Përse do të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi pas zgjedhjeve?

26 Maj 2016, 19:43Blog TEMA
Përse do të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi

Lulzim Basha tha dje për Ora News se “reforma në drejtësi nuk ka asnjë shans të zbatohet para zgjedhjeve të vitit 2017, edhe sikur të miratohet sot”.

Pra, pavarësisht se ç’thonë aktorët kryesorë politikë e diplomatikë në Shqipëri, pavarësisht se ç’shkruhet në gazeta e ç’thuhet në studio televizive, reforma në drejtësi nuk ka gjasa të fillojë para zgjedhjeve të 2017-ës.

Rama do që ajo të miratohet e të fillojë sa më shpejt, në mënyrë që institucionet e reja, të parashikuara në draftin i reformës, të krijohen para zgjedhjeve, dhe që fillimi i negociatave për antarësimin në BE të fillojnë po para zgjedhjeve. Por duket se Rama nuk i ka 94 votat në Kuvend, për ta miratuar shpejt reformën.

Nga ana tjetër, Berisha do që institucionet e reja, të parashikuara në draftin i reformës, të krijohen pas zgjedhjeve dhe që negociatat për antarësimin në BE të fillojnë po pas zgjedhjeve. Dhe duket se Berisha i ka votat në Kuvend për ta vonuar miratimin e reformës, deri në zgjedhjet e 2017-ës. Janë mbi 40 nene kushtetuese që do të diskutohen një për një; janë 8 ligje që duhen miratuar pas miratimit të neneve kushtetuese (që ato të bëhen funksionale); dhe janë një sërë aktesh nënligjore që duhen hartuar pas tyre. Me pak fjalë, Berisha duket se e ka mundësinë për ta shtyrë fillimin e zbatimin të reformës deri sa të zhvillohen zgjedhjet.

Por përse mund ta dojë Berisha këtë gjë? Çfarë mund të ndryshojë pas zgjedhjeve, që e bën Berishën të dojë që institucionet e reja, të parashikuara në draftin i reformës në drejtësi, të krijohen pas zgjedhjeve?

Në zgjedhjet më të sukseshme të Berishës pas 1997-ës, koalicioni i partive që ai ka udhëhequr ka marrë gjithsej 700 mijë vota. Kjo ndodhi në 2009-ën, kur Berisha ishte një kryeministër i gjithfuqishëm dhe ekonomia shqiptare nuk e kishte filluar ende ngadalësimin e importuar nga kriza greke. Në zgjedhjet e 2013-ës, kur Berisha ishte përsëri në pushtet, koalicioni i tij mori vetëm 680 mijë vota. Ndërsa një sondazh i NDI-së i javëve të fundit tregoi se vetëm 300 mijë votues janë të kënaqur me punën e derisotme të opozitës së bashkëdrejtuar prej tij. Edhe kënaqësia për qeverinë nuk ishtë në nivele të larta, por numri i të kënaqurve me qeverinë ishte sa dyfishi (600 mijë) i të kënaquarve me opozitën.

Pra, çfarë shprese ka Berisha që synon ta shtyjë për pas zgjedhjeve krijimin e institucioneve reja, të parashikuara në draftin i reformës në drejtësi?

Në disa studio televizive ai ka deklaruar se nuk është për një koalicion parazgjedhor me LSI-në, por pas zgjedhjeve mbetet i hapur për një koalicion me të, në vartësi të rezultateve. E përkthyer në një shqipe të thjeshtë, ai duket se ka marrë sinjale nga Meta (ose i duket se i ka marrë ato), se ky i fundit do të krijojë një koalicion me parti të vogla, më vete nga koalicioni i Ramës. Në një rast të tillë, koalicioni i Ramës nuk i merr më dot 1 milionë votat – PS mori vetëm 710 mijë vota në 2013-ën dhe gjasat janë se do të ketë firo në numrin e partive të vogla të koalicionit apo në numrin e votave.

Nga ana tjetër, Berisha nuk duket i shqetësuar nga ndonjë parti e re që mund t’ia prishë këtë ekuacion që ka në mendje. Blushi vazhdon të bëjë turnera për librin e tij, ndërsa Bojaxhiu, që ka deklaruar se do të krijojë një parti të re, është bombarduar aq keq me akuza haluçinante nga dy televizionet më të mëdhej në vend, saqë tani i duhet vetëm të mbrohet, në vend që të ishte në sulm.

Me pak fjalë, Berisha pret që Meta të krijojë një koalicion më vete para zgjedhjeve, dhe që koalicioni i mpakur i Ramës të mos marrë dot aq mandate sa të krijojë qeverinë. E në atë çast, Berisha do të ishte gati t’i ofronte Metës edhe postin e kryeministrit, vetëm që Rama të dilte nga kryeministria, dhe që pastaj të dy të mbikqyrnin zbatimin e reformës në drejtësi. (Basha mund të presë edhe ca vite, se i ri është – mund të thotë Berisha).

Por çdo të bëjë Berisha, në qoftë se Meta rri në koalicionin me Ramën edhe për zgjedhjet e 2017-ës? Vetëm një Zot e di…

4 komente në “Përse do të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi pas zgjedhjeve?”

  1. Eduard says:

    Likja tall bythen me te dy,por me shume me Saliun. Nuk ka pse te beje eksperimente a fiton PS e veteme apo jo,kur e di qe te bashkuar kane shumice absolute. Saliu ka 1 vit qe nuk e sulmon se kujton se ka ndonje shprese,ndersa Meta rri i qete pa pasur asnje shqtesim. Kur Meta te zyrtarizoje koalicionin do ta shihni Saliun ju,mos kini merak.

  2. Kedi says:

    LSI do qendroje me PS edhe 12 vjet te tjera bashke. 8 vjet Edi Kryeminister dhe 8 vjei Iliri. Deri atehere PD do jete vetem nje organizate opozitare

  3. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

    Zoti Zaloshnja! Ju thoni, nese Meta qendron ne koalicion me Ramen, atehere se cdo te beje Berisha vetem nje zot e di. Po mire, si mendoni Ju, e ka te veshtire Berisha te pyes Mul Noken, per te marre nje pergjigje politikisht te sakte?

  4. Analisti katunit says:

    Zaloshnja, ja skenaret nen tavoline:
    Skenari 1: Nqs Meta nuk eshte qe i idhnuar me Ramen , sa thuhet e perflitet, dhe nese pas zgjedhjeve fituese te 2017 Rama bekon Meten si President si dhe nga kater , i jep gjshte a shtate ministri, koalicioni do te vazhdoje edhe 4 vitet e ardhshme.
    Skenari2: Meta garon me vete plus koalicion me disa bishta -parti qe se bashku (partite e vogla) sjellin ne thesin e Metes rreth 100 000 mije vota, dhe bashke me PD krijon mazhorancen.Pd i jep postin e presidentit dhe nje oferte me bujare ne ekzekutiv , Meta i thote Rames bye bye, ik me Kocon per peshk ne Qeparo.!
    Meta eshte King Maker dhe ka per te marre me shume deputete ne zgjedhjet e ardhshme.Pse? Sepse militantet i shperblen me poste dhe punesim ne administrate dhe se dyti, te gjithe e dine se Meta, si me PS, si me PD eshte ne qeverisjen permanente. Kjo perspektive krijon besim ke elektorati pragmatist dhe batakci. Gerryerja e elektoratit do vijoje si majtas ashtu dhe djathtas. Meta luan lojen dhe lekun , ME QETSI DHE DASHURI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje