Idioti ynë i besuar, Flamur Noka

26 Maj 2016, 09:13Blog TEMA
Idioti ynë i besuar, Flamur Noka

Këtë të mirë ka dekriminalizimi. Nis si një histori shpullash dhe përfundon me gjetje emrash e mbiemrash të ndryshuar. Që bëhen objekt gallate në internet dhe në bisedat e shqiptarëve. Janë deklarime që i kanë bërë vetë politikanët dhe zyrtarët, por që hedhin dritë mbi të vërteta të mëdha. Kështu për shembull, morëm vesh që Berisha kishte pasur të drejtë kur Edi Ramës i drejtohej me “Edvin”. Apo se disa zyrtarë të lartë kanë histori emigracionesh të hershme, ose se Blend Klosi ka thyer ca shishe birre në rininë e parë.

Opozita, pra, ja arriti qëllimit dhe e pastroi politikën dhe administratën. Por harroi të na thoshte se një ministër i saj i djeshëm ishte ftuar të bashkëpunonte me UDB-në jugosllave. Nuk e tha as vetë i prekuri, dhe nuk kish si ta thoshte as mjeshtri i tij politik, i cili asnjëherë nuk u është përgjigjur njëqind e një indicideve dhe të dhënave, të botuara edhe në DITA, se ka qenë dora e zgjatur e shërbimeve serbe në Shqipëri.

Është e qartë se kombinimi i emrit Flamur Noka me nocionin e agjentit, është i pamundur për shumë mendje të shëndosha me njëfarë respekti për veten. Kjo, pasi publiku e njohu, e pa dhe e dëgjoi Nokën në vetë të parë si deputet e pastaj si ministër, dhe jo nga rubrika satirike e Mero Bazes: Një qesharak, një njeri formimi dhe inteligjenca e të cilit do ta bënte mediokrin e zakonshëm të ngjante gjeni; por ama një shërbëtor i palodhur dhe i përpiktë.

Është e vërtetë se tallja rëndshëm e Bazes me Mulin sekretar të PD-së, konsiderohet gjerësisht si arsyeja përse Sali Berisha, për karshillëk, e vuri Nokën ministër. Por qenka dhe një arsye më e thellë, me çfarë del nga dokumenti që Baze publikoi dje: Ky djalë Shishtaveci është ftuar për rekrutim nga shërbimet serbe në fillim të viteve 90-të kur kaloi kufirin si klandestin, dhe në rrëfimin e tij para policisë shqiptare nuk saktëson nëse pranoi apo jo bashkëpunimin?! Ishte viti 1991 dhe policia jonë ishte ende në grahmat e fundit të seriozitetit për të marrë në pyetje klandestinët e kthyer. Ndërsa Noka, si atëherë, si tani, ishte mjaftueshëm ‘inteligjent’ për të rrëfyer për çka e kishin pyetur serbët.

Po pse pikërisht Nokën? Ndoshta në këtë pikë na vjen në ndihmë rrëfimi i truprojave të Hysni Kapos për Idajet Beqirin, pjesa ku flitet për dy vëllezër nga Shishtaveci i Kukësit që kishin kaluar herët kufirin shqiptar. I pari kishte pranuar ftesën e UDB-së dhe bëri karrierë në rradhët e saj, deri në gjeneral. Tjetri shkoi në Paris ku pa punët e veta. Këta vëllezër ishin kushërinjtë e parë të nënës së Flamur Nokës.

Pra, del se mbase nuk është Mero Baze 100 përqind “fajtor” për karrierën e Flamur Nokës. Nuk kanë munguar së fundmi në rrjet, “lutjet” e disa komentuesve për Bazen që të mos merret më me Mulin, se një herë Berisha e bëri ministër, por herës tjetër mund ta bëjë president!

Edhe mund ta bëjë, aq më tepër që i kontaktuari i UDB-së dhe kushëriri i gjeneralit, i ka të gjitha kredencialet, ndoshta edhe më të mira se presidenti aktual. Ka qenë ministër i Brendshëm, është deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare (?!). Nëse shumëkujt ai mund t’i duket idiot, për Berishën pak rëndësi ka. Si në filmat me spiunazh, ku një drejtor i CIA-s thotë, “e di që filan agjent është maskara, por është maskarai ynë dhe duhet ta shpëtojmë”, në rastin e Mulit Berisha mund të thotë: “E di që është idiot, por është idioti im i besuar!”

Doni më për dekriminalizimin?

DITA – Shënim

12 komente në “Idioti ynë i besuar, Flamur Noka”

  1. arben muhameti says:

    O MOJ SHQIPNI E MJERA SHQIPNI
    KUSH TE KAQIT ME KRYE NE HI ….
    Rrumpalla shqiptare vazhdon ,kemi zgjedhur maskarenjte ,pjanecet ,kurvat,kazinoviot ,spiunet,hajdutet te na perfaqesojne.
    Republika shqiptare ,si republike bananesh nuk ka ndonje gje per tu permendur pervecse idioteve me master.Ndoshta tallemi me Mulin ,por pas disa vjetesh mund te jete fytyra e humorit shqiptar.

  2. Vezhguesi says:

    Duke lexuar me vemendje kete shkrim arrihet ne konkluzion se sa i poshter eshte Sali Berisha, dhe se nuk e luan as topi i allamnit se eshte nje bashkpunetori i UDB. E para: Nuk reagoi fare rreth shkrimeve te Idajet Beqirit, dhene nga shoqeruesit e Hysni Kapos. E dyta: Ky njeri mafjoz, servil e bythelepires, pwr ty treguar i dashur e besnik i partise ,ka ber manovrime dhe eka afruar ditelindjen me Ditene Endver Hoxhes, mund ta bente edhe me 16 tetor,po si duket nuk i shkonte. Se treti Ky pis njeri,di biografine e te gjithe deputeteve te majte, akuzon Edi ramen si nip i Sopiro kolekes, quane kushurire te Edi Rames ,ministren Harito e cila eshte nje kushurire 8-te ku mund te beje edhe krushqi me Edi Ramen, por nuk diterka biografine e Flamur Nokes. Nipin e Gjeneralit te UDB, Nuk diterka se Flamuri paska djon ne radhet e UDB. Me te vertet nuk e ka ditur ? E ka afruar me porosi te gjeneralit………… Ndaj them se Shqiperia ka rene ne kthetrat e UDB serbe,ndaj populli duhet te shkelmoji kata persona, duhet te ndrihet menjehere e te shporri Saliub,Flamurin, Vishonn e bashat…… Studioni mire se edhe Jozefina si bashkpunetre e afert me Saliun nuk duhet te jete pa te…

  3. Alit says:

    Nje Korrigjim per diten:

    Flamuri nuk eshte nga fshati Shishtavec, por eshte nga fshati Novosej. Ai mund te kete bere shkollen e mesme ne Shishtavec.

    1. Arturi says:

      Nga Shishtaveci jane dy kusherinjte e tij, vellezer me nj-tj. ?

  4. BLEDI says:

    E GJETET TE INKRIMINUARIN, TANI KENI ME CFAR TE MERRENI///?????///

    1. mira says:

      e zbuloi vete emrin e tije se ulurinte me shume nga te gjithe idioti i novsejit,ja paskan vare melcite ne qafe ujkut,duke drejtuar dhe kom.e sig.kombetare.ketu te ne ka cudira e vetem cudira qe i vuan populli.

  5. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

    Dakort Muli Ortografiku ose Flamurovic si e njihte Salivic, na doli nje tjeter shqipfoles iliro-pellazg sunit qe ka tradhetuar interesat e Shqiperise, po ku eshte kunderpergjigja apo gjetja e te vertetes per kete Goran te ndym nga Rilindja e Escobarit.

    Perse Izet Haxhia nuk e ka permendur me pare, ne interes te kombit, kete agjent te Serbise dhe armik I shqiptareve.
    Perse eshte ende ne komisionin e Sigurimit Kombetar Flamurovic agjenti.
    si ne kohen e saliut me ate boshnjakun……shtet tralala , shtet banane…popull i sh ker. Dhym.

  6. k says:

    Punë malokësh , gjellë qensh.

  7. cubi says:

    Dyshime te sajuara per te justifikuar lidhjet e.forta. ashiqare dhe vasale te komunisteve. Jugore.kryesisht. ne.dem. te bashkimit kombetar(shih historine e PPSH)

  8. Ledio says:

    Shqiptar, patriota ose jo, te ditur ose jo, jo pa qellim ne cdo rast qe permend Sali Berishen e quaj Sali Serbi. Po jua perseris edhe njehere: ishte Ramiz Alia spiun i Serbeve/ Ruseve qe i la pushtetin Sali Berishes. Me pas cdo emerim ne PD ose ne qeveri ka vazhduar ne kete linje. Zhvarosni Ali Spahin, Safet Zhulalin, Bashkim Gazideden edhe e ve koken ne sater nqs te gjithe keta nuk jane helmuar. Ve bast qe radhen e ka Visho Ajazi. Flamur Noka eshte fund i kavallit edhe thjesht nje bombe tymuse. Koka eshte Sali Berisha, Lul Basha e me rradhe.

    1. EdscobarRamaMetaKUNDERreformes says:

      SHUME E SAKTE.

  9. Urimi says:

    Serbia çdo here edhe sot thot se serbia deri ne Durres!!!!
    KEte parolle e thoshte qe tna kujtoje ne kosovareve se kosova jo se jo shtet por shume shpejte edhe shqiperia do te zhduket,thonin serbet dikur por ja qe kosova u be shtet dhe Durresi dhe shqiperia nuk u zhduken por se ka punuar qe ta sundoje me njerez te vet kete e deshmon edhe vete i trajnuari spiun dhe bashkepunetor flamur noka dhe do ta kishte fare lehte pasi do te behej “zastava” qe dmth Flamuri,e per kete ishin te sigurte pasi e kishin edhe presednikin sali berisha dhe perkthyesin lul basha qe me vone na u be kryetar i Tiranes dhe tash eshte bashkekryetar partie i PD-s dhe nuk fsheh ambiciet qe permes saj dhe kesaj kopeje kriminele te realizohet endrra e serbise qe te kete dalje ne det dhe nese do lejohen qe te vazhdojne keshtu vertet do tna rrezikojne dhe ti japin shprese serbise,ama shum kam besuar se ne si shqiptar nuk jemi kafshe dhe me kete po e deshmojme se paskemi akoma kafshe pasi pranojne qe ti sherbejne krimineleve,sikur te mendojne vetem pak sdo ta benin kete,kafshet duhet lene me kafshe kurse njerzimi duhet te shikoj qytetrimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Arti

    Flamuri gjate vitit 1991 ka qene infermier ne spitalin onkologjik. Kete e di te sigurte pasi une kam qene i shtruar ne ate spital.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje