Putin: Hakmarrje e Rusisë për mburojën amerikane në Evropë!

28 Maj 2016, 11:15Bota TEMA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Puttin, thotë se Moska nuk ka zgjidhje tjetër pos të hakmerret ndaj mburojës raketore të Shteteve të Bashkuara në Evropë.

Në komentet e tij të mbrëmshme, gjatë vizitës në Athinë të Greqisë, zoti Putin, po ashtu, ka tërhequr vërejtjen se prania e elementeve të mburojës në Rumani dhe Poloni do të krijojnë situatë që njerëzit atje të jetojnë në rrezik.

Putin, i cili nuk ka specifikuar se si do të hakmerrej Rusia ndaj mbrojtjes raketore, mëtutje ka insistuar se Moska nuk po e ndërmerr hapin e parë, por vetëm po u përgjigjet lëvizjeve të Uashingtonit.

Moska për një kohë të gjatë thotë se krijimi i sistemit mbrojtës raketor të Shteteve të Bashkuara në Evropën Lindore, paraqet rrezik për sigurinë e Rusisë.

Uashingtoni ka përsëritur disa herë se sistemet do t’i mbrojnë anëtarët e NATO-s nga raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi, veçanërisht nga shtetet e papërgjegjshme në Lindjen e Mesme, raporton REL.

Më 13 maj në Poloni kanë filluar punimet për seksionin verior të mburojës raketore mbrojtëse amerikane. Një ditë më herët këto punime kishin filluar edhe në Rumani.

Sistemi do të bëhet krejtësisht operacional në vitin 2018.

8 komente në “Putin: Hakmarrje e Rusisë për mburojën amerikane në Evropë!”

  1. the Punisher says:

    Ore…po ndonje thes me grure u solli gerrkeve ky, apo shkoi vetem per te ngrene mut ?

  2. Zigur Qarri says:

    Puntori rus sot,paguhet me pak se nje kinez.
    Investimi i Rusise ne ushtri,per tju kundepergjigjur rivalitetit perendimor,do ta sjelli shtetin rus ne te njejten
    situate si ne 1992,falimentimin e saj.Kjo eshte edhe nje forme per te rritur efektet e embargos.Dara perendimore
    po shterngohet ngadale.

  3. Alban Hamzai says:

    the Punisher!Thesin me grure e kane ngrene paraardhesit e tu nga Rusia(Aq sa hane minjte ne depot tona-thoshte Hrushovi), nga Kina, nga lindja e perendimi ku jemi shperndare si zogjte e qyqes per te mbijetuar.Mirepo ca si puna tende jane dhi e zgjebosur e bishtin perpjete.Ju lutem botoni komentin tim!

    1. the Punisher says:

      Alban Hamzai alias gelbaze janulle…e kunderta ka qene. Enveri u conte grure dhe merrte barot nga ruset. U ka cuar edhe bastardeve gerrke. Nejse. Na shiko pak, para se te lepish peshtymen e papuse per darke.
      https://www.youtube.com/watch?v=WvJ_DK9ovec

  4. sonar289 says:

    A ka akoma .ara qe i besojne ketij surratqen? Pervec atij gojores enter nuk besoj te kete te tjere. Po ai sistemi kot nuk quhet mbrojtes o krahu i djathte i djallit, sepse eshte per mbrojtje, ndryshe do quhej sulmues. Pra quhet mbrojtje sepse ato vende duan te mbrohen nga nje i pabese si ti qe sapo te te jepet rasti dergon ushtrine ne kufi ashtu sic bere me Ukrainen. Mos ha mut shume me goje por vepro nqs ke ndermend te hakmerresh. Por qeni qe leh nuk te ha.

  5. Anjeza says:

    Po ky grekeve ju eshte ankuar.Greket jane vete ne Nato(!!!)

  6. Ledio says:

    Ne shenjester te raketava Ruse jane: Suedi, Norvegji, Lituani, Letoni, Finland , Poloni, Rumani, Ukraine, Turqi, Japoni, US ..etc. E keshtu qe thoni ju lista eshte ca e gjatte per ta perfunduar sonte…

  7. Rasputin says:

    Vladi i Madh u fut dritherimat Turkomongoleve dhe vllezerve te tyre …kete ka treguar historia, cdo perandori qe e ka vene me popullin gjigand Rus i ka hapur varrin vetes ,mos ndoshta po i vjen ora Amerikes??Sulm ndaj muzhikeve Rus do te thote fillim i fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje