Aventura e Rigertës nga Mirdita, si britmë e trurit që po na lë

24 Maj 2016, 11:18Blog TEMA

Nga Dritan Hila

 

Aventura e një vajze nga Mirdita e cila ka studiuar në “La Sapienza” të Romës dhe ka ikur në Prosek të Mirditës për të zhvilluar një aktivitet privat, ka qenë ndër artikujt më të klikuar në dritare.net për fundjavën që shkoi. Duke parë që ka qenë e përhapur në shumë portale të tjera, tregoi sesa të interesuarit janë njerëzit për këtë rast. Por ky interes nuk ka lidhje me sensin e aventurës që ajo transmeton, por me faktorë që shqetësojnë njerëzit në jetën e përditëshme.

Së pari, rasti i Rigertës dhe bashkëshortit të saj Leonardit, ka shtyrë kuriozitetin e njerëzve që në këto momente krize, duan një rrugëdalje për veten e tyre. Në perëndim, ka raste kur njerëz të tillë të mirëshkolluar lenë gjithçka dhe i kthehen jetës baritore në ferma të mirëpaisura të lëna trashëgim nga prindërit dhe të kapshëm nga infrastruktura rrugore dhe energjitike. Kjo ka lidhje me dëshirën e tyre për një jetë më të qetë, pasi kanë provuar jetën frenetike të qytetit në të cilën kanë qenë menaxherë. Ndërsa rasti ynë, është një rast dëshpërimi dhe mungese mundësish. Rigerta jonë nuk mori malet për dashurinë e jetës bukolike, por sepse nuk gjeti asnjë mundësi të ushtronte profesionin e saj.

Së dyti, tregon alergjinë ndaj trurit dhe molepsjen nga militantizmi. Vajza nuk ju kushtua blegtorisë nga qejfi. Aplikoi për punë dhe nuk fitoi. Dëshpërimi dhe mbijetesa e çoi tek dhitë. Shqipëria nuk ka me shumicë njerëz që janë të shkolluar në universitete prestigjoze. Do të ishte i kuptueshëm refuzimi i Rigertës, nëse administrata jonë do të ishte e mbushur me harvardistë. Atëhere një i La Sapienzës edhe mund të neglizhohej. Por për shkollimin që ka, vajza do të ishte e denjë për Ministrinë e Jashtme. E megjithatë, detyrohet të iki në një humbëtirë, pasi ajo ç’ka ne i ofrojmë viteve të tëra të harxhuara mbi libra, është zeroja.

Së treti, rasti i Rigertës është rasti që tregon mungesën e sistemit funksional të rekrutimit në Shqipëri. Miratimi përpara pak muajsh i një ligji të ri mbi nëpunësin civil, i bërë nga Milena Harrito, jo vetëm nuk pruri risi, jo vetëm nuk solli lehtësimin e thithjes të mirëshkolluarve jashtë dhe shmangien e militantizmit, por shkatërroi të vjetrin që ishte më mbrojtës për administratën. Ligji i ri vështirësoi dhe komplikoi rekrutimin e të rinjve, duke e çuar në kufijtë e absurdit mekanizmin sesi ndodh, dhe i zhveshi nëpunësit nga mbrojtja.

Së fundmi, rasti i Rigertës, është një këmbanë alarmi për të ardhmen e këtij vendi. Nëse të shkolluarit jashtë nuk preferojnë të kthehen, ose ia mbathin të kullosin dhitë humbëtirave të maleve tona, problemi nuk do të jetë se kush do i grumbullojë produktet e tyre, po kush do t’i mbledhë mendjen këtij vendi që po degradon përditë dhe më shumë. Dhe ky është një fakt që të gjithë janë në një mendje; Po na ikën truri dhe mbesin vetëm trafikantët./dritare.net

4 komente në “Aventura e Rigertës nga Mirdita, si britmë e trurit që po na lë”

  1. epiriiiiiii says:

    Milena Harito dhe nenpunsi civil?????????hahahahahahahahahaha babai i kesaj Milenes Mjek Ligjor dhe LSI me ne krye Nasip Nacon beri 1000 poshtersi me gjoja Provimet e Mjeksise Ligjore. Hoqen ke deshen dhe Vendosen ke deshen. Kjo eshte RILINDJA e Vdekur

  2. Zigur Qarri says:

    Mesa duket,demilitanzizimi eshte i pamundur.Shteti shqiptare eshte kalbur nga keta bastarde.
    Ligji i ri per punonjesin civil nga Milena Harito!!!
    Ne te gjith Boten ligjet behen nga juristet,dhe Milena Harito nuk ka mbaruar per juriste.
    Milena Harito!!!Milena Harito qe u mrekullua nga menaxhuesi Elvis Rroshi,nje person qe
    ka vetem 8 vjet shkolle,por ka mbaruar shkollen e larte.

    Ministrja e Inovaciont Milena Harito është shprehur se i beson kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i cili ka deklaruar se nuk e mban mend se për çfarë është arrestuar në Gjermani.
    “Zoti Roshi është i gatshëm dhe operacional, me ka surprizuar me bashkëpunimin dhe aftësitë e tij menaxhuese.
    Unë i besoj kur thotë se nuk e mbaj mend pse është arrestuar në Gjermani” tha ministria socialiste Milena Harito.
    Ndërkohë, po “live” në TVSH Harito pohoi se ka investiguar dhe me Edi Ramën lidhen në trung familjar në vitin 1700.
    Ndërkohë, po “live” në TVSH Harito pohoi se ka investiguar dhe me Edi Ramën lidhen në trung familjar në vitin 1700.
    Ndërkohë, po “live” në TVSH Harito pohoi se ka investiguar dhe me Edi Ramën lidhen në trung familjar në vitin 1700.
    Ndërkohë, po “live” në TVSH Harito pohoi se ka investiguar dhe me Edi Ramën lidhen në trung familjar në vitin 1700.
    Thua valle te jete kjo lidhje,qe Harito eshte aty ku eshte(aty ku nuk i takon te jete)?
    Ky nuk eshte rast militantizmi por nepotizmi.Na mbyten izmat.

  3. Artur Plasa says:

    …po te kisha mundesi te ble produkte blektorie, nga prodhimet e ndermarrjes se Rigertes, do te vrapoja…sepse kam bindjen qe eshte me pak e prirur te beje HILE e paudhesi tek produktet…(In bocca al lupo dottoressa)

  4. shabani says:

    Reforma qe flitet eshte pikerisht kjo te shkolluarit ne perendim do futen ne administrate pas reformes ne drejtesi reforma ne administrate eshte e pashmagshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje