetën, të më tregojë atë ditë, të më tregojë kush e ndihmoi të arratisej, të më tregojë si u fsheh, të më tregojë kush e gjeti.

E pyeta pse nuk i tha këto te Arditi. Do të ta them edhe këtë, më premtoi.

Marjan Rroku është një njeri që i ka mbyllur hesapet me opinionin publik. Si rrallëherë, të gjithë ishin në një mendje, kur e refuzuan rrëfimin e tij, tek e diela shqiptare.

Ta pranosh të intervistosh atë përsëri, duhet t’i bësh vetes shumë pyetje. Pse, po e bëj? Ai ka vrarë dy gra, nënë e bijë, aq të pafajshme, sa nuk ka arsye ta shohësh dhe tregosh Marjanin, në një dritë tjetër.

Ndaj hezitova të shkoj. Po, në zanatin tonë, kurioziteti të mban gjallë, pa të, thjesht merr rrogën.

Intervista me një vrasës që pranon të rrëfehet, është shumë.

Ndaj shkova. Marjani ishte gjysma e atij që kisha parë në tv.

– Ti nuk dukesh fare, -i thashë.

– Si, si kriminel? -më tha.

U ulëm në dhomën e takimeve, me dy karrige plastike, një tavolinë plot me dosje, kodi im penal dhe kodi i tij penal.

Isha përgatitur për rrëfimin e madh, për psenë e një vrasjeje, për atë çastin që çmend dhe vret, isha përgatitur për çdo pyetje, çdo ditë, që nga telefonata e parë me të.

Marjani ishte shumë më shumë i përgatitur, për çdo kundërpyetje, gati çdo sekondë, të më thoshte variantin e tij, i përgatitur deri në një, ta kthente në gjyq, atë treorësh në qeli.

Sepse ky që do të shikoni sonte, në orën 20:45, në “Vizion Plus”, është një gjyq, në fakt. Një gjyq me një njeri që i ka zhdukur të gjitha provat, që është gjykuar në mungesë, që nuk heq dorë nga shpresa se do të dalë, një ditë, sepse “ja vdekje, ja liri”, është motoja e tij.

Intervista me Marjanin është realizuar në 17 mars. Kemi pritur deri sot, ta transmetojmë, sepse dosja e Marjan Rrokut, ndërsa ai jepte intervistën, ishte në Gjykatën Kushtetuese, për rishikim vendimi. Askush nuk pranon, qe media ndikon ligjin, por për sa kohë opinioni mendon se kjo mund të ndodhë, për sa kohë babai i vajzës së vrarë mendon se kjo mund të ndodhë, respektuam të presim. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e rishikojë vendimin. Marjan Rroku do të vuajë dënimin e përjetshëm. Dosja Rroku u mbyll. Atëherë, pse duhet të rikthehemi te një dosje e mbyllur?, do të jetë pyetja e shumëkujt që do të shohë sonte emisionin.

Secili do të ketë përgjigjen e vet. Unë e kam timen.

U nisa ta bëj këtë intervistë si gazetare, por shkova përtej.

Mundohem ta shoh atë çast, kur Alda dhe Mbarimja, nënë e bijë, atë ditë, si çdo ditë, po vinin nga shkolla në shtëpi. Ashtu të pambrojtura, të heshtura, duarshtrënguara, ashtu siç ikën nga kjo botë, bashkë, në përpjekje për të shpëtuar njëra-tjetrën.

U nisa ta bëj këtë intervistë, për të kuptuar pse vrau Marjani dhe përfundova duke marrë një përgjigje tjetër.

Duke jetuar në një botë njerëzish të pabarabartë, unë si shumëkush besoj se po të kesh para, pushtet në Shqipëri, ia del. Ia del t’i shpëtosh fatit tënd. Ndërro emrin, bëhu deputet, a kryetar bashkie, ose thjesht ndihmo pushtetin dhe ai të ndihmon ty.

Por jo. Nuk është kështu. Marjan Rroku është një djalë i zgjuar, shumë i zgjuar. Që nuk ia doli t’i shpëtojë drejtësisë, edhe pse u fsheh në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme, edhe pse krijoi një jetë, bëri një familje, një oqean larg vendit të krimit.

Por është e pamundur të blesh të kaluarën tënde. E pamundur ta fshehësh, e pamundur ta zhdukësh. Këtë kuptova unë, kur dëgjoja Marjanin, të fliste për orë të tëra, në atë burg të sigurisë së lartë. E dëgjoja dhe mendoja se ai djalë inteligjent i shërbimeve sekrete, mund të ishte duke punuar për CIA-n, ato momente, kur fliste me mua, ose mund të ishte duke lozur me fëmijën e vet, në vend të më tregonte mua, sekretin e një krimi.

Kjo është jeta, ti do të paguash për fajet e tua, kushdo qofsh, kudo shkofsh!

Ndaj, sado të mundohesh të fshehësh krimet, s’ka pushtet, s’ka para, s’ka fat që të mbron, sado i mençur qofsh, sado lart të ngjitesh, aq më zhurmë do bësh, kur të biesh.

Shikojeni Marjanin, sonte dhe binduni që vjen një ditë dhe paguan./ Dritare.net

13 komente në “Rudina Xhunga: Pse e intervistova Marjan Rrokun”

  1. durresi says:

    Ik ere pirdhu. Po mundohesh te justifikosh nje dicka qe ke bere duke qene koshiente qe nuk duhej bere. E bere vetel per hir te audience.

  2. kuru says:

    Rudina, aman mos harro te na nxjerresh edhe Dritanin tend tek dritarja jote.net sot, se plasi. Nje soj krimineli eshte edhe ai, nje kaqol qe nuk e ka shokun, parazit ekselent, nga e gjete moj amane……………..

  3. naku says:

    Ke rene ne batak znj.dhe sdi c’bene. Nje super kriminel kerkon ta reabilitosh sepse ne Shqiperi funksionon marrezia. Ste ve shume faj sepse ke kohe qe je bere per te te qar hallin. Nje marionete ne duare te pista ,je. Marrezia ka kufi por,jo ne kete rast. Ti dhe Arditi jeni e njejta b…endare ne mes. Te pa ndjeshem deri ne ekstrem. Si nje grua e keqe do doja tju mallkoja por…smudem, uk ma lejon edukata ime.

  4. Goni says:

    PO SALI BERISHA ( QELBI I QELBIT SHQIPTAR ) KURDO TE PAGUAJE ???

  5. ODISEJA says:

    tek marjani shikojme qe cfar shteti u ngrit ne shqiperi cfar njerzish solli e ashtuquatura (DEMOKRACIA SHQIPTARE)ne pushtet ,malesore ,fusharake ,mocalor ,fshatare ,maloke , bujqer, blegtor , punetor pa zanate, burgaxhinj .inatcor. agresor ,kriminel, injorante, te papare,te pashkolluar .te pa lexuar , emigrante , kuleqerit, ballistet ,legaliste , camet , greker komuniste te fshehur dhe te liq,prostituta , kurvare ,drogmene ,sharlatane ,grykesoret,tahmaqartet ne KRYEQYTETIN TIRANA , dhe them me plot fjalen qe Marjani (MIRDITO) eshte VIKTIMA E KOHES SE KESAJ POLITIKE TE POSHTER NE SHQIPERI QE BERI QE EDHE KETO TE DYJA( NENE E BIJE TE FSHATRAVE TE MALLAKASTRES) TE PAFAJSHME TE KTHEHESHIN NE VIKTIMA NGA AI !

    KJO ESHTE HISTORIA E VRASJES PERDHOSJES TRADHETISE SHITJES VJEDHJES SHKATERRIMIT SE MEMES “SHQIPERI ” KETU E 25 VITE ME PARE ME NDIHMEN E FORCAVE TE HUAJA !

  6. shikojeni marianin dhe vajtoni per te-nenteksti says:

    Bravo Rudina, me siguri pjesa e mbetur gjalle e familjes do te lumturohen sot,..
    Ndersa une nuk e shikoj sikur te me paguajne …dhe kete do ta bej per hater tend…qe here tjeter te mos nderroj kanal kur te cfaqesh ti

  7. tfgs bytha says:

    ti je nje zhele bashk me ate qe ke intervistu

  8. Gaspri says:

    Zonja Xhunga!

    Ju jeni nje gazetare e respektuar, i keni dhene fushes se gazetarise por, ne rastin konkret, me lejoni te them se keni gabuar, e keni intervistuar e ne fund dilni me konkluzionin se “vjen nje dite dhe e paguan”. Ky rast, eshte nje fare prerje ne bese e ketij qe keni intervistuar. Edhe te kerkoni shpjegime prej tij, te kerkoni sinqeritet, etj, etj, e ne fund te shenoni qe “vjen nje dite dhe e paguan”, ndoshta kete nuk duhet ta benit. Ju fare mire mund ta benit kete shkrim edhe pa e intervistuar ate.
    Une nuk e shfajsoj kete njeri qe ka bere nje krim te rende, por ky njeri duhet lene ne hallin e vet, te “paguaj” ate qe ka bere, jam i nje mendimi se kushdo qe ben krim heret a vone do ndeshkohet, se nga denimi i tij duhet te mesojne edhe te tjeret, por sic e thashe edhe ta intervistosh edhe ti thuash ate qe thame me siper nuk shkon.

    Ne

  9. Ml says:

    Sepse je baxhelle e deshtuar plus qe je llum i gazetarise. Je me llum se marjani

  10. Alaudini says:

    Rudina mbylle ketu kete pune dhe mos e permend me. Ti nuk mund te ligjerosh kuriozitetet e tua personals per te pasqyruar nje ngjarje te konsumuar dhe PA moral.

  11. Lad Marksi says:

    Kur intervistove Nexhmije kermen, hallall edhe kete kriminelin qe vetes i ka mbushur mendjen se eshte esnaf… !
    Ty dhe Arditin do iu kete mbushur diçka tjeter…

  12. LORA says:

    E ndoqa emisionin,te terin.
    Rudina ishte shume profesionale ne zhbirilimin e kuadrit teresor te rrethanave qe paraprine dhe pasuan krimin e M.Rrokut.
    Por me profesional quaj vendimin e “Vizion Plus” per te mos e shfaqur kete interviste ,,,,kerkuar nga Marjani para vendimit te Gjykates Kushtetuese.
    Falnderim per Rudinen e tv.”Vizion plus”.

  13. ja ke fut kot says:

    Te rrisesh ndjeshmerine publike ndaj nje fenomeni qe demton shoqerine do te thote te luftosh fenomenin. Per rastin e vrasjeve te Marjan Rrokut, ai e ka marre tashme denimin dhe eshte shume negative te degjosh pasi kjo po lendon emocionet jo vetem te familjes se demtuar por edhe te gjithe shoqerise. Ja pse je ke futur kot Rudina. Harresa eshte menyra me e mire qe ata qe kane vuajtur nga Marjan Rroku te clirohen nga vuajtjet. Marjan Rroku duhet te harrohet ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje