Për Donikën, Vjosën, Mozën, Artën, Almën etj….

23 Maj 2016, 21:30Blog TEMA

Nga Mesila Doda

Pa dyshim ka një prani tjetër të gruas në politikë përgjatë kësaj dekade. Nëse disa vite më parë ishte domethënës protagonizmi femëror shpeshherë i pranuar edhe si mbështetje e dorzim pa kushte ndaj dëshirave të liderit partiak, tash ka një qasje të re, rebele, koshiente, e mbushur me dinjitet dhe pa kompromise, anipse e paguajnë me poshtërim, refuzim, dhunë verbale dhe nganjëherë edhe me atë fizike siç ishte rasti i Donikës.

Gratë shqiptare janë rritur në politikë. Janë rritur dhe guxojnë të refuzojnë e të shkojnë në limite kundërshtie, duke vënë në rradhë të parë pasojat sociale të veprimeve të liderve jo thjesht karrierën e tyre e cila qysh në fillim të JO-së së parë dihet se do kalojë një det me tallaze.

Në fillimvitet 90’ pamë një sërë rebelimesh burrërore të politikanëve, të drejta por edhe parimore shpeshherë, edhe në kufijtë e guximit…por burrat rebelë u plakën (të tjerë edhe s’u plakën dot),e bashkë më moshën e vitet erdhi dhe konformizmi i duhur për tu rikthyer në shtëpinë nga ku ishin larguar, apo për të heshtur e për ti mbyllur një sy liderit në largim apo atij në mbretërim.

Sot është koha e grave që thërrasin, që tregojnë fajin e nuk heshtin më para poshtërsisë e hiles së rradhës të Sulltanit të partisë. Por nga vjen gjithë ky guxim e kjo qasje rebele femërore? Në opinionin tim kjo vjen së pari, sepse gratë janë të ndërgjegjshme që burrat nuk po drejtojnë thjesht keq, po drejtojnë në mënyrë katastrofike vendin, qofshin në pushtet apo në opozitë…dhe kjo do jetë një pasojë që do trashëgohet me brezni në këtë vend. Gratë më shumë se kushdo, kuptojnë që në këtë botë vijmë që të vëmë një tullë e ta bëjmë më të mire, ndaj kuptimin fundor të jetës nuk ja shesin dot e as ja bëjnë dhuratë kryetarit të partisë. Kjo botë duhet të bëhet më e mire!!! Ky vend duhet të bëhet më i mire për të jetuar, e më i drejtë dhe kjo nuk realizohet dot nëse lirinë tonë, shpirtin, dinjitetin, mënçurinë, dëshirën e mirë e vullnetin e vëmë nën këmbët e liderit të partisë.

Të dashura mike, shoqe, gra, që më frymëzoni me betëjën tuaj. Për sa kohë do jeni vetëm, për sa kohë do jemi vetëm, do jemi thjesht një kundërshtar i dobët e i bezdisshëm për Sulltanët e politikës. I vetmi hap për tu jetuar është ai që betejën e Mozës, Artës, Donikës, Vjosës, Majlindës, Almës e të tjerave ta jetojmë si betejën tonë, si fyerjen tonë, si sfidën e të gjithave ne.

Frikacak kryeministri shqiptar që guxon ti thotë mbyll gojën Mimoza Hafizit, edhe më zi ai i Kosovës që guxon të urdhërojë falangat të tërheqin zvarrë Donika Gërvallën. Kjo është edhe beteja Jonë. 

9 komente në “Për Donikën, Vjosën, Mozën, Artën, Almën etj….”

  1. Baba Tomorri says:

    Guximi nuk shihet tek kundershtimi apo refuzimi, ate grate e kane te lindur. Guximi shihet ne aftesine per veprime konstruktive.

    Jam femer.

  2. Shahisti says:

    Po c’prisni, formoni “Partine e Grave” dhe beni si u thote p.çka.

  3. Gary says:

    Po mire moj mesila (me te vogel) Palma . Po ku ishe ti kur u ankua ajo shamikuqja e Kamzes per Zhelal Mzatin ?Apo ne ate kohe ishte faj I femres!!!! Double standards mesila shame on you .

  4. Luan says:

    Hajee Mesila, hidhu tani me gjoksin tend mbi barrikada. Rrofte Shqiperia e lire demokratikew Rrofte populli femeror.
    Hahahahahahaha. Corbe qe s hahet eshte or vlla ky fjalimi patologjik i ksaj cuce. Po s beheni kurre demokrate ju se jeni dhe ieni shpirt komunisti moj Mesile

  5. karaburri says:

    ne jemi fry nga trut nga konfliktet e mashkujve,tash edhe femnat na duhet me u fut n luft!!!
    shtroni pajdhin ,ate beni ju,ne menyr qe meshkujt te shfryjn epshet naten dhe te mos ken me takat diten me bo sherr n parlament por te jen te knaq dhe paqsor.
    ky esht misjoni I grus.

  6. Drenicak says:

    Mesila cdo respekt per kohen e fundit!
    A e gjykon veten qe i ke sherby me besnikri vrasesit serik te shqiptarve dhe enden nuk guxoni ta quani vrases Sali mut beridhen!

  7. Emigranti says:

    Faleminderit Messila Doda!
    U desh qe te rikthehesh ne vlerat e origjines tende çame per te flakur kostumin e partise se Saliut.
    Nje shembull i shkelqyer emancipimi, bravo.

  8. LORA says:

    Kur e nis udhen nga poturet e “Sulltanit” te partise nuk te ka mbet mo ze me therrit ,e me u besu,,,,apo jo
    mesila-palma ????
    Besoj se zonjat politikane kosovare nuk kane mbet keq per mesimet e dhe solidarizimin e mesiles;,,,nese une gaboj ,ky eshte nje mjerim I trishte ne rrugen qe duhet te ndjekin grate per angazhime politike serioze dhe shoqerisht te dobishme .

  9. @ says:

    Biznes familjar…….Demi+Doda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje