Reali i Madridit është mbreti i ri i Europës.
Madrilenët fituan finalen e “Uefa Champions League” përballë Atletiko Madridit duke marrë trofeun e 11-të në histori.
U deshën gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive për të vendosur se kush do të ishte mbreti më i ri i europës, dhe kurora i shkoi Realit të Zinedin Zidanë.
Një 120-minutësh spektakolar ku nuk munguan golat, rastet dhe spektakli duke i dhuruar emocione mjaft të mëdha.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1-0 për madrilenët që shënuan që në minutën e 15-me anë të Sergio Ramos që fitoi duelin në zonë me mbrojtësit kundërshtarë.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe, pasi ekipi i Diego Simeones fitoi që në minutat e para një penallti e cila u humb nga ana e Antonio Greizman.
Megjithatë “Los Cholchoneros” nuk u demoralizuan pasi në minutën e 79-të Karaskio barazoi rezultatin, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.
30-minutat shtesë nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat ku të dyja ekipet u përqëndruan në administrimin e topin duke ndjerë lodhje në këmbët e tyre.
Në ekzekutimin e 11-metërshave “Los Blankos” tregoi eksperincën duke realizuar 5 goditje të sakta, ndërsa për Atletikon Huanfran ishte lojtari që gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë trofeun e 11-të në histori Realit të Madridit.
Një mbyllje mjaft e denjë për Realin dhe Zinedin Zidanë që fitoi trofeun e parë në karrierë duke dërguar në qiell të shtatë tifozat e Realit.
Momenti i ngritjes së trofeut dhe festa e lojtarëve dhe tifozave të Realit të Madridit
Goli i Karaskio
Goli i Sergio Ramos
Spektakolar ket kkkk…rin tim . Ndeshje kot dhe fallco .
Gol i Ramos JASHT LOJE
Ramos MERITONTE TE KUQIN ( KARTON I VERDHE PER PREKJEN E TOPIT ME DORE DHE NDERHYRJE MAKABER NDAJ CARRASCO-s)
1 Penallti e mohuar per Atletico-n
Karton i verdh per Pepen ne rastin e Penalltise dhe ky do dilte me te kuq ( Lojtari me bastard qe mund te kem pare ne gjithe jeten time)
FITUESI ESHTE ATLETICO!
Po po, fituesi eshte Atletiko, biles Barcelona fare, kurse Kupa me veshe te gjate ka dy dite qe shkelqen ke vitrina e museut te Santiago Bernabeut. Ha ha ha ha ha ha.