Nëpër ambjentet mediatike dhe politike të Tiranës, qarkullon dyshimi se videoja e Peshkopisë nuk ishte e fundit, por e para e një sërë serish rozë ku zhanri filmik përputhet me ngjyrën e partisë që i përkasin protagonistët. Dyshimet hidhen për ministra ose kryetarë bashkish të njohur për varësinë e tyre ndaj seksit e cila ju është zhvilluar shumë me marrjen e pushteit. Pleq për të cilët pushteti ka shërbyer si afrodiziakë, hamshorë të rracës poni që deri dje ishin në oborin e PS-së, kanë marrë atributet e protagonistëve të filmave hard. Dhe bashkë me thashethemet, rritet edhe pritshmëria e kampit blu, që nëse do të perifrazohej Konfuci, pret në breg të Lanës që të shikojë kufomën e armikut që i ka rënë infarkt në krevat.
Në fakt koalicioni Rama – Meta është në ditët më të këqija. Çdo afere nga njeri kamp, kampi tjetër i kundërpërgjigjet me filma ose arrestime. E vetmja gjë që i mban bashkë është llogaria e thjeshtë deri në zgjedhje. Por kjo nuk mjafton që PD-ja të vijë në pushtet. Opozitës i duhet shumë punë që të përshkuajë ato 200 metra që e ndajnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku janë godinat e pushtetit. I duhet së pari të profilizohet. Askujt nuk i mbushin mendjen figurat e promovuara nga Basha. Janë fëmijërorë në gjithçka. Ende Berisha ju tregon sesi mund të bëhet opozitë dhe troshisësh kundërshtarin.
As konsumi moral i të majtës nuk është i mjaftueshëm që të vish në pushtet. E majta shqiptare i ka pasur numrat edhe në ditën më të keqe të saj, më të mëdhaja se PD-ja. Dhe në një vend ku morali perceptohet nga shumica e njerëzve si interesi vetjak, nuk duhet të presësh shumë kur kundërshtarit i mungon.
Duhet edhe një faktor i tretë që të ketë rrotacion. Dhe ky është mungesa e dëshirës tek pushtetmbajtësit që të mbajnë ende pushtetin. Por as kjo nuk duket në horizont. Rama nuk e lë pushtetin se nuk e lenë. Meta, nuk ka asnjë shenjë se i ka kaluar e keqja që provoi në opozitën e viteve 2004-2009.
Ajo që mund ta sjellë edhe një herë PD-në në pushtet, është alkimia e numrave, ku Ilir Meta del në zgjedhje i vetëm dhe vendos pastaj se me kë do të bëjë aleancën. Por e sigurta nga ky ekuacion është që nëse rikonfirmohet si kingmaker, do të kërkojë më shumë se 5 ministri, dhe pse jo edhe kryeministrin.
Ndërsa varianti i dytë, është një çarje e partisë së Ramës nga fraksioni Blushi. Por edhe ky algoritëm është ende për t’u marrë parasysh, është herët sesi do të jetë grupimi i ri, sa vota do të marrë dhe çfarë preferenca koalicionesh do të kenë. Dhe deri atëhere, në selinë buzë Lanës, mund të shtyjnë kohën të shohin filmat rozë të cilat vendos herë pas here ti shpërndajë shtëpia kinematografike e koalicionit. Ndërsa nëse do të duan të vijnë në pushtet, duhet të pregatisin liderë, programe dhe strategji. Nuk ka ardhur askush askund deri më sot në pushtet nga kasetat erotike. Aq më pak në një vend si ky yni. /dritare.net
Analist dy lekesh.
Sakte, por mund te thuhet edhe gomar analist. Ose akoma me mire, gomarlist, qe nuk ka te beje me gomare me liste. Ilir Meta del nga loja, dhe duhet te dale nga loja politike e ketyre viteve, se eshte loja me e ndyre, qe nuk I sherben vendit, perms nje fraksionimi te PD, dhe krijimit te nje force te katert, qe e con Ilirin per lesh. Kete duhet te kuptoje Patozi, por edhe pijaneci Bamir, me te tjere koqe kandari, qe nuk e dine se rregulli I treshit, ne fakt eshte rregulli I katres. Katter parti, te vogla apo te mesme, ajo eshte zgjidhja qe e con Ilirin jashte pushtetit, kua I nuk qendron dot me as nje dite te vetme.
Po filmin “Salikomiku & Zhelefina bitch”, kur do e shohim? ?
e ke gabim!
ndryshimi I sistemit ne vitet 1990 erdhi nga televizjonet e huaja,sidomos filmat me t q…!
rinija e qyteteve braktisi “idealet e prinderve” te tyre pasi pa se cfar qejfi bohej n perndim. se ne shqipni u can tu I ra me dor.
kurse neper bot ishte p.. sheshit
prandaj,porno ka rrolin e vet ne ndryshime,por a eshte motivi I vertet pse duhet ndryshimi?
ktu ka pikpyetje ,sepse ndodh qe esht gabim ti lesh hamshoret ne mes te femnave shaljashta se plas perdhunimi si n gjermani nga sirianet.
se rrefugjatet sirian e prishen shtetin e tyre si rezultat I filmave porno qe shifen shum shpejt ne cellular dhe menduan.”shkoni ne perndim se qenka bo p… si gjethet e vjeshtes n park. e shkel me kemb.”
dhe vu myslot duke perdhunu gjermonet.
Kjo nuk eshte mendje e hapur, dhe opozite e sinqerte, kjo eshte thjesht diarrhe mendimesh, pasi corba qe hengre vete nuk te pelqeu dhe ste beri mire, dhe, duke qene se ti dhe ADN e ngjashme me tenden ne cdo krah politik, ne cdo kohe, I humbur nuk del, jep kontributin tend qe te shtohen rritesit e dhive me diplome nga La Sapienza. Ironikisht dje po i qaje hallin…
Duke promovuar kete PD edhe llogaria teorike e marrjes se pushtetit eshte thjesht irracionalitet dhe dashakeqesi ndaj miliona shqiptareve te tjere qe nuk u mbyllet nje dere dhe u hapet nje dritare ne cdo kuptim te fjales, si puna juaj, por rrine pas deres gjtihmone mbyllur, sepse njerez si puna jote, dritanit tjeter, ilirit, kacit, etj etj hedhin vickla dhe u japin kuroren monstrave edhe me te medha se ju vetem per inate personale.
Lugen ne brez o dritan hil(j)a, per ty e tribune tende do kete gjithmone per te ngrene!!!
Z. Hila, nuk lahet merda me pipi se prap vjen ere. Qe artikulli juaj te quhej analitik, duhet te kishte ofruar nje variant ndryshe rrotacioni nga ky qe kemi pare 26 vitet e fundit ; qe eshte shkrirja totale e klases politike ne vend nepermjet nje sistemi drejtesie te paanshem me checks and balances, dhe zevendesimi pa perjashtim i kesaj klase hajdutesh e dru-me-pre, me intelektuale te mirfillte qe sherbimin publik e shohin jo si mjet abuzimi e korrupsloni, por si vleresim nga elektorati. Keta jane kingmaker-at e vertete dhe algorithmi me i lehte per tu koduar.