Martin Shkreli, që para disa muajsh mori nofkën “shqiptari më i urryer në internet” ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin Donald Trump në zgjedhjet preidenciale.
Kjo është zhvendosja e radhës politike e “djalit të keq të farmaceutikës” që krijoi një dallgë të paparë antipatie kur ngriti “brenda natës” çmimin e një ilaçi jetik 5,000 herë më shumë sesa kishte qenë përpara se të blinte monopolin për të.
Djali i fëmijëve emigrantë që dikur lavdërohej si një gjeni në Wall Street po përballet me padi të rënda federale për abuzim me investuesit, punëdhënësit dhe firmat e fondet që ka drejtuar në vite.
Shkreli dukej se ka qenë fillimisht mbështetës i Hillary Clinton, por pas deklaratave të ashpra të saj që e paraqitën atë si një simbol të abuzimeve të një industrie farmaceutike të dalë jashtë kontrollit, ai zhvendosi mbështetjen e tij te Bernie Sanders, duke i dërguar publikisht një çek, prej 2,500 dollarësh.
Më vonë fushata e senatorit deklaroi se e kishte refuzuar çekun dhe ia kishte përcjellë një fondacioni bamirës.
Pas kësaj, Shkreli filloi zhvendosjen te Republikanët, duke përfunduar dje në një mbështetje të hapur për Donald Trump.
Shkreli që me disa veprime të tij i ka bërë njerëzit të vrasin mendjen nëse kanë të bëjnë me një grykës të pangopur që pasurohet në kurriz të punës kërkimore të shkencëtarëve e mjekëve dhe në kurriz të të sëmurëve nevojtarë, apo është një ekstrovert që kërkon në mënyrë të parreshtur të jetë në vëmendjen e të tjerëve edhe nëse çmimi është urrejtja apo neveria masive.
Ai sigurisht nuk është i pari në “Farmën e Madhe” që lejohet nga ligji të abuzojë me çmimet e ilaçeve dhe shërbimeve, mirëpo sigurisht nuk ka shoq në brutalitetin dhe mungesën e taktit me të cilën e transmetoi strategjinë e tij në treg.
Media dhe aktvistë që e shohin me shqetësim kandidatin Donald Trump kanë nxituar ta japin këtë lajm mbështetjeje ndoshta si një mjet për ta përforcuar karikatruën me të cilën përshkruajnë miliardierin republikan.
Për hir të të vërtetës, Donald Trump e ka quajtur Martin Shkrelin “një birbo të përkëdhelur”, kur plasi skandali i ilaçit Daraprim.
Lajmi e ka rihedhur Shkrelin në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, një situatë të cilën ai e dashuron.
Shkreli ka maninë t’u përgjigjet një për një atyre që e kritikojnë apo ofendojnë dhe armiqtë e Donald Trump thonë se ai në fkt vepron si një “Trump i vogël”.
Një shkëmbim ishte veçanërisht interesant për lexuesin shqiptar.
Gazetari i njohur nga Klan Kosova, Xhemajl Rexha reagoi në Tuitër pas deklaratës së Martin Shkrelit se do të mbështeste Trump me një mesazh që mund të përkthehet: “Tërësisht budallë” apo “Budallai i kompletuar” (zgjidhni kë të doni).
Përgjigjia nga Martin Shkreli ishte: “Do të ndryshosh kur të bëhem Mbreti i Shqipërisë dhe të marr median nën kontroll…”
Rexha iu kundërpërgjigj se është nga Kosova dhe nuk do të ndryshojë duke i përmendur rolin e Hillary Clinton në pavarësimin e Kosovës.
Po ndërkohë Shkreli ka lëvizur te të tjerë kritikë dhe ofendues të figurës së tij internetike. Pas kaq kohësh një tufë e madhe njerëzish po e urrejnë njëkohësisht. Dhe ai është i lumtur.
Veteshpallu Mbret si Zogolli,lidhu me UDB-ne Jugosllave nepermjet nje marrveshje te fshehte te firmosur ne Beograd dhe u krye puna.Ke paraardhes nga anet e tua qe kane bere normalisht te gjitha keto dhe sot kane monument ne Kryeqytet dhe cilesohen Heronj te Kombit.Edhe ty do te ngrejne monument ashtu si i ngriti Sali Berishovici,Zogollit te Burgajetit.
Pse mos te behet Mbret dhe ky qe eshte njeriu me i urryer kur
dhe kryeminister kemi nje njeri qe eshte personi me i ndyre.
Martini eshte cuni me inteligjent ne Amerike –Ai qe 16 vjec ishte absolut ne Bursen e New Yorkut , dhe sot esht nje nga me te miret ne Amerike
Amerika Martinin e mban si menjden me inteligjente nga te rinjte
Mund te konsiderohet pa hezimit shqiptari me inteligjent sot per sote . Donald Trump ka simpati per Martinin se ai e shikon qe Martini esht super inteligjent aty ne nje bote, sic eshte Bota e Burses dhe e financave ku te gjithe jane shume inteligjente –Dhe Martini ua fut atyre
Te behej mbret Martini ku ta gjenim ,, se do kishim ne krye nje gjeni ,
Edhe fytyren e ka prej defiçenti te lindur. Dhe ky njeri eshte bere i pasur! O Zot!
Mashtrueset po i sherbejne cuditrish shume medias. Kuptohet, ligesia eshte ushqimi baze i medias. Bile, media qenka bee ushqim per ligeine. Cudia eshte ketu: sika mundesi keto dy forume te behen ushqim per njera tjetren. Ne c’vend kane ngulur rrenjet e tre te padukshme qe marrin ushqimin baze?
hahahahahahahahah edhe ky MUT MUTI do te behet mbreti yne, si zogu i burrelit dhe sala i vici-dollit!
Ptu RRACE MUTERISH!
yyy race e keqe malokesh. sboni hajer ju ne gjith boten.
Ma mirë malok se tironc (teheranas) , të jesh i sigurtë!
Jeni një popull pa të kaluar, e di?
Kjo nuk do të thotë që mbështes këtë shkëdhatën!
Kush të ka lakmi të shan ????
Me mire ky mbret se Berisha dhe Zgu!
NA TEPROJNE HAJNAT E MASHTRUESIT QE KEMI…
NA DEL EDHE KY TANi!
Ti do jesh mbreti e hajnave dhe mashtrueseve ne qelite e burgjeve amerikane….
Ju qe shani martinin te keqn ja marreshi.ju jeni mbeturina per vete.keni zili qe eshte i pasur po vepfoni di serbi.e greku qe urren shqkptaret qe pasurohen .mu ne te semes shkofeshin te gjithe ata qe urrejne shqiptaret
Uauuuuu sa mire shkojne me njeri tjetrin deficentet,apo egoistet e semure.
SA HERE MUTIT I VJEN NDONJE IDE DHE VONON TE DALE, S’ESHTE CUDI QE ORGANET E TRUPIT , SADO JETIKE QE TE JENE, NGA SIKLETI, TA VOTOJNE PER KRYETAR, MBRET, PRESIDENT, ETJ, VETEM PER TI SHPETUAR SIKLETIT. KESHTU CDO LLOJ MUTI , MUND TE ZGJIDHET SI TE DOJE.
Shkreli eshte nje finacier qe e njeh mire tregun financial dhe farmaceutik. ATe qe ka bere Shkreli e kane bere mijra investues ne forma te tjera ketu ne Amerike dhe atje ne Shqiperi.
Une nuk e njoh dhe padyshim qe nuk kam aspak simpati, per aresye te ngjashme me te tjeret, por faktikisht ai cdo gje qe ka bere e ka bere ne menyre te ligjeshme. Atje ne Shqiperi ju vjedhin per dite, ju vrasin per dite, e prap merreni me nje Shkrel qe eshte bere milioner duke rrit nje ilaç per kurimin e SIDAs. Pak e pallogjikshme kjo perbuzje ndaj tij.
O Ruben maxhupi, gabel kosovari, po ca problemi ke me shkrelin qe here pas here e merr neper goje, nga amerika e larget
ku ai jeton ketu ne shqiperine tone te dhjere.
Po ik o kosovar lere atje ku eshte; as ai sna hyn ne pune; po ti na i grric nervat. Shkruaj po deshe atje ne NY se ndoshta te lexon
ndonje pakistanez a kosovar, se shqiptar jo asnje.
Ti qe shkruan gjithenje ne formen me te ndyre , nuk je edkari po thuaje tamem si je, Edpaloqia. Shqiptaret e duan Edin sepse di te beje shtet, doni apo sdoni ju kriminelet e zullumqaret e ketij vendi.
Esht per te ardhur keq qe bota manipulohet nga mediat dhe esht krijuar nje pershtypje e keqe per Shkrelin.
Njerezit duhet te kuptojn se si funksionon sistemi i sugurimeve ne Amerik dhe pastaj ta gjykojn Shkrelin per
ato qe ben.